Si Sot me 24 Nëntor
24 November, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Posted By Sisot on November 24, 2011
- Ngjarje
1642 – Detari hollandez Abel Tasman zbuloi ishullin në jug të Australisë dhe e quajti toka e Van Dimenit, e cila për nder të tij u quajt Tasmania.
1859 – Çarls Darvini botoi librin Origjina e Specieve.
1922 – Shkrimtari dhe pjestari i IRA-s, Robert Erskine Childers, u ekzekutua nga Shteti i Lirë Irlandez për mbajtje të pistoletës pa leje.
1947 – Robert Schuman zgjidhet premier i Francës.
1963 – Lee Harvey Oswald u vra nga Jack Ruby në bodrumin e departamentit policor në Dallas në transmetim të drejtë për drejtë televiziv.
1966 – Avion i linjës ajrore bullgare me 82 udhtarë u rrëzua në Bratisllavë, Sllovaki. Të gjithë udhëtarët gjetën vdekjen.
1966 – New York City përjeton ditën me më shumë tym në historinë e vet.
1976 – Tërmet prej 7,3 në Rusi dhe Iran shkakton 5.000 viktima.
1993 – Në Liverpool, 11 vjeçarët Robert Thompson dhe Jon Venables u dënuan për vrasje të 2 vjeçares James Bulger.
2003 – Filloi veprimin projekti Wikisource
2006 – Dhunuesi izraelit Benny Sela arratiset nga mbikçyrja policore gjatë kohës së transferimit të tijë për në paraburgim.
- Lindje
1394 – Charles, Duke of Orléans, poet francez.
1583 – Juan Martínez de Jáuregui y Aguilar, poet spanjoll.
1632 – Baruch Spinoza, filozof hollandez.
1690 – Charles Theodore Pachelbel, kompozitor gjerman.
1784 – Zachary Taylor, Presidenti i 12-të i ShBA-ve.
1859 – Cass Gilbert, arkitekt amerikan.
1897 – Lucky Luciano, kriminel amerikan.
1911 – Kirby Grant, aktor amerikan.
1925 – Simon van der Meer, nobelist.
1926 – Tsung-Dao Lee, nobelist.
1938 – Charles Starkweather, vrases serik amerikan.
1944 – Ibrahim Gambari, skolastik nigerian.
1954 – Emir Kusturica, regjisor serb.
1968 – Bülent Korkmaz, futbollist turk.
- Vdekje
654 – Emperor K?toku, perandor japonez.
1468 – Jean de Dunois, ushtarak francez.
1572 – John Knox, reformator skocez.
1650 – Manuel Cardoso, kompozitor portugez.
1722 – Johann Adam Reinken, organist gjerman.
1920 – Alexandru Macedonski, shkrimtar romun.
1934 – Sadije Toptani Khanum (Sadijé Hanem) (Nëna Mbretëreshë e Shqiptarëve).
Nëna Mbretëreshë Sadije Zogu
– Toptani, lindi në Tiranë në vitin 1876. Ajo ishte bijë e njërës nga familjet më të fuqishme të Shqipërisë Qendrore, Toptanët e Tiranës. U martua me Xhemal Pashë Zogun në vitin 1883 dhe nga kjo martesë i lindën 7 fëmijë. Mbreti i mëvonshëm i shqiptarëve, Ahmet Zogu, ishte fëmija i dytë dhe lindi më 8 tetor të vitit 1895. Nëna Mbretëreshë Sadije vdiq në Durrës më 24 nëntor të vitit 1934. Ceremonia e varrimit në nderim të Saj u zhvillua më 26 nëntor 1934 në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. U varros në vendin e quajtur Kodra e Gështenjës, në krah të djathtë të rrugës aktuale automobilistike Tiranë – Elbasan, (në jug të Pallatit Mbretëror). Për t’u prehur në një varrezë të veçantë që synohej të bëhej familjare, u ble tokë me një sipërfaqe prej 6 mijë metrash katrorë dhe mbi të u ndërtua një mausoleum që u projektua nga arkitekti i njohur Qemal Butka. Dyert e këtij mauzoleumi u hapën më 30 dhjetor 1935, me pjesëmarrjen e Mbretit Zog I, motrave të Tij princesha, kryeministrit të Shqipërisë, Mehdi Frashëri, etj., dhe më pas trupi i të ndjerës Nënës Mbretëreshë u vendos për t’u prehur përjetësisht në këtë varr-mauzoleum madhështor. Por nuk ishte e thënë të ndodhte kështu pasi Mauzoleumi u demtuar me shpërthim tritoli të vënë enkas më 17 nëntor 1944 nga forcat komuniste të të ashtuquajturës Brigada e Parë, bash ditën kur këto forca pushtuan qytetin e Tiranës. Pas këtij viti rrënojat e mauzoleumit kanë mbetur të paprekura, ndërsa varri i Mbretëreshës Sadije ekziston i pacënuar edhe sot e kësaj dite.
1965 – Abdullah III Al-Salim Al-Sabah, Emir i Kuvajtit.
1967 – Louis Fratto, kriminel amerikan.
1973 – John Neihardt, shkrimtar amerikan.
1980 – George Raft, aktor amerikan.
2005 – Pat Morita, aktor amerikan.
2006 – George W. S. Trow, shkrimtar amerikan.
2006 – Zden?k Veselovský, zoolog çek.
Festa dhe përvjetore
1 person e pelqen kete postim.


Comments Closed