Si Sot me 23 Tetor
23 October, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Posted By Sisot on October 23, 2011
- Video e Ditës
- Ngjarje
425 Valentiniani III zgjidhet Perandor Romak në moshën 6 vjeçare.
1912 Filloi Beteja e Kumanovës në mes Mbretërisë së Serbisë dhe Perandorisë Osmane.
1915 Në qytetin e Nju Jorkut 35.000 gra demostruan në Fifth Avenue, duke kërkuar të drejtën e votimit.
1929 Fillon depresioni i madh në Nju Jork dhe ndjek rënien e ekonomisë perëndimore.
1935 Dutch Schultz, Abe Landau, Otto Berman, dhe Bernard “Lulu” Rosenkrantz vriten në salon në Newark, New Jersey.
1941 19,000 hebrenj u dogjën të gjallë në Dalnik, Odessa nga trupat romune dhe gjermane. Ditën tjetër u vranë edhe 10,000 hebrenj të tjerë. Kolonel-lejtant Nikolae Deleanu kryesoi ekzekutimin.
1942 Që të 12 udhëtarët dhe ekuipazhi i avionit të American Airlines DC-3 vriten kur një avion luftarak amerikan e qëllon atë afër qytetit Palm Springs, Kaliforni, ShBA. Në mesi të të vrarëve është dhe tekst-shkruesi i njohur Ralf Rainger (“Thanks for the Memory”, “Love in Bloom”, “Blue Hawaii”).
1991 Bartolomeo I, zgjidhet kryepeshkop i Stambollit.
2001 Organizata IRA e Irlandës së Veriut pranon çarmatimin pas diskutimeve për paqe.
- Lindje
1871 Gjergj Fishta, Teolog, shkrimtar (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor (mendohet të ketë mbi 20 piktura), deputet. Është shqiptari i parë i kandiduar për çmimin Nobel, dhe përfaqëson letrarin shqip në gjithë madhërinë e tij..
Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.
I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të “Lahutës së Malësisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset” më 1913 “Mrizi i Zanave”.
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”. U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën “Hylli i dritës”, revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën “Posta e Shypnisë” (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i “Lahutës së Malësisë”, (1937).
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën “Foenix”. Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.
1905 Feliks Blloh, fizikant zvicerran, i nderuar me çmimin Nobel në vitin 1952.
1919 Manolis Androniko, aerkolog grek.
1925 Manos Hatzidhakis, kompozitor dhe muzikant grek.
1940 Pele Edson Arantes do Nascimento, futbollist i famshëm brazilian.
1951 Fatmir Sejdiu, profesor, politikan dhe President i Kosovës.
1954 Ang Li, regjizor taivanez.
1959 Naim Balidemaj, poet, publicist shqiptar.
1964 Robert Trujillo, muzikant amerikan.
1976 Raian Rejnolds, aktor kanadez.
1985 Masiela Lusha, është autore, aktore, producente gjithashtu dhe humanitare amerikane me prejardhje shqiptare.
- Vdekje
1688 Dukagjios, shkrimtar francez.
1872 Teofil Gotie, shkrimtar francez.
1892 Abdyl Frashëri, patriot shqiptar.
1921 John Boyd Dunlop, hulumtues skocez.
1944 Charles Glover Barkla,fizikant britanik. Ka fituar çmimin Nobel në vitin 1917.
1959 Jorgos Buzianis, piktor grek.
1986 Eduard Albert Doizi, biokimist amerikan, ka fituar çmimin Nobel për Mjeksinë në vitin 1943.
1 person e pelqen kete postim.




Comments Closed