Si Sot me 21 Tetor

21 October, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Posted By on October 21, 2011

Video e Ditës

  • Ngjarje

1520 Detari portugez, Ferdinand Magelan zbulon ngushticën tani të njohur si Kanali i Magelanit.
1774 Për herë të parë shfaqet flamur me mbishkrimin “Liri” në Tondon të Masahusetis.
1805 Lufta detare e Trafalgarit. Marina e Mbretërisë Birtanike nën urdhërat e Oratio Nelson shkatërron flotën franco-spanjolle në brigjet e Spanjës. Nelson plagoset dhe vdes në moshën 47 vjeçare.
1824 Joseph Aspdin patenton çimenton Portland.
1945 Për herë të parë lejohen të votojnë në Francë edhe gratë.
1945 Oficeri ushtarak argjentinas Huan Peron martohet me Evita Peron.
1959 Hap dyert për publikun Muzeu Gugenhaim, në Nju Jork.
1966 Nga rrëshkitje toke në Aberfan të Uellsit, gjejnë vdekjen 144 njerëz, shumica fëmijë.
1969 Siad Bare vjen në pushtet me grusht shteti në Somali.
1972 Një NAMC YS-11A i kompanisë ajërore Olimpic rrëzohet në brigjet e lagjes VULA të Athinës. 37 veta nga pasagjerët mbyten dhe 19 të tjerë arrijnë të shpëtojnë duke notuar deri në breg.
1976 Keith Mun luan shown e tij të fundit publik The Who. Ai vdes në vitin 1978.
1977 U themelua Instituti Evropian i Patentave EPO.
1983  Vendoset rregulli i Metrit me bazë shpejtësinë e dritës në mbledhjen e përgjithshme të Peshave dhe Masave.
1990 Festohet për herë të parë Apple Day në Kovent Garden të Londrës.
1994 Vdesin 32 njerëz në Seoul kur shkatërrohet Ura Seongsu.
1995 U nënshkrua Marrëveshtja e Dejtonit për paqë në Bosnje dhe Hercegovinë.
1998 Kuvendi i Shqipërisë miraton Kushtetutën e re e cila më vonë u pranua edhe nga populli përmes referendumit.
2003 Fotografohet për herë të parë planeti xhuxh Eris.

  • Lindje

1772 Samuel Tejlor Kolerixh, shkrimtar anglez.
1790 Alfons de Lamartin, shkrimtar francez.
1832 Gustav Langjenshid, botues gjerman.
1833 Alfred Nobel, shkenctar suedez, ai që nisi Çmimet Nobel.
1846 Edmondo De Amiçis, shkrimtar dhe pedagog italian.
1860 Ekaterina Karavellova, shkrimtare dhe politikane bullgare.
1907 Nikos Egonopulos, piktor, skenograf dhe poet grek me prejardhje shqiptare (arvanitas).
1917 Dizi Gilespi, trumbetist, muzikant i Xhaz, amerikan.
1925 Celia Cruz, këngëtare kubaneze.
1945 Nikita Mihalkov, regjisor rus.
1949  Benjamin Netanjahu, politikan izraelit dhe kryeministri i nëntë i Izraelit.
1957 Xhulian Koup, këngëtar britanez, muzikant dhe shkrimtar.
1957 Volfgang Keterle, fizikant gjerman, i çmuar me Çmimin Nobel në vitin 2001.
1958 Hulio Medem, regjisor dhe skenarist spanjoll.
1957 Stiv Lukather, kitarist amerikan.
1963 Bujar Qamili, këngëtar shqiptar.
Ai ka lindur në Shkodër, më 21 tetor 1963. Fillimisht ka kënduar në koncertet e fëmijëve, që organizoheshin në atë kohë në shkollë. Këtu lindën edhe shkëndijat e para të talentit të tij në muzikë. Më pas, aktivizohet në “Grupin e Rinisë”. Për herë të parë në skenë është ngjitur në vitin 1974, dhe ka mbi njëzet e katër vite që ai nuk është shkëputur asnjëherë nga kënga.

Çmimet që Bujar Qamili ka fituar gjatë karrieres së tij të gjatë artistike janë shumë por si më të rëndësishmit dhe që vlejnë të theksohen janë çmim i parë në Festivalin e Këngës Shkodrane. Çmim të dytë në “Mbrëmje të Muzikës Popullore”, çmim të tretë tek spektakli “12 në Hollivud”, çmim të parë tek “Maratona e Këngës Popullore Shqiptare”, çmim të parë tek “Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Popullore Shqiptare” në Elbasan. Ka fituar edhe Diskun e Artë të Këngës Popullore Shqiptare. Kohët e fundit, mori çmimin e publikut nga Festivali, “Folk Univers”. Për kontributin e dhënë në muzikë, ka marrë titullin më të lartë që i jepet një këngëtari, “Këngëtar i Urdhërit, Naim Frashëri i Artë”.

  • Vdekje

1805 Horatio Nelson, detar dhe admiral britanez.
1872 Zhak Babine, fizikant francez.
1984 Fransua Trifo, regjisor dhe aktor francez.
1986 Lionel Marfi, politikan austriak.
1991 Lorenc Antoni, kompozitor, dirigjent, muzikolog e pedagog, pionier i muzikës kosovare. U angazhua me mbledhjen e këngëve popullore, hapi në 1948 në Prizren shkollën e parë muzikore të Kosovës dhe realizoi 200 krijime origjinale në muzikë, krahas studimeve shkencore në këtë fushë.

 

 

 

 

 

1 person e pelqen kete postim.

Comments Closed