Rama:Takohemi në 28 Janar me lule e qirinj në duar

26 January, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Lifestyle

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një deklaratë nga selia rozë ka falenderuar ambasadoret e BE-se dhe SHBA-se per takimet ndërsa dhe në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje qytetarëve për demostratën homazh e cila do të zhvillohet në datën 28 janar.
“Të gjithë miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë kanë një apel për qytetarët shqiptarë. Kush dëshiron t’i nderojë tre viktimat me lule e qirinj në duar është i ftuar të marrë pjesë në homazhet e 28 janarit.

Kush do të lutet me qirinj shprese për këto viktima, është i ftuar të marrë pjesë. Kush dëshiron t’i tregojë botës mbarë se shqiptarët rrihen e vriten në mes të Europës megjithatë nuk bien më pre e dhunës, le të bashkohen me ne”,- pohoi  Rama.Kreu  i opozitës ka theksuar se protesta nuk do të ketë  të bëjë fare me dhunën,ndaj I ka ka bërë thirrje atyre që janë të prirur pas akteve të dhunshme të distancohen nga tubimi“Kush beson tek verbëria e dhunës dhe jo tek lotët e paqes nuk ka lidhje me rrugën tonë të rezistencës paqësore. Kush beson tek hapja e plagëve të reja për të mbyllur të vjetrat gabohet, ashtu si dhe ata që mendojnë se protesta bëhet për të marrë pushtetin”, theksoi Rama.Më tej kryesocialisti shtoi se opozita do të vazhdojë përpjekjen e saj për kthimin e vendit në një demokraci funksionale dhe clirimin e shtetit ata që e kanë marrë peng.

“Rezistenca jonë mund të mallkohet, apo refuzohet, por nuk mund të thyhet sepse vjen nga realiteti i një Shqipërie të marrë peng. Ne duam që të ndërtohet një shtet për qytetarët dhe të mbarojë kapitulli i një shteti të marrë nga pushtetarët”, ka shtuar Rama.Nnga ana tjetër kryeministri Berisha është tërhequr ndaj presionit të Bashkimit Europian, SHBA dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe pranoi të anulojë mitingun e së shtunës. “Mitingu nuk do të bëhet. Ishte kërkesë e ligjshme dhe logjike e partnerëve ndërkombëtarë që ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri.”- tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.

Komente: