Si Sot me 31 Tetor
31 October, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Posted By Sisot on October 31, 2011
- Ngjarje
1517 – Reformimi Protestant: Martin Luther poston 95 tezat e tij në portën e katedrales në Wittenberg.
1815 – Patentohet llampa e sigurisë për minatorët, nga Humphrey Davy.
1864 – Nevada u pranua si shteti i 36-të i ShBA-ve.
1888- Gjon Dunlap patenton gomat e biçikletave me ajër të ngjeshur.
1892 – Publikohen nga Arthur Conan Doyle “Aventurat e Sherlock Holmes.”
1917 – Beteja e fundit e kalorësisë në histori zhvillohet në Veerseva (Lufta e Parë Botërore). Në këtë betejë, Australianët dhe New Zealanders çliruan qytetin, duke marrë atë nga turqit.
1918 – Austria shpallet Republikë, pasi një revolucioni popullor. Perandori Habsburg Charles braktis fronin.
1922 – Itali, krijohet qeveria fashiste me kryeministër Benito Musolinin, 39 vjeç (duke u bërë kryeministri i ri në historinë e Italisë).
1926 – Magjistari Harry Houdini vdiq nga gangrena.
1941 – U kompletua Mount Rushmore pas 14 vite punë ndërtimi.
1956 -Ulet për herë të parë një avion në Polin e Jugut nga admirali amerikan George Ntioufek.
1961 – Në BRSS, largohet kufoma e Stalinit nga varri i Leninit.
1969 – Realizohet piratia e parë ajrore mbi Atlantik në një avion të linjës San Francisko – Romë.
1984 – Kryeministrja e Indisë, Indira Gandhi u vra në New Delhi nga dy gardianë të sigurisë.
1992 – Papa rikthen respektin në kujtimin e Galilut, pas 359 vjetësh.
1997 – Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Louise Woodward u akuzua nga gjykata në Cambridge, Massachusetts për vrasje të shkallës së dytë me burgim të përjetshëm.
1999 – Yachtsman Jesse Martin u kthye në Melbourne pas 11 muajsh navigim të botës, vetë, pa ndërprerë i pa ndihmuar nga askush.
2000 – Sven Goran Eriksson u bë trajneri i parë i huaj në histori që trajnon ekipin kombëtar të futbollit të Anglisë.
2003 – Mahathir bin Mohamad u largua nga posti kryeministër i Malajzisë pas 22 vitesh shumë të suksesëshme në pushtet.
2004 – President i Uruguait zgjidhet Tavare Vaskes, ai është Presidenti i parë i majtë në vend.
2004 – Pjesë e murit të Berlinit ndërtohet përsëri në kujtim të 1.065 viktimave që u munduan pa sukses ta kalonin atë.
2004 – Ruanda dërgon forca ushtarake për ruajtjen e paqes në krahinën Darfur të Sudanit.
- Lindje
1795 – John Kits, poet britanik. 1815 – Carl Vaierstras, matematikan gjerman.
1887 – Chiang Kai-shek, lider kinez.
1892 – Alexander Alekhine, kampion bote i shahut.
1920 – Fritz Walter, futbollist gjerman.
1922 – Norontom Sihanouk, Mbret i Kamboxhia.
1927 – Narinter Singh Kapani, fizikan Indoamerikan i cili konsiderohet si babai i fibrës optike.
1929 – Bud Spencer, aktori italian.
1930 – Michael Collins, një astronaut amerikan, anëtar i ekuipazhit “Apollo 11?, i cili ka marrë pjesë në misionin e parë në Hënë (1969).
1931 – Dan Rader, gazetar amerikan CBS.
1946 – Carlos Monza, kampion i Argjentinës në boks (pesha mesatare, 1970-1977).
1950 – Zaha Hadid,arkitekt britanezo-irakian.
1953 – Michael Anderson, aktor amerikan.
1961 – Peter Jackson, producent, regjisor
1961 – Larry Mullen, baterist irlandez antar i grupit U2.
1963 – Dunga, futbollist brazilian.
1964 – Marco van Basten, lojtar i famshëm futbolli hollandez dhe trajner i kombëtares Hollandeze.
1965 – Miradije Zymberi, poete shqiptare.
Lindi në Kapit të Medvegjës, aty ku pushtuesi
po mundohej të shuajë gjuhën dhe kulturën shqiptare me anë të dhunës së hekurt, vështirë
ishte të shkolloheshin vashat shqiptare. Por prindërit e Miradijes si
atdhetarë që ishin, si dashamirë të arsimit u shpërngulën në Fushë
Kosovë ku Miradija mbaroi shkollën fillore, pastaj në
Prishtinë mbaroi shkollën e mesme të daktilografisë dhe vazhdoi
studimet. Miradija filloi të merret me shkrime që në fëmijëri në bankat
shkollore. Ajo shkruan poezi dhe publicistikë, shkrimet e saja i hasim në
shumë gazeta dhe revista si dhe në faqet shqiptare në net.
1966 – Adam Horowitz, këngëtar (anëtar i grupit “Beastie Boys”).
1970 – Rogers Stevens, kitarist amerikan (anëtar i grupit Blind Melon).
1981 – Frank Hierro, kitarist amerikan (anëtar i grupit My Chemical Romance).
- Vdekje
1517 – Fra Bartolomeo, 68, piktor italian i Rilindjes.
1723 – Kosimos C de Medici, 81, monark i Firences.
1768 – Francesco Maria Veratsini, kompozitor italian.
1867 – William Ross Zoti, 67, astronom irlandez që e ndërtoi teleskopin reflektues më të madh të kohës së tij.
