Si jepet nënshtetësia në vendet e tjerë të BE-së

November 5, 2009 nga N.Papa  
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia

Belgjikë: Kusht qëndrim i vazhdueshëm për tre vjet. Prokurori ka një afat 4-8 javë për të nxjerrë vendimin miratues apo refuzues ndaj kërkesës për fitim nënshtetësie. Pasi bëhen shtatë vjet qëndrim, nënshtetësia përfitohet automatikisht.

Holandë: Nevojitet qëndrimi pesëvjeçar dhe, me kushte, trevjecar. Organet kompetente kanë detyrimin që, e shumta brenda dy vjetësh, të argumentojnë vendimin refuzues.

Francë: Nevojitet qëndrimi pesë vjeçar. Përgjigjja duhet dhënë në afatin brenda 18 muajve, ashtu sikurse dhe argumentimi i përgjigjes refuzuese, që është i detyrueshëm.

Finlandë: Nevojitet qëndrimi pesë vjeçar. Është e detyrueshme të argumentohet përgjigjja refuzuese.

Suedi: Nevojitet qëndrimi pesë vjeçar. Është e detyrueshme të argumentohet përgjigjja refuzuese. Aplikanti ka të drejtën e apelimit ndaj vendimit refuzues në Gjykatën Speciale të Emigracionit.

Gjermani: Nevojitet qëndrimi 8 (tetë vjeçar). Nuk ka afat për përgjigjen, mirëpo aplikantët mund të pretendojnë kthimin e përgjigjes, pasi të kenë kaluar tre muaj nga data e aplikimit.

Austri: Nevojitet qëndrimi 10 (dhjetë) vjeçar. Afat gjashtë muaj për dhënien e përgjigjes, e cila detyrimisht duhet të jetë e argumentuar në rast të refuzimit. Nuk lejohet nënshtetësia e dyfishtë.

Mbretëria e Bashkuar: Nevojitet qëndrimi 5 (pesë) vjeçar. Autoritetet janë të detyruara të argumentojnë përgjigjen refuzuese.

Irlandë: Nevojitet qëndrimi 4 (katër) vjeçar. Autoritetet janë të detyruara të argumentojnë përgjigjen refuzuese.

Danimarkë: Nevojitet qëndrimi 9 (nëntë) vjeçar. Autoritetet nuk janë të detyruara të argumentojnë vendimin refuzues.

Luksemburg: Nevojitet qëndrim 10 (dhjetë) vjeçar. Nuk lejohet nënshtetësia e dyfishtë.

Spanjë: Nevojitet qëndrimi 10 (dhjetë) vjeçar. Përgjigjja jepet brenda afateve të caktuar për gjithë veprimet e administratës. Argumentimi i përgjigjes refuzuese është i detyrueshëm.

Portugali: Nevojitet qëndrimi 10 (dhjetë) vjeçar. Përgjigjja jepet brenda afateve të caktuar për gjithë veprimet e administratës. Argumentimi i përgjigjes refuzuese është i detyrueshëm.

Itali: Nevojitet qëndrimi 10 (dhjetë) vjeçar. Përgjigjja jepet brenda afateve të caktuar për gjithë veprimet e administratës. Argumentimi i përgjigjes refuzuese është i detyrueshëm.

Greqi:

Nevojitet qëndrimi 10 (dhjetë) vjeçar. Autoritetet nuk janë të detyruara të argumentojnë përgjigjen refuzuese. Nuk ka afat për dhënien e përgjigjes. Taksa (paravolo): 1500 euro, më e larta në gjithë vendet e BE.

gazeta tribuna

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente

One Response to “Si jepet nënshtetësia në vendet e tjerë të BE-së”

  1. Tani on November 8th, 2009 10:39 am

    Eshte e vertete qe ne belgjike mund te besh kerkese mbas 3 vjetesh qendrimi legal , per nacionalitet, por procedura zgjat deri ne 18 muaj, dhe behet vetem me brukselin, nepermjet parlamentit.
    Ndersa procedura 3 vjecare e shkurtuar nepermjet prokurorit behet vetem nese je i martuar me nje shtetas belg, per ndryshe duhet pritur 7 vjet.

Jep dhe ti mendimin tend duke shkruar nje koment...