Raporti/ Stabilizimi i emigrantëve të riatdhesuar duhet të vijojë në praktikë
15 September, 2010 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Raporti përfundimtar i Komisionit Europian për Shqipërinë inkurajon qyterarët shqiptarë, se së shpejti do të lëvizin të lirë në Europë,pasi sipas raportit, janë përmbushur 3 kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave.
Dokumenti i Këshillit Eupopian që ka siguruar Top Channel ,thotë se kriteri i parë ka të bëjë me zhvillimin e një strategjie dhe politikave për të mbështetur riintegrimin e shqiptarëve të riatdhesuar: “Eshtë bërë progres i mirë. Strategjia për integrimin e qytetarëve shqiptarë të riatdhesuar 2010-2015 u miratua në qershor dhe shoqërohet nga një plan aksioni për zbatimin e tij efikas. Strategjia aplikohet ndaj gjithë të kthyerve, përfshirë dhe rastet e kthimit vullnetar, dhe në fokus të veantë është kthimi i shqiptarëve sipas marreveshjes së riatdhesimit BE-Shqipëri. Strategjia ka një mekanizëm për promovimin e integrimit të të riatdhesuarve që mbulon nevojat kryesore të tyre, të tilla si regjistrimi, banesa, edukimi dhe punësimi.”
Por pas vlerësimeve pozitive për kriterin e parë komisioni vëren se përpjekjet e autoriteteve shqiptare duhet të vijojnë edhe më tej: “Në përgjithësi, përpjekjet për të garantuar zbatim efikas të strategjisë së re dhe planit të aksionit duhet të vijojnë. Rëndësi të veçantë do të ketë bashkpunimi i ngushtë i të gjitha agjensive të përfshira, mbledhja dhe analiza efikase e të dhënave. Do të ishte e këshillueshme që të rishikohej rregullisht strategjia dhe plani i aksionit sipas eksperiences se përftuar ”
Sigurisht që marrëveshja për emigrantët e riatdhesuar është në hapat e para ndaj dhe nuk është bërë e ditur asnjë përparim në këtë.
Nuk na mbetet veç të presim në javët e ardhshme raste të emigrantëve, që do të gjejnë mbështetje nga qeveria shqipatare.
Burimi www.albnow.com


Comments Closed