Si Sot me 20 Tetor

20 October, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Posted By on October 20, 2011

Video e Ditës!

  • Ngjarje

1740 Maria Tereza merr fronin në Austri. Franca, Prusia, Bavaria dhe Saksonia nuk e njohin atë si një pasuese të fronit, prandaj fillon Lufta pë Fronin e Austrisë.
1922 Fillojnë i negociatat për Traktatin e Lozanës.

1944  Bardhok Biba dhe forcat partizane i dërgojnë një letër Zef Perpjetrit (Ndocit)  për ti ofruar që të futet në rradhët e tyre.

Kush ishte  Zef Përpjetri:  Zef Perpjetri (Ndoci) lindi më 20 Nëntor 1924 në Spaç të Mirditës. Ka mbaruar shkollën fillore në konviktin Mirdita të  Oroshit. Në 1941 përfundoi shkollën amerikane të Golemit në Kavajë. Në janar të 1942 u aktivizua në forcat nacionaliste të komanduara nga major Abaz Kupi. Ka qenë dëshmitar ne Konferencën e Pezës, Konferencën e Mukjes dhe Kongresin Legalist te Zall Herrit. Ka marrë pjesë në luftimet kundër forcave italiane në Mollkuq të Ishmit, në garnizonin e Burrelit, në betejën e Qafë-Shtamës. Ka luftuar kundër forcave gjermane në Krujë, në Urën e Gjolës dhe në shumë luftime të tjera kundër forcave pushtuese fashiste dhe naziste.

Në tetor 1944 kaloi nën komandën e Mark Gjonmarkut dhe vazhdoi luftën e rezistencës antikomuniste. U dënua dy herë pas Luftës së Dyte Botërore nga gjykatat ushtarake dhe kaloi pothuajse gjithë periudhën e regjimit komunist ose në burg, ose në internim. Më 15 Dhjetor 1990 u angazhua në lëvizjen demokratike dhe në Partinë Demokratike të sapokrijuar. Eshtë dekoruar me medaljen “Pishtar i Demokracisë”. Pas këtyre rreshtave që tregojnë biografinë e tij, do të doja të ndalesha në disa gjëra që më kanë bërë përshtypje të veçantë.

Dhe në letër ata shkruanin këto “Zef! Alizuam punën tuej dhe përfundimisht del se ti je plotësisht një njeri që nuk je implikue as me forcat nazi-fashiste dhe as me Qeverinë Kuislinge të Tiranës. Ti, si një pjesë e rinisë shqiptare, ke rrok armën kundër okupatorëve.”

Ndërsa Zefi u përgjigjet “Të falenderoj për interesimin që tregoni për mue. Kam luftue dhe do të luftoj kundra okupatorit që synon trojet tona për t’i okupue dhe kundra çdo rryme politike që mundohet të punoje në dam të interesave të Atdheut, të Flamurit të Kombit Shqiptar”.

Po ku ta dinte Zef Ndoci se lufta nuk do të mbaronte në fund të 1944……

 

1944 Ushtria e Kuqe sëbashku me partizanët Jugosllavë çlirojnë Beogradin.
1955 Botohet (The Return of the King), pjesa e fundit e librave The Lord of the Rings.
1968 Aristoteli Onasi (një ndër pasanikët më të mëdhenj grekë dhe jo vetëm) martohet me të venë e Xhon Kenedi, Xhakin.
1973 Mbretëresha Elisabeta II si Mbretëreshë e Austrisë përuron zyrtarisht Operan e Sydney.
1977 6 njerëz, në mes tyre dhe 3 pjestarë të grupit muzikor rok Lynyrd Skynyrd (Ronnie Van Zant, Steve Gaines, Cassie Gaines) vdesin pas një aksidenti aeroporik 5 milje në veriperëndim të Glisburg në Misisipi.
1979 U hap Biblioteka John F Kennedy në Boston, Masahusetis.
1984 U hap Monterey Bay Aquarium në Monterey Bay, Kaliforni.