1879 – Jakobi Abbott, 76, shkrimtar amerikan.
1916 – Charles Rossel, protestant dhjak, i njohur më mirë si Pastor Rochelle, themelues i Dëshmitarëve të Jehovait
1918 – Egon Schiele, piktor austriak.
1939 – Otto Rank, 55, psikolog austriak.
1947 Vëlla GJON PANTALIA, jezuit shqiptar.
Ai u torturua si moskush e vdiq mes dhimbjesh të tmerrshme, në sa armiqtë e Zotit e të Kishës besonin se i kishin larë një herë e mirë hesapet me këtë bir të Jezusit e se emri,
vepra e martirizimi i tij do të zhyteshin përgjithnjë në harresë. Po atje ku harron njeriu, nuk harron Zoti. Askujt nuk do t’i kishte shkuar ndër mend aso kohe, kur nuk njihej as fjala internet, se një ditë emri i martirit do të ridukej me shkëlqim jo vetëm në elterët e kishave katolike e në zemrat e besimtarëve, por edhe në mjetin më modern të komunikimit. Kush dëshiron të dijë më shumë për të, të dhënat krysore mund t’i gjejë në Wikipedi, ku pas emrit të tij, lexohet: ‘Martiri lindi në Prizren më 2 qershor 1887 e vdiq në kuvendin françeskan të Gjuhadolit, shndërruar në burg, më 31 tetor 1947’. E gjen, më pas, nën titullin: “Fra Gjon Pantalia S.J., martir i Krishtit në Shqipëri, ku mund të sodisësh edhe një fotografi tepër të rrallë të tij. Emri i Fratel Gjonit tashmë lexohet edhe në Enciklopedinë e Shenjtorëve, nën titullin “Shërbëtori i Hyjit, Gjon Pantalia”. Më pas të reja për jezuitin mund të lexohen në zërin ‘Martirët’, ku shkruhet edhe për sivëllezërit e tij të martirizuar, Atë Daniel Dajanin, Atë Gjon Faustin, Atë Anton Lulin, Atë Gjon Shllakun. Po për veprimtarinë fetare të vëllaut jezuit natyrisht mund të lexosh edhe në zërin ‘Jezuitët’, ku emri i Gjon Pantalisë është pranë e pranë me atë të Pal Mikit, sivëllaut jezuit që u kryqëzua në Nagasaki të Japonisë më 5 shkurt 1597. Më tutje emrin ia gjejmë të shkruar edhe ndër libra, si ai me titull “Deshën ta mbysin Zotin”; në veprën e Atë Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”; në shkrime të sivëllaut, jezuitit Atë Ernesto Santuçi etj etj. Por duhet kujtuar edhe se figura e tij vijon të jetojë sidomos në zemrën e popullit, i cili me kujtesën e tij pa mort, ia përcjell figurën heroike të vëllaut jezuit e heroizmin e tij breznive të ardhshme.
1956 – Pietro Badoglio, 85, Kryeministër italian.
1984 – Indira Gandhi, politikane indiane.
1986 – Robert Maliken, 90, fituesi i çmimit Nobel (1966).
1993 – Federico Fellini, skenarist dhe regjisor i famshëm italian.
1995 – Anton Pashku, shkrimtar shqiptar.
Ai lindi më 8 janar 1937 në Grazhdanik (katund afër Prizrenit). Nënën, Getën, e kishte nga Zymi, kurse babën, Tonin (bukëpjekës), nga Karashëngjergji
(katund pak më larg Zymit, rrëzë Pashtrikut). Kishte të kryer shkollimin e mesëm – Gjimnazin real në Prishtinë. Gjithë kohën punoi në Rilindje, njëherë gazetar, mandej redaktor i Rubrikës së kulturës e në njëzet vjetët e fundit, redaktor në Shtëpinë Botuese Rilindja. Shkrimet letrare filloi t’i botojë që nga viti 1955. Shkroi prozë dhe drama. Vdiq në Prishtinë, më 31 tetor 1995. Në tregimet e Anton Pashkut dallohen tri qarqe themelore tematike; ai i temës së dashurisë, i vetmisë, të kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm; dhe, qarku tematik për dhunën mbi individin. Tregimet e tij antologjike janë: Nën qarr po rrinte vasha, Floçka, Kulla, Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë, Dy fjalë për një plak dhe librin e tij kushtuar tymit, Kënaqësitë e Megalopolisit, Anija e dehur.Me vlerat e veta të pakontestueshme artistike, romani Oh ka bërë një ndikim të ngadalshëm por të fortë në prozën shqipe, që nga koha e shfaqjes së tij. Dramat e Pashkut Sinkopa e Gof janë luajtur në Teatrin e Kosovës, në Teatrin ITD tëZagrebit, në Teatrin e Shkupit dhe në teatro të tjera të shqiptarëve. Vepra e tij letrare, është bërë vlerë kulturore kombëtare dhe tashmë është materie që mësohet në të gjitha nivelet e shkollave shqipe, ku ligjërohet letërsia bashkëkohore shqipe.
1996 – Vladimir Letsai, përgjegjës për çështjet bërthamore në Rusi, kryen vetëvrasje.
2006 – William Franklin, 81, aktor britanik.
2006 – Fanta Keita, 22, kampione xhudo, nga Senegali, vdiq në qendrën e trajnimit ndërkombëtar të Rabat, Marok.
2006 – PG Boot, 90, politikan i Afrikës së Jugut
- Festa dhe përvjetore
Dita Botërore e Kursimeve.
1 person e pelqen kete postim.


Comments Closed