Racizëm pa fund ,dhunojnë emigrantë dhe i kërcënojnë që të largohen nga Greqia!

18 December, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Tmerrin me sy kanë parë qindra emigrantë që jetojnë në një…

zonë të ishullit të Kretës,të cilët janë dhunuar nga një grup njerëzish ,të cilët u thonë emigrantëve të largohhen nga Kreta dhe nga Greqia.

Grupi grek i përbërë nga 10-15 vetë , terrorizon dhe qëllon emigrantët në zonën Tibakiu.Denoncimin e bën Lëvizja Kundër Racizmit dhe Kërcënimit Fashist.

Sipas lëvizjes,ditët e fundit “rreth 140 emigrantë,kryesisht nga Pakistani dhe Avganistani jetojnë e punojnë në zonë dhe nuk kanë sjellë shqetësime,madje janë mirëpritur nga shoqëra vendase.Këta njerëz janë dhunuar dhe kërcënuar që të largohen nga Kreta dhe nga Greqia”.

Lëvizja i ka bërë thirrrje autoriteteve vendore që të marrin masa për këto sulme fashiste dhe pritet të ketë reagime në ditët në vazhdim.

Postoje


Submit to Delicious

Submit to Digg

Submit to Facebook

Submit to Google Bookmarks

Submit to Stumbleupon

Submit to Technorati

Submit to Twitter

Submit to LinkedIn

Comments Closed