Sa kushton pasaporta biometrike e një emigranti?
9 March, 2010 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Më shumë se 1500 euro duhet të nxjerrë nga xhepi një emigrant për të marrë pasaportën e sigurisë së lartë,atë biometrike.
Qeveria shqiptare vazhdon të sorollatë emigrantët duke mos u dhënë atyre mundësinë të bëjnë pasaportën nëpërmjet ambasadës. Tashmë çdo shqiptari që jeton përtej kufijve të vendit tonë i duhet të shkojë në atdhe për tu pajisur me pasaportë.
Në këtë periudhë krize,ku papunësia gjendet në pikat më të larta emigrantët detyrtohen nga vendi ynë, që të shpenzojnë para.
Cilat janë shpenzimet e një emigranti që jeton në Greqi?
Kur një emigranti i humbet pasaporta duhet të shkojë në amabsadë të marr një lejë të veçantë për të kaluar kufirin.Aty i duhet të paguajë 30 euro.
Pas kësaj duhet të shkojë në bashki me këtë letër por të përkthyer,akoma 12 euro. Më pas do të niset në atdhe,i duhen 70 euro rrugë vajtje ardhje.I duhen 50 euro për taksën e pasaportës dhe kartës të identitetit.
Një muaj do lerë punën,800 euro.Në shumë raste rrezikon humbjen e vendit të punës.Në disa raste pasaporta vonon edhe një muaj e gjysëm. Për periudhën që do të jetë në Shqipëri nuk do të ketë sigurime shoqërore ,të cilat janë gjysma e rrogës.
Këto janë disa probleme që qeveria shqiptare nuk u ka vënë rëndësi dhe vështirëson akoma më shumë gjendjen ekonomike të shqiptarëve emigrantë të cilët mbajnë në nivel ekonominë shqiptare.
Nëse nuk do të ishin emigrantët ata që i çojnë paratë në Shqipëri ,qeveria ku do i gjendte paratë për të paguar pensionistët dhe sektorin shtetëror ,pasi vendi ynë nuk ka eksport të rëndë ku mund të ketë fitim.
Në asnjë koferencë shtypi nuk flitet për problemet e emigrantëve por vetëm për kuti votomi pasi u duhet karrigia,njërit i duhet ta marrë dhe tjetrit i duhet ta mbajë.
Burimi Albnow.com


Komente: