Si Sot me 22 Nëntor

22 November, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Posted By on November 22, 2011

  • Ngjarje

1940 – Philip Murray e pason themeluein, John L. Lewis, në Congress of Industrial Organizations.
1943 – Lebanoni u pavarësua nga Franca.
1963 - Presidenti Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy) u vra gjatë një vizite në Dallas, Teksas. Vdekja e tij krijoi zi të madhe në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ndërsa bëri automatikisht President, zv/presidentin Lindon Xhonson. Vdekja e parakohshme e Kenedit ngriti nje pikëpyetje te madhe në lidhje me ate se “çfarë do të ndodhte” me Luftën e Ftohtë.


Pas vdekjes së Kenedit, një numër mbështetësish argumentuan se nëse ai do të kishte jetuar do të kishte bërë shumë që të përfundonte “Lufta e Ftohtë”. Disa sugjeronin se ai do të kishte zvogëluar shpenzimet ushtarake dhe do të kishte vënë nën kontroll garën e armatimit. Pohimi më i përsëritur, i cili shërbeu si temë kryesore në filmin “JFK” të Oliver Stone të vitin 1991, ishte se Kenedi do të kishte tërhequr trupat amerikane nga Vietnami pasi të rizgjidhej në vitin 1964. Stone akuzoi militantët e krahut të djathtë në qeverinë amerikane si autore qe kishin organizuar komplotin e vrasjes.Është e vështirë të thuash se çfarë do të kishte bërë Kenedi nëse nuk do të ishte vrarë në nëntor të vitit 1963, sipas pretendimeve te ngritura nga Stone dhe të tjerë, por qe nuk mbështeten ne fakte. Gjatë presidencë së tij të shkurtër, Kenedi kërkoi shpenzime më të larta ushtarake, duke i çuar ato në miliarda dollarë.

Përgatiti Dardana Cami

 

 

 

 

 

 

 

 

1975 – Juan Carlos u shpall Mbreti i Spanjës pas vdekjes së mbretit Francisco Franco.
1986 – Boksi: Mike Tyson nokauton Trevor Berbick në rundin e dytë dhe bëhet kampioni më i ri botërorë në kategorinë e rëndë me 20 vite e 4 muaj.
1990 – Margaret Thatcher rizgjedhet Kryeministre e Britanisë së Madhe.
1995 – Toy Story paraqiti filmin e parë me metrazh të gjatë të krijuar komplet përmes animimeve kompjuterike.
2005 – Angela Merkel u bë gruaja e parë kancelare e Gjermanisë.
2011 – Përurohet në Rexhin busti i Sali Nivicës, patriot, publicist, Nderi i Kombit, dhe Shuko Dalipit.

  • Lindje

1808 – Thomas Cook, ndermarrës britanez
1819 – George Eliot, letrare angleze
1869 – André Gide, francuski književnik
1877 – Endre Ady, shkrimtar hungarez
1881 – Enver Pasha, gjeneral dhe politikan turk
1890 – Charles de Gaulle, gjeneral dhe politikan francez
1901 – Joaquín Rodrigo, kompozitor francez
1904 – Louis Néel, fizikant francez
1913 – Benjamin Britten, kopozitor anglez
1940 – Terry Gilliam, regjisor amerikano-britanez
1953 – Matija Ljubek, kanuist kroat
1955 – Milan Bandiq, politikan kroat
1958 – Jamie Lee Curtis,aktore amerikane
1963 – Vasil S. Tole, kompozitor dhe etnomuzikolog.
1967 – Boris Becker, teniser gjerman
1984 – Scarlett Johansson, aktore amerikane

  • Vdekje

1617 – Ahmed I, sultan i perandorisë Osmane
1916 – Jack London, emri i vertetë John Griffith London, letrar amerikan
1963 – John F. Kennedy, kryetar iSHBA-ve
1963 – Aldous Huxley,letrar britanez
1963 – Clive Staples Lewis, shkrimtar i Irlandes veriore
1963 – C. S. Lewis, shkrimtar
1963 – John F. Kennedy, presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuar të Amerikës

Festa dhe përvjetore

Me pelqen ky postim.

Comments Closed