Shtyhet deri më 30 qershor deklarimi i të ardhurave vjetore nëpërmjet internetit

13 June, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Deri në 30 qershor do të kenë afat të deklarojnë të ardhurat vjetore online emigrantët dhe vendasit .

Afati i dhënë paraprak ka qenë deri më datë 15 qershor,mirëpo duke parë se sistemi është duke regjistruar vazhdimisht taksapagues,atëherë ministria Greke  e Financave mori vendimin për të shtyrë deri  në fund të muajit këtë afat.

Në këtë vendim të ministrisë parashikohet që deklarimi i të ardhurave vjetore mund të bëhet nëpërmjet Taxisnet me kodet e kontabilistit tuaj.

 

Burimi. Albnow

Comments Closed