S’pyesin për ligj!

18 April, 2009 nga InXhiNieR  
Postuar ne kategorine Shëndeti

Gjithçka është respektuar, përveç ligjeve në Agjensionin për Produkte Medicinale. Auditori i brendshëm i Ministrisë së Shëndetësisë është mahnitur me shkeljet që ka gjetur në këtë institucion.

Me kërkesë të ministrit Alush Gashi, auditorët janë urdhëruar për të shikuar nëse janë respektuar ligjet në fuqi në lidhje me emërimin e Komisionit për Evaluimin e Barnave dhe dokumentacionin shtesë financiar të AKPM-së. Gazeta Express ka siguruar raportin e auditorit, në të cilin janë gjetur shkelje të rënda të ligjit nga zyrtarë të lartë të AKPM-së, gjegjësisht kryeshefi i saj Zehadin Gashi.

Sipas raportit të auditorit të brendshëm të MSH-së, AKPM ka vepruar në kundërshtim me rregullativat në fuqi për shkak se shuma e paguar për secilin anëtar të Komisionit për Evaluimin e Barnave, në vlerë prej 520.80, bie ndesh me nenin 17 pika 17.1 dhe 17.2 të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike.

Përveç se është shkelur ky ligj, auditorët kanë gjetur se nuk është respektuar neni 5.1 i Rregullave Financiare dhe Udhëzimet e Thesarit 02, shpenzimi i Parave Publike i qershorit të vitit 2006 lëshuar nga Departamenti i Thesarit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Me rastin e hartimit dhe realizimit të anëtarëve të Komisionit që njëkohësisht janë punonjës të AKPM dhe zyrtarit ligjor në këtë institucion është dhunuar ligji i prokurimit publik , meqë kontratat janë nënshkruar nga menaxherja e prokurimit e cila nuk ka përfillur procedurat e prokurimit sipas legjislacionit në fuqi.

“Kemi vërejtur dhe konstatuar se në këto kontrata ka edhe konflikt të interesit, pasi që autorizuesi, si anëtar komisioni, ka bërë autorizimin e këtyre pagesave”, thuhet në raportin e auditorëve të MSH`së, të cilët kanë kryer auditimin në AKPM. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente: