Rikthehen radhet ne kapshtice
5 January, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
KAPSHTICE- Rikthehen radhët e gjata në Kapshticë. Ashtu siç ndodh gjithmonë në periudhën e rikthimit të emigrantëve në tokën ku jetojnë dhe punojnë e njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë sezon. Ku radha e emigrantëve të cilët presin të largohen nga toka shqiptare pas kalimit të festave të fundvitit drejt asaj greke, ka arritur deri në 2 kilometra në pikën kufitare të Kapshticës. Bëhet e ditur se janë gjithsej 300 automjete të cilat presin në radhë për të kryer procedurat e kontrollit te dokumenteve. Burimet kufitare të kësaj pike bëjnë të ditur se pala shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa ajo greke me dy sportele, çka ngadalëson punën e kalimit dhe të kontrollimit të dokumentacioneve të emigrantëve. Situata bëhet edhe më kritike pasi temperaturat arrijnë deri në minus 3 gradë celsius.
Gjithashtu bëhet e ditur se është bërë një takim me palën greke dhe është premtuar për të shpejtuar punën, për të shmangur kështu ndonjë problem të mundshëm. Për momentin sipas burimeve kufitare situata është nën kontroll duke përjashtuar vetëm radhët e gjata të krijuara të cilat priten të shtohen pasi vazhdojnë të mbërrinjë të tjerë emigrant që presin të kalojnë në tokën greke. Mësohet se nga mesnata deri tani e kanë lënë tokën shqiptare 3500 udhëtarë dhe rreth 700 automjete. (a.r/news24/balkanweb)


Komente: