Rrezikohet nështetësia për fëmijët e emigrantëve në Greqi
8 June, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Në 3 qershor vendimi përfundimtar i Këshillit të Shtetit
Dita më e vështirë për kodin e nënshtetësisë e konkretisht për nënshtetësinë e fëmijëve të emigrantëve. Në datën 3 qershor do të shqyrtohet në Këshillin e Shtetit kodi i nënshtetësisë, vendimi për marrjen e nënshtetësisë greke nga fëmijët e emigrantëve në kushte të caktuara.
Pak muaj më parë një nga komisionet e Këshillit të Shtetit ka vendosur se ligji i PASOK për nënshtetësinë e emigrantëve është antikushtetues. Sipas sekretarit të përgjithshëm të emigracionit në ministrinë e Brendshme, z. Andrea Taki, aspak antikushtetues nuk është ligji, përkundrazi është një hap i domosdoshëm për Greqinë, sidomos kur bëhet fjalë për brezin e ri.
Gjithsesi, komisioni përkatëse vendosi pak muaj më parë se “sipas nenit 100, paragrafi 5 i Kushtetutës së Greqisë, një nga komisionet e Këshillit të Shtetit ose të Gjykatës së Lartë vendos se dispozita ligjore në fjalë është antikushtetuese, atëherë duhet të mblidhet parlamenti dhe këshilli i shtetit për të diskutuar çështjen më imtësisht”. Për çështjen e nënshtetësisë së emigrantëve, kryesisht fëmijëve të emigrantëve, data është e premte, më 3 qershor 2011, ora 09.30, ndërsa hyrja është e hapur për të interesuarit.
Siç pritet, ky vendim do të bëhet shkas për një sërë lojrash politike, edhe njëherë në dëm të emigrantëve. Ideologjitë e çdo partie do të luftojnë për të mbizotëruar, ndërsa vendimi përfundimtar do të jetë një fitore për një palë, domosdoshmërisht. Ndërkohë që fëmijët e emigrantëve vazhdojnë të ndjekin shkollën normalisht, të rriten në Greqinë dhe shumica e tyre të dëshirojnë të bëhen shtetas grekë, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike dhe jo vetëm që po përjeton shteti vendas.“Plus G.A.”


Comments Closed