Rritet asistenca sociale,përfitojnë të gjithë
1 August, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Ky mund të cilësohet për emigrantët shqiptarë në Greqi si lajmi më i mirë i kësaj vere.
Edhe pse kriza ka pushtuar qeverinë greke,ajo ka vendosur të rriti asistencën sociale,ku do të përfitojnë edhe mijëra emigrantë shqiptarë që vuajnë muajt e fundit papunësinë në shtetin helen.
OAED ka rritur shumën e asistencës të papunësisë nga data 1 korrik i vitit 2011.
Në bazë të ligjit,përderisa është rritur rroga bazë,automatikisht rritet edhe asistenca sociale.Kështu mëditja arrin në 33.57 euro për punëtorët e pakualifikuar,dmth mëditja e papunësisë bëhet 18.46 euro nga 18.17 euro që ka qenë më parë.
Asistenca mujore do të jetë 461.5 euro,nga 454.25 që ishte deri në muajin qershor.Njëkohësisht në qarkoren përkatëse të ministrisë rriten edhe asistencat speciale të veçanta si dhe asistenca e nënën që shkon në 751.39 euro.
Burimi AlbNow.


Comments Closed