Rritet çmimi i bukës dhe mishit në Greqi

17 August, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Rritet çmimi i mjellit,rritet çmimi i bukës dhe ky është vetëm fillimi i një të ardhme të errët sidomos për emigrantët shqiptarë në Greqi.

Me preteks embargon e Rusisë dhe prodhimet e reduktuara të vendeve evropiane që furnizojnë Greqinë me miell,furnizuesit e dyqaneve kanë marrë vendimin të rrisin në 30% çmimin e miellit,vendim ky që do të sjellë një raund të ri të rritjes së çmimeve të mallrave të konsumit esencial.

Nëse vauzhdon ndalimi i eksporteve nga Rusia për shkak të zjarreve shkatërruese të javëve të fundit,fabrikat e miellit lenë hapur mundësinë për rritje të mëtejshme të çmimit të drithërave.

Rritja e normave deri në 30%  është në duart e industrisë së mellit prej ditës së hënë ,për të rritur çmimet në shumë produkte që lidhen me miellin.

Sipas shifrave të nxjerra nga fabrikat e përpunimit të mjellit,çmimi i miellit të butë ka qenë 160 euro për një ton,ndërsa sot ka arritur në 260 euro.

Përveç drithërave,që ndikojnë drjtpërdrejt në çmimin e bukës dhe të ëmbëlsirave ,rritja e çmimeve do të prekë edhe mishin,për shkak të ushqimit të kafshëve.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: