Si Sot me 18 Tetor

18 October, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Posted By on October 18, 2011

  • Ngjarje

1009 Tempulli i Varrit të Shenjtë në Jeruzalem shkatërrohet deri në themele nga halifi Egjiptian Al-Hakim bi-Amr Allah.
1775 Poeti afrikano-amerikan Phillis Wheatley u lirua nga robëria.
1776 U bë porosia e parë për një gotë «kokteil» («Fletët e gjelit») në një bar të Nju Jorkut që ishte i stolisur me krahë shpendësh.
1813 Në praninë e Carit Aleksandri I, bëhet nderimi për fitoren e Evropës ndaj Napoleonit të Francës.
1843 Shkencëtari amerikan Samuel Mors, «ati» i kodit Mors, vë në punë telegrafin e parë.
1867 Alaska bëhet tokë e ShBA-së (Festa e Alaskës).
1871 12 skuadra bien dakort me sugjerimin e sekretarit të përgjithshëm të federatës së futbollit Anglez, Çarls Alkok, për themelimin e Kupës së Anglisë.
1873 Përfaqësues të Universiteteve Kolumbia, Prinseton, Rutgers dhe Giel caktojnë rregulloren e futbollit amerikan.
1898 SHBA-ja pushton Porto Rikon.
1902 Në Venezuelë, ushtria e Presidentit Kastro fiton ndaj rebelëve pas 7 ditë beteje.
1904 Në betejën 13 ditëshe në Maxhuria pranë lumit Ça Ho, humbin jetën 40.000 rusë dhe 20.000 japonezë.
1907 Nënshkruhet kontrata e dytë e Gjenevës.
1912 Fillon Lufta e Parë Ballkanike.
1922 Themelohet BBC.
1944 BRSS hyn në Çekoskllovaki.
1945 Grusht Shteti në Venezuelë kundër Presidentit Medina Ankarita, i fundit humbet pushtetin.
1962 Me çmimin Nobel për mjekësi nderohen James D. Watson, Dr. Francis Crick dhe Dr. Maurice Wilkin për zbulimin e DNA.
1968 Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara bllokoi dy sportistët zezakë për shkak të përshëndetjes së tyre me grushtin e fuqisë së zezë gjatë pranimit të medaljonëve një ditë më parë në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1968 në Meksikë.
1968 Bob Bimon vendos rekordin botëror në kërcim së gjati prej 8.90m në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1968. Ky u bë rekordi me jetëgjatësi më të madhe në histori me 23 vite që u thye me 30 Gusht 1991 kur Majk Pauell arriti të kërcejë 8.95m në Tokio, më vonë revita Sports Illustrated e emëroi si ndër pesë momentet më të mëdha të shekullit XX.
1989 Jep dorëheqjen Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste në Gjermaninë Lindore, Erih Haneker, për shkak të largimit masiv nga vendi të qytetarëve dhe tensionit të demonstratave kundër partisë dhe udhëheqjes së vendit pas një qëndrimi 18-vjeçare në fuqi.
1991 Azerbajxhani pavarësohet nga Bashkimi Sobjetik
2003 Karlos Mesa zgjidhet nga Kongresi i Bolivisë në postin e Presidentit të Bolivisë, me një afat deri në vitin 2007.
2005 Rrekordin e vitit 1969 për tufanët më të shumtë në një vit u barazuan në oqeanin Atlantik, me tufanin «Vilma», të dymbëdhjetin e këtij sezoni, të lëvizë kërcënueshëm drejt Amerikës qëndrore.

  • Lindje

1405 Piu II, Papë i Romës.
1569 Xhambatista Marino, letrar italian.
1706 Baldasare Galupi, kompozitor italian.
1777 Hainrih von Klaist, shkrimtar gjerman.
1859 Henri Bergson, filozof francez.
1896 Friedrich Hollaender, kompozitor gjerman.
1918 Kostandino Miçotaki, politikan grek.
1920 Melina Merkuri, aktore greke.
1925 Ramiz Alia, ish sekretar i Parë i PPSH, politikan. Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe vdiq më 7 tetor 2011 në Tiranë pasi vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare). Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984 – 1990. Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të PPSH-së, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar.

Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit. Semiramis Xhuvani Alia vajza e Aleksandër Xhuvanit ishte bashkëshortja e Alisë me të cilën pati tre fëmijë. Dy vajza, Zanën, Besën, si dhe një djalë, Arbenin.

1926 Çak Berri, këngëtar amerikan.
1926 Klaus Kinski, aktor gjerman.
1928 Violeta Kamorro, Presidenjta grua e parë (1990-97) e Nikaragua.
1939 Lee Harvey Oswald, vrasësi i Xhon Kenedit.
1956  Martina Navratilova, teniste çeke.
1960  Jean-Claude Van Damme, aktor i njohur i Hollivudit, belg.
1987  Zac Efron, aktor, këngëtar dhe balerin amerikan

  • Vdekje

707 Papa Gjoni VII.
1817 Etien Nikola Meil, kompozitor francez.
1911 Alfre Bine, psikolog francez.
1931 Thomas Edison, shkenctar amerikan.
1541 Margareta Tudor, mbretëreshë skoceze.
1871 Charles Babbage, matematikant, hulumtues dhe ekonomist anglez.
1931 Thomas Alva Edison, shpikes amerikan.
2002 Nikolai Rukavinskof, astronaut rus.
2006 Obiria Kofin, 122, Amerikane, pretendonte se ishte njeriu më i vjetër në botë, (thoshte se kishte lindur në vitin 1880)

  • Festa dhe përvjetore

1944 – Çlirimi i Kuçovës

1 person e pelqen kete postim.

Comments Closed