  • Lindje

1496 Claudius i Lorraine, dukë i parë i Guizot.
1639 Jean Racine, dramaturg francez.
1854 Arthur Rimbaud, poet francez.
1859 Xhon Diui, filozof dhe edukator amerikan.
1882 Bela Lugozi, aktore hungareze.
1940 Nexhad Ibrishimoviç, letrar boshnjak.
1943 Dunja Vejzoviq, soprane kroate.
1946 Elfride Gelinek, shkrimtare austriake.
1946  Elfriede Jelinek, letrare austriake dhe fituese e çmimit Nobel per letersi 2004
1949 Rezak Hukanoviç, shkrimtar boshnjak.
1950 Zhoze Karlos Faneska, politikan i Cape Verde ( President 2011-)
1958 Ivo Pogoreliç, pianist kroat.
1959 Midhat Ajanoviç, gazetar, shkrimtar dhe karikaturist boshnjak.
1966 Abu Musab al-Zarqavi, lider i Al-Kaides në Irak.
1966 Stefan Rab, komik gjerman.
1967 Monica Ali, shkrimtare angleze.
1971 Snoop Dogg, reper amerikan.
1971 Dani Minogue, kengëtare australiane. (motra e Kali minogue)
1981 Dhimitris Papadhopulos, futbollist grek.

  • Vdekje

1740 Karlo VI , mbret gjermano-romak.
1900 Naim Frashëri, patriot, poet dhe shkrimtar shqiptar.

Ai ishte figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”. Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjtër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.
Gjatë viteve 1872-1877 Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare.
Ndërkohë vendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizerenitmë 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia kushtoi çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat “Bagëti e Bujqësia”, “Vjersha për mësonjtoret e para”, “Histori e përgjithshme” dhe poemën greqisht “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, “E këndimit çunavet këndonjëtoreja”. Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht “Tehajylat” (Ëndërrimet) më 1888 botoi “Dituritë”, më 1890 “Lulet e verës”, më 1894 “Parajsa dhe fjala fluturake”, më 1898 “Historia e Skënderbeut” dhe “Qerbelanë” dhe më 1889 “Historia e Shqipërisë”. Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54-vjeçare, i zhuritur nga malli për atdheun dhe me brengën që s’e pa dot të lirë.
Vdekja e poetit qe një zi e vërtetë kombëtare. Shqiptarët kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmës, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerësimin për Naimin e shprehu bukur elegjia e Çajupit, që niste kështu:

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri,
mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai.

****************************

Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres.
Naimi krijoi traditën e letërsisë patriotike, qytetare, ai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të popullit.
Dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës së tij. Naimi e afroi letërsinë me popullin, duke trajtuar tema të reja, të ndryshme nga ato të letërsisë së vjetër, temat e problemet e kohës.
Në formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorë, por faktori kryesor ishte jeta e popullit të vet dhe lëvizja e tij për çlirim kombëtar.
Naimi njohu disa tradita poetike të huaja, prej të cilave mori elemente që u tretën mjaft natyrshëm në veprën e vet. Por krijimtarisë së tij vulën e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli të vet. Traditat poetike popullore, që përbën një nga burimet e formimit të tij si poet, i dha shumë më tepër nga çdo traditë tjetër. Lidhja me të u shpreh jo vetëm në gjuhën e poezisë së Naimit dhe në figuracionin e pasur, por, në radhë të parë, në përmbatje dhe në frymën e saj.
Naimi është bilbili i gjuhës shqipe, mjeshtër i fjalës. Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare shqipe, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur gjer në shqipen e sotme letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar. Tradita që krijoi Naimi, është e gjallë dhe frymëzuese edhe në jetën e shoqërisë sonë të sotme. Naimi më tepër se shkrimtar, është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.
1964 Herbert C. Hoover, ish president i Shteteve të Bashkuar të Amerikës
1972 Harlou Spalei, astronom amerikan.
1989 Sir Adoni Kuejl, aktor dhe regjizor anglez.
1994 Bart Langaster, aktor amerikan.

  • Festa dhe përvjetore

Dita Botërore e Osteoporozës.
Dita Botërore e Kontrolluesve të Trafikut Ajror.

1 person e pelqen kete postim.

Comments Closed