Qeveria greke shet “Olimpik Airlines” për 177.2 milionë euro
26 March, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINE- Qeveria greke shiti kompaninë ajrore “Olimpik Airlines” për 177.2 milionë euro. Kompaninë e fitoi ndërmarrja private Marfin Investment dhe procesi i privatizimit pritet të përfundojë në tetor, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes u shoqërua me protesta të vogla të punëtorëve të cilët kanë frikë se do mbesin pa punë.
Marrëveshja për shitblerje u arrit në kohë të rënies së bruto-të ardhurave shoqërore, rritjes së borxhit publik dhe deficitit të lartë buxhetor të Greqisë.
Kompania Marfin arriti të fitojë tenderin për të trija degët e kompanisë ajrore- operacionet e fluturimit, mirëmbajtjen teknike dhe shërbimet në tokë.
Sipas ministrit grek të Zhvillimit Kostis Haxhidakis, “me këtë fillon etapë e re për Olimpik-un, etapë e stabilitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të kompanisë, etapë pa borxhe dhe josiguri të punësuarve, por edhe komplikime me BE-në”.
Bashkimi Evropian (BE), në shtator të vitit të kaluar, i aprovoi Qeverisë greke shitjen e “Olimpik Erlajns” me kusht që kjo firmë të kthente 850 milionë euro.
Marrëveshja nuk garanton ruajtjen e 8.100 vendeve të punës të kësaj kompanie ajrore.
(s.g/makfax/BalkanWeb)



Komente: