Regjistrimi i fëmijeve të lindur në Greqi si dhe regjistrimi i akteve të vdekjes kur qytetari shqiptar vdes në Greqi
26 January, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
3. Regjistrimi i fëmijeve të lindur në Greqi si dhe regjistrimi i akteve të vdekjes kur qytetari shqiptar vdes në Greqi
a- Procedura e legalizimit nga Ambasada të një çertifikate fëmije të lindur në Greqi.
- Duhet të jenë të plotësuara të gjitha rubrikat e nevojshme si më poshte:
- emri i fëmijës, emri i babait, emri i nënës, seksi, ditëlindja, vendlindja.
- Duhet të jenë të legalizuara paraprakisht nga Ministria e Punëve të Brendshme (Stadhiu 27.Omonia) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë (Arionos 10 Monastiraq).
- Taksa e pageses eshte 20 euro.
b- Po kjo praktikë duhet ndjekur edhe në rastin kur shtetasi shqiptar vdes në Greqi dhe familjaret e tij kërkojnë të kryejnë veprimet e nevojshme pranë zyrës së gjendjes civile në Shqipëri për ç’rregjistrimin përkatës.
- Taksa e pageses eshte 20 euro
c- Ne pasaportat tip i ri, rregjistrimet e fëmijeve dhe shënimet e ndryshme në to kryhen vetëm pranë Komisariateve të Policisë nga ku shtetasi ka marrë pasaportën.



Komente: