Seks ne vend te dietes

23 October, 2008 nga  
Postuar ne kategorine Eros

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Nëse literatura dietetike është e pasur me libra dhe tabela që shpjegojnë se sa kalori harxhohen duke luajtur tenis, sa harxhohen duke bërë vrap apo çdo lloj aktiviteti sportiv në përgjithësi, informacionet analoge mbi aktivitetin seksual janë thuajse të pagjendshme. Sipas disa studiuesve amerikanë, duke bërë një seks të “mirë” kaloritë që harxhohen janë vërtet të konsiderueshme. Por kujdes ama! Rezultatet më të mira, gjithmonë sipas studiuesve amerikanë, mund të arrihen vetëm nëse provon diçka “larg tradicionales”. Do të ishte shumë e thjeshtë! Ta quash dietë humbjen e kalorive nëpërmjet kryerjes së marrëdhënieve seksuale, ndoshta do të ishte paksa e ekzagjeruar, por nuk do të ishte aspak keq që të mbanit gjithmonë parasysh se të bësh seks do të thotë të humbasësh peshë. Me pak përjashtime, seksi është konsideruar si më pak i mërzitshmi dhe më e këndshmja formë e gjimnastikës, përveçse është edhe më ekonomik, apo jo?!

Po seksi sa djeg?

Le ta nisim nga fillimi: nëse zhvisheni menjëherë, ose më thjesht akoma nëse ndihmoni njëri-tjetrin për t’u zhveshur, konsumi energjetik i këtij veprimi fillon me 12 kalori, por rritet në mënyrë të menjëhershme nëse ti ose ai e ndërlikoni pak punën, dhe rezultati në këtë rast do të ishte 187 kalori të djegura vetëm gjatë zhveshjes. Vëmendje të veçantë tek reçipetat tuaja dhe bokserat e tij: në dukje janë shumë të thjeshta për t’u hequr dhe i tërë procesi do t’ju kushtojë 8 kalori, nëse përdorni të dy duart, 12 nëse përdorni vetëm njërën dorë dhe shigjeta shkon menjëherë tek 87 nëse përdorni dhëmbët (!). Nëse partneri është tashmë i gatshëm d.m.th. e ka kryer vetë procesin e zhveshjes dhe është i disponueshëm, mund të hyni drejt e në temë, ose ta zgjasni pak rrugën, duke luajtur me disa veprime përgatitore. Sigurisht që nuk ka asnjë dyshim. Ju leverdis që të ndaleni tek varianti i dytë, jo vetëm sepse do të shijoni edhe më shumë raportin, por edhe sepse në këtë mënyre do të keni mundësi të humbisni edhe 92 kalori të tjera. Që nga ky moment e më tutje humbja e kalorive varet vetëm nga durimi që do të keni për të arritur në maksimumin e kënaqësisë.

Një shembull për të gjithë: një raport që përmbyllet në të paktën katër pozicione në kuadrin e dhjetë minutave, i korrespondon djegies së kalorive të dy “bigne”-ve, një fete ëmbëlsire dhe një pudingu. Mendoni se sapo të keni mbaruar së beri seks gjithçka mbaroi? Jo, aspak! Edhe periudha e kohës pas raportit mund të të bëjë të humbasësh kalori. Nëse qëndroni në shtrat për të shijuar pas-seksin në qetësi, kaloritë e           konsumuara janë 18. Por nëse visheni menjëherë dhe vazhdoni aktivitetin normal, kaloritë e humbura shkojnë deri në 50.

 

Ja disa shifra

Sipas disa studimeve, është arritur në përfundimin se: një orë përkëdheljesh dhe faze përgatitore intensive, ose 18 minuta raport seksual, vlen për të kompensuar kaloritë e shtuara nga një fetë e madhe torte më çokollatë, kurse një orë përqafimesh pasionante djegin kaloritë e një pudingu me vanilje. Para se të bënit seks nuk i bëtë dot ballë tundimit për të ngrënë gjysmë kile akullore? Atëherë do t’ju duhet që të “shtroheni” mirë me partnerin për nja 62 minuta, pa harruar që herë pas here t’i qëndroni sipër. Kështu kënaqësitë e gojës do të mbeten thjesht dhe vetëm një kujtim i ëmbël, pa e vrarë mendjen se akullorja do t’ju shtojë një sasi të mirë kalorish. Ju pëlqen faza përgatitore? Atëherë duhet të dini se 53 minuta puthje franceze bëjnë të zhduken kaloritë e një “cheeseburger”-i, katërmbëdhjetë patateve të skuqura dhe një porcioni ketchup. Ndërsa një gotë superkalorike verë e bardhë mund të zhduket vetëm me 52 minuta masazh. Dhe vetëm me 15 minuta seks oral mund të digjni të gjitha kaloritë e 11 kokrrave rrush. Pastaj do të duheshin 26 minuta fazë përgatitore plus një orgazmë për të djegur kaloritë e dy fetave picë margarita dhe 14 minuta përkëdhelje për një porcion të vogël çokollate.

 

Por jo vetëm në shtrat mund të digjni kaloritë e tepërta. Veshja e shpejtë dhe zbritja me vrap e shkallëve për të takuar partnerin ju bën të humbisni 110 kalori.

Atëherë jeni gati për sportin më të bukur dhe më dobisjellës mes qindra disiplinave olimpike dhe dobisë që sjellin në mbajtjen e linjave të turpit?

 

Dhe së fundi të shohim me detaje disa pozicione seksuale dhe efektin e tyre dietetik:

10 minuta raport seksual misionar: 250 kalori

10 minuta raport seksual femra sipër: ajo 300 kalori, ai 130 kalori

10 minuta raport seksual mbrapa: ajo 200, ai 350 plus musklaturë e barkut

10 minuta raport seksual në këmbë: 600 kalori

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: