Si Sot me 22 Tetor
22 October, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Posted By Sisot on October 22, 2011
- Ngjarje
362 Tempulli i Dhafnit Apollona, jashtë Andiohisë, shkatërrohet nga një zjarr i pashpjeguar.
1692 U bënë varjet e fundit nën akuza “shtrigëri” në Shtetet e Bashkuara.
1763 Opera Scanderbeg fillon shfaqjet e saj të para.
1797 Paris, Andre-Jacques Garnerin bën kërcimin e parë në histori me parashutë në lartësinë 1000 metra.
1924 U themelua Toastmasters International.
1949 Bashkimi sovjetik krijon bombën e parë bërthamore.
1953 Shteti Laos fiton pavarsinë nga Franca.
1960 Shteti i Malit fiton pavarsinë nga Franca.
1964 Jean-Paul Sartre u nderua me Çmimin Nobel, por e refuzoi çmimin.
1964 Këshilli Palamentar Kanadez, vendos përfundimisht
ngjyrat dhe formën e flamurit aktual të Kanadasë.
1965 Përfundoi Lufta e Dytë e Kashmirit mes Indisë dhe Pakistanit.
1966 Bën nisjen nga toka anija kozmike ruse Luna 12.
1968 Programi Apollo: Apollo 7 e sigurtë lëshohet në Oqeanin Atlantik pas realizimit të 163 orbitave të tokës.
1970 Tunku Abdul Rahman largohet nga posti i Kryeministrit të Malajzisë.
1981 U inagurua hekurudha TGV në drejtim Paris-Lion-Paris.
1986 Presidenti amerikan Ronald Reagan nënshkruan Aktin Refomues të Taksave të vitit 1986.
2005 U rrëzua Bellview Airlines Flight 210 në Nigeri, 107 njerëz humbën jetën në këtë aksident.
2006 Michael Schumacher pilotoi garën e tij të fundit në Formula 1 (për tu rikthyer përsëri në pista në vitin 2010).
Të njëjtën ditë, spanjolli Fernando Alonso fitoi Kampionatin e Formula 1 për vitin 2006 duke u bërë piloti më i ri kampion i dyfishtë një pas një duke tejkaluar në këtë pikë pilotët Mika Häkkinen, Michael Schumacher dhe pesë të tjerë.
2008 India lëshon satelitin e saj të parë drejt Hënës (Chandrayaan-1).
2009 Microsoft nxjerr për herë të parë
në qarkullim WINDOWS 7.
2010 Ndalojnë më së fundi që të dalin në shitje PC/?/? të reja që kanë të instaluara Windows XP.
- Lindje
1811 Franz List, kompozitor dhe pjanist hungarez.
1844 Sarah Bernhardt, aktore franceze.
1870 Ivan Aleksejeviç Bunin, shkrimtar rus.
1917 Xhoana Fontein, aktore anglo-amerikane.
1919 Doris Lesing, shkrimtare e nderuar me çmimin Nobel në vitin 2007, angleze.
1920 Timothy Leary, shkrimtar amerikan.
1929 Lev Jasin, futbollist sovjetik.
1937 Manos Loizos, muzikant dhe kompozitor grek.
1943 Kathrin Denev, aktore franceze.
1950 Edi Shukriu, shkrimtare dhe arkeologe shqiptare. Lindi në Prizren më 22 tetor 1950. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa studimet për arkeologji në Universtitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori në Universitetin e Prishtinës (1990). Është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Është arkeologja e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë që botoi përmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston (1972). Anëtare e PEN qendrës së Kosovës (2004-), Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973-). Mori pjesë në International Ëriting Program 2005, University of Ioëa, USA (2005). Përfaqësohet në antologjitë e autorëve shqiptarë e të huaj.
1955 Bill Condon, regjisor dhe skenarist amerikan.
1964 Drazhen Petroviç, legjenda baskebollistike jugosllave.
1964 TobyMac, artist dhe këngëtar amerikan.
1967 Karlos Mencia, komedian, poet dhe aktor amerikan.
- Vdekje
1906 Paul Çezane, piktor francez.
1927 Borisav “Bora” Stankoviç, shkrimtar serb.
1938 Kryepeshkopi Hrisostomos I, primati i Kishës së Greqisë.
1968 Vladimir Turina, arkitekt kroat.
1973 Pablo Casals, violoçelist, dirigjent dhe skulptor spanjol.
1986 Albert Szent-Gyorgyi, nobelist hungarez.
1 person e pelqen kete postim.


Comments Closed