Skandal/ “Dosjet e emigrantëve dërgohen në Ambasadë kur të mbushtet thesi”
27 May, 2010 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Shtet pa program,shtet pa stradegji,shtet që sorollat emigrantët dhe vendasit,dy vjet për të bërë bashkimin familjar.
Një nga problemet më të theksuara të emigrantëve është bashkimi familja.Procedura nga momenti i aplikimit e deri të merret viza në ambasadë në Shqipëri,zgjat pothuajse 2 vjet,citon Newsit.gr.
Procedura fillon duke aplikuar në Bashki,prej andej zarfi shkon në Prefekturë,nga Prefektura shkon në Ministrinë e Jashtme dhe prej andej shkon në ambasadë-konsullatë.
Pasi emigranti ka aplikuar duhet rreth një muaj që Bashkia të dërgojë zarfin në Prefekturë.
Prefektura vonon rreth katër muaj që të dërgojë zarfin në Ministrinë e Jshtme,ndërsa Ministria e Jashtme nuk ka afat për të dërguar zarfat në ambasadë-konsullatë.
Përgjigjia e ministrisë ishte:”Zarfat e emigrantëve i dërgojmë në ambasadë kur të mbushet thesi.Ka raste që ikën ditën e dytë pasi e ka dërguar prefektura dosjen,ka raste që ikën pas një muaji,ka dhe raste që ikën pas dy muajsh.Ne këtu i mbajmë e shumta ,dy muaj tha përfaqësuesi i ministrisë.”
Rasti e një emigranti(për fat të keq nuk është i vetëm) zarfi i të cilit ka ikur nga Prefektura në datën 3 shkurt 2010 përgënjeshtron deklaratën.
Sot është data 27/05/2010,dmth kanë kaluar tre muaj nga momenti i largimit të zarfit nga Prefektura.
Me këtë deklaratë përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme na dha të kuptonim se loja ndaj emigrantë vazhdon,askush nuk mendon për ata…
Burimi www.albnow.com


Komente: