Si Sot Me 19 Tetor

19 October, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Posted By on October 19, 2011

  • Ngjarje

202 p.K Afrikani Skipion fiton ndaj Anivës në betejën e Zamës.
439 Vandalët pushtojnë Kartagjenën.
1512  Martin Luther bëhet doktor i teologjisë (Doktor i Biblës).
1812  Napoleon Bonapardi braktis me shpejtësi Moskën një muaj pas pushtimit të bujshëm të qytetit, të cilin e dogji tërësisht. Uria e madhe që sundoi ushtrinë e tij e detyroi të largohet para se të vinte dimri i ftohtë.
1914 Fillon Lufta e Parë Botërore.
1919 Adolf Hitler bëhet antari i 55-të i Partisë Punonjëse Gjermane (DAP) të cilën më vonë do e shëndërrojë në nazisten, Partinë Socialiste kombëtare Punonjëse Gjermane (?SDAP).
1921 Kryeministri portugez António Granjo dhe politikanë tjerë vriten në Lisbonë.
1952 15 vjeçari John Bamford shpëton njerëzit nga një shtëpi që digjej dhe bëhet njeriu më i ri që ka fituar çmimin George Cross.
1959 Hapet diskoteka e parë në qytetin Ahhen të Gjermanisë.
1982 John De Lorean u arrestua për trafikim të kokainës.
1983  Kryeministri i Grenadës Maurice Bishop u rrëzua nga posti dhe u ekzekutua në grushtshtetin ushtarak nga Bernard Coard.
1991 Në Italinë veriore bie tërmet me intencitet 7.0 shkallë të Rihterit dhe lë të vdekur 2000 njerëz.
2003  Sot mbushen 8 vjetë nga dita kur Papa Gjon Pali II lumturoi Nënë Terezën.

Lumturimi, në traditën katolike, do të thotë se kisha njeh hyrjen në Parajsë të një njeriu të ndarë nga jeta, dhe është i treti ndër katër hapat e procesit të shenjtërimit.

 

 

 

 

 

 

 

2005 Fillon gjykimi i kryetarit të Irakut, Sadam Hussein nën akuzë: krim kundër njerëzimit.

  • Lindje

1443 Marsilo Fiçilo, filozof italian.
1605 Sir Tomas Braun, doktor dhe shkrimtar anglez.
1841  Nikolla I Petrovi? Njegoš, mbret, ushtarak dhe shkrimtar malazez.

1882 Uberto Bocioni, piktor dhe skulptor italian.

1920 Mark Krasniqi, profesor, akademik, politikan dhe shkrimtar shqiptar.
1981 Haiki Kovalainen, finlandez, pilot i Formula 1.

  • Vdekje

1187 Papë Urvano III, Papë i romës (1185-1187).
1216 Gjoni i Anglisë, mbret i Anglisë (1199-1215).
1936 Lu Zun, shkrimtar kinez.
1943 Kamila Klodel, skulptore franceze.
1945 Plutarko Kajes, President i Meksikës (1924-1928)
1950 Edna Sen Vinsent Milei, poet amerikan.
1971 Alberto Pireli, krijues i gjigandit të gomave Pirelli.
1988 Shom Hauz, amerikan muzikant bluz.
1999 Ejup Statovci, profesor universiteti.
2003 Alija Izetbegoviq, kryetari i parë boshnjak i Bosnje-Hercegovinës.
2009  Dhimitër Xhuvani, shkrimtar shqiptar.

Lindi më 1934 në Pogradec. Studioi letërsi në Tiranë dhe në Institutin e Letërsisë “Gorki” të Moskës. Vdiq në Tiranë më 19 tetor 2009. Ishte djali i mësuesit të nderuar elbasanas Kostaq Xhuvanit.Në vitin 1944 familja e tij shpërngulet nga qyteti, kur ushtria gjermane vjen në Pogradec dhe ikën muhaxhir në Mokër, ku qëndron deri në çlirimin e vendit, dhe kthehet në Elbasan.Dhimitri pas shkollës së mesme mjekësore punon në spitalet rurale të Gramshit, Librazhdit, Cërrikut, Peqinit. Shkëputet nga mjekësia dhe vazhdon studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe më pas studion në Institutin “Gorki” të Moskës. Krahas punës së shkrimtarit, ushtroi edhe profesionin e mësuesit, gazetarit, redaktorit, montatorit, elektricistit, saldatorit.Është fitues i shumë çmimeve letrare si dhe laureat i “Çmimit të Republikës”, proza e tij është përkthyer në disa gjuhë si në italisht, frëngjisht, anglisht, rusisht, në gjuhën kineze dhe japoneze.

  • Festa dhe përvjetore

Dita e Nënë Terezës.

1 person e pelqen kete postim.

Comments Closed