Rritet pjesëmarrja e emigrantëve në krim

15 May, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Rritet pjesëmarrja e emigrantëve në krim

“Kur një emigrant shkon të kërkojë punë, nuk e trajtojnë si krahë pune, por si një emigrant që mbart krahë pune”, thotë studimi i Qendrës Kombëtare të Studimeve Sociale të Greqisë, duke treguar, në këtë mënyrë mënyrën e trajtimit të tyre në Greqi. Me fjalë të tjera mbizotëron logjika se ata pranohen vetëm si të pabarabartë në krahasim me grekët. Thelbësisht kjo pamje dëshmon mungesën e një politike të qartë për emigracionin në Greqi. Një mungesë, e cila kalon në palcën e shoqërisë, dhe që ka si rezultat përforcimin e stereotipeve negative për emigrantët.

Nga ana e nëpunësve publikë konstatohet një rezervë, nënvlerësim dhe përçmim kundrejt emigrantëve, të cilat reflektohen në sjellje jo të mira, negative e raciste. Kjo sjellje e trajtim armiqësor nga ana e shërbimeve shterërore, emeton mesazhin se emigrantët përbëjnë problem!”,- thuhet në studim.

Nën këto kushte, vështirësohet çdo procedurë e integrimit të tyre, me rezultat që të ndikohen negativisht edhe mënyra me të cilën e konceptojnë edhe vetë emigrantët shoqërinë greke. Emigrantët konsiderojnë se gjenden “të toleruar” në këtë vend, duke sjellë si rezultat që edhe atyre t’u krijohen ndjenjat analoge, pakënaqësi, antipati dhe urrejtje, ndaj vendasve”- thuhet në studim.

Përballimi i kriminalitetit të emigrantëve që jetojnë në Greqi ka si kusht paraprak një politikë të drejtë emigracioni, pasi çështjet që dalin nga fenomeni i emigracionit janë komplekse dhe shumëdimensionale.

“Duhet të merren mirë parasysh seriozisht shumë çështje, si pritja e emigrantëve, dhënia e strehimit, emigracioni ekonomik, fuqia e përkoshme e aftë për punë, masat e sigurisë, bashkëpunimi ndërkombëtar, luftimi i emigracionit, vazhdon në studim.klandestin, trafficing, masat e riatdhesimit, ruajtja e kufijve, etj!”,- vazhdohet më tej në studim.

Për këtë arsye u duhet dhënë një rëndësi e veçantë çështjeve që rezultojnë akute nga vbashkëjetesa ndërmjet grekëve dhe emigrantëve.

Basti është i vështirë: “Informim dhe arsimim!”. Për një pjesë të madhe të popullsisë tendencat raciste e negative shfaqen kur grupimet e vendasve dhe emigrantëve nuk e njohin njëri-tjetrin dhe toleranca është shumë e ulët. Kjo tendencë zvogëlohet ndjeshëm kur njihen e bashklëjetojnë me njëri-tjetrin, emigrantë e vendas. Dhe kjo vjen nga informimi dhe arsimimi e kultura.

Prandaj edhe marrja e masave thelbësore në nivele shumëplanëshe është e domosdoshme, pasi masat nuk janë vetëm në favor të emigrantëve, por përmirësojnë kushtet sociale të jetesës së grekëve dhe të huajve. Kjo është rruga e zgjidhjes si problemit të emigracionit ashtu edhe atij të kriminalitetit”,- përfundon studimi.

OPINION

Mungesë e politikës së qartë për emigracionin

Tribuna

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: