Skandal në kosullatën e Gjirokastrës,sorollatin emigrantët dhe gënjejnë gazetarët
18 March, 2010 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Në doganën e Kapshticës emigrantët që kalojnë me Laissez Passer nuk u është e nevojshme viza.
Në doganën e Kakavijës,sipas punonjësve të doganës me të cilët komunikoi Newsit.gr,është e domosdoshme pajisja me vizë për të gjithë ata që nuk kanë dokumentin