Sa ditë pune do të kërkohen për rinvimin e lejës së qëndrimit në Greqi ?

8 June, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Vendimi i shumëpritur për uljen e ensimave, nga dita në ditë.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të emigracionit, në ministrinë e Brendshme, z. Andreas Takis, brenda pak ditësh do të botohet në fletoren zyrtare vendimi i fundit i ministrisë së Punës, sipas të cilit do të ulet numri i ensimave të kërkuara për rinovimin e lejes së qëndrimit. Kështu, përveç lehtësimit me blerjen e 20% të ensimave, tani do të kërkohen shumë më pak ditë pune për të arritur rinovimin e lejes së qëndrimit.

Sipas vendimit të brendshëm, akoma, numri i ensimave do të ulet nga 200 në 120, domethënë për çdo vit emigrantit ekonomik gjatë procedurës së rinovimit i kërkohen 96 ensima. Theksojmë se vendimi përfshin të gjitha dosjet e emigrantëve për rinovim të lejes së qëndrimit, që janë në pritje ose anuluar për shkak se nuk plotësonin numrin e ensimave dhe tani mund të vazhdojnë normalisht procedurën e rinovimit. Kështu, jo vetëm emigrantët që do të bëjnë kërkesën nga data e publikimit të vendimit, por të gjithë emigrantët mund të drejtohen në Bashki ose zyrën për të Huajt të zonës së tyre, me publikimin e vendimit, e të realizojnë rinovimin e lejes së qëndrimit me numrin e ri të ditëve të punës që parashikon vendimi i ministrisë së Punës.

Përsa i përket udhëzimit 52/2009, që referohet në gjobat kundrejt punëdhënësve që kanë punësuar pa ensima emigrnatët, është përgatitur një komision përkatës, ndërsa po shqyrtohet dhe forma që do të marrë në drejtësinë greke ndëshkimi ligjor. Por sipas planit paraprak, punëdhënësit që kanë punësuar emigrantët pa ensima dhe kontratë të rregullt pune, përveç gjobave të larta, do të ndëshkohen dhe me masa të tjera, si për shembull humbje e të drejtave në administratën shtetërore, humbje e subvencionimeve të ndryshme për biznesin e tyre, asnjë subvencionim nga BE, si dhe mund të arrijnë deri në pezullimin e lejes së funksionimit, apo përkufizimin e aktiviteteve të ndryshme në kompaninë përkatëse. Sidomos në rastet kur bëhet fjalë për të punësuar të mitur, atëherë çështja konsiderohet shkelje ligjore e shkallës së lartë dhe ndëshkimi është mjaft i rreptë. Udhëzimi është i vlefshëm në të gjitha vendet e BE-së, ndërsa do të paraqitet së shpejti në formën e projektligjit dhe do të hyjë sa më shpejt në fuqi dhe në Greqi.

Vonesa në marrjen e lejes së qëndrimit

Si çdo anë e mirë ka dhe të keqen e saj, edhe vendimi për ensimat ka ngjallur shqetësime të thella njëkohësisht. Se nëse tani, me këto dokumenta që kërkohen, qindra dosje janë në pritje prej muajsh, atëherë kur të hyjë në fuqi vendimi çfarë do të bëhet? Kjo pasi vendimi nuk do të përfshijë dosjet që do të shqyrtohen nga data e publikimit, por të gjtiha që janë anuluar apo janë në pritje për këtë arsye e tani automatikisht janë të plota. Që do të thotë se me uljen e numrit të ensimave nga 400 në 240 për dy-vjeçarin, atëherë do duhet të rishqyrtohen me mijra dosje të emigrantëve. Ndërkohë që lind dhe një tjetër pyetje: çfarë do të bëhet me të ardhurat që kërkohen çdo vit, në një moment kur në Greqi anulohen kontratat e mëparshme të punës? Mos ndoshta, pas uljes së numrit të ensimave do duhet të merret një tjetër vendim edhe për shumën e të ardhurave vjetore për çdo kategori, gjatë rinovimit të lejeve të qëndrimit? Plus.G.A

Comments Closed