Reagojnë emigrantët për protestat në Tiranë

29 March, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Një emigrant drejtuar popullit,qeverisë dhe opozitës shqiptare.

Slogani që thirrën forcat e ushtrisë bregdetare greke ishte humë e rënda.Normalisht nga dikush u ndikuan dhe ky nuk mund të jetë tjetër veç paritsë nacionaliste LAOS.

Menjëherë reaguan shqiptarët dhe kishin të drejtë pasi nuk mund të pranohet lehtë një fjalë e tillë dhe pikërisht kur bëhet fjalë për lëkurën e një njeriu ta përdorësh për të qepur rrobat etj.

Në të gjithë çështjen duhet të keni kuptuar se bëhet fjalë për emigrantët që jetojnë në Greqi dhe jo për ata që jetojnë në Shqipëri.

Për çudi protestuan në Tiranë para ambasadës greke shqiptarë që nuk janë emigrantë dhe që nuk u prishet punë nëse ndodh diçka me emigrantët.

Me pak fjalë emigrantët në Greqi nuk i mendoi askush.Nuk i mendoi askush emigrantët që po jetojnë në këtë vend prej më shumë se 20 vjet.Papritur u bënë të gjithë trima dhe protestuan për të mbështetur çfarë ? Interesat e tyre .

Nëse ata që protestuan dhe deklarojnë se këtë e bënë për emigrantët askush nuk do i besojë pasi emigrantët nuk kanë ndonjë problem në Greqi.Përkundrazi po kalojnë krizën krah për krah me vendasit.

Hanë e pijnë bashkë dhe askush nuk i përbuz.Punojnë bashkë,flenë bashkë dhe në shumë raste martohen bashkë.

Atëherë menjëherë lind pyetja:Përse u prekëm kaq shumë nga ato fjalë dhe u ngritëm në protestë? Pse të mos protestojmë në Tiranë kundra qeverisë dhe opozitës që të mos hanë kokën me njëri-tjetrin por të gjejnë zgjidhje që të kthehemi ne prapa.

Meqënëse greku nuk na do, atëherë le të na dojë vendi ynë i cili nuk ka reaguar asnjëherë për të rregulluar metodat e legalizimit.

Ju të nderuar që protestoni për ne emigrantët ju faleminderit shumë por unë do thosha të protestoni më parë për korrupsionin në Shqipëri,për mjekët që operojnë sa njerëz shkojnë në sital vetëm e vetëm për të marrë para,protestoni për opozitën që nuk shkel në Parlament.Pra,meqënëse jeni në Shqipëri rregullonani vendin të vijmë atje e të mos ja kemi nevojën njeriu.

Nëse nuk i bëni dot këto,atëherë të nderuar bashkëatdhetarë shkoni e flini në shtëpi sepse Greqia nuk na ka faj.Ekstremista ka kudo dhe ne nuk do të behemi si ata.

Burimi Albnow

Komente: