Shtetësi për fëmijët e emigrantëve

6 July, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Mbështetje ligjore në arsim e punë për emigrantët

Edhe pse nuk ka folur gjatë, por madje shumë shkurt, kryetari i PASOK-ut Jorgos Papandreu, ka goditur, siç thotë populli, në shenjë.

I ndodhur në Tiranë, në prag të zgjedhjeve parlamentare, kryetari i Internacionales Socialiste dhe njëkohësisht, kryetar PASOK-ut në Greqi, zoti Papandreu, u ndal në një nga problemet më të ndjeshme të emigrantëve.
Nga Tirana, zoti Papandreu ka premtuar se nëse vjen në pushtet, atëherë do të sigurohet mbështetje ligjore në arsim e punë për emigrantët, ndërsa fëmijëve shqiptarë që lindin në Greqi do t’u jepet shtetësia.
Nga ana e tij, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, theksoi se PS ka një bashkëpunim shumë të mirë me Internacionalen Socialiste, e cila ka dhënë ndihmesën e saj për hartimin e programit qeverisës.
Fjalët e kryetarit të opozitës në Greqi, vijnë në një kohë, kur ai pas zgjedhjeve për parlamentin Europian ku PASOK doli fitues, ka vënë kandidaturën për kryeministër të ardhshëm të Greqisë. Kësisoj, fjalët e thëna në Tiranë kanë karakter elektoral.
Mbi të gjitha, ato janë fjalë, që mbështeten në vizionin e ardhshëm të një qeverie, ku mesa duket problemi i emigrantëve do të jetë një nga çështjet më parësore të kësaj qeverie.
“Nëse vij në pushtet, atëherë do të sigurohet mbështetje ligjore në arsim dhe punë për emigrantët…”, – ka thënë Papandreu. Me këto fjalë, kryetari i PASOK-ut kërkon t’i japë jetë një legjislacioni, që zvarritet nga njëri vit në tjetrin. Është i pamohueshëm roli i qeverisë greke për legalizimin e emigrantëve, por njëkohësisht janë evidente faktet, që ky legalizim lë mjaft për të dëshiruar. Qarkullimi i shumë lejeve të qëndrimit, zvarritjet e shumta për marrjen e këtyre lejeve, pasiguria për të ardhmen, kanë bërë që shumë emigrantë të humbin shpresat për një legalizim konform rregullave të sanksionuara tashmë në Kushtetutën e Bashkimit Europian.

Më shumë tek gazeta Albaniapress 93.
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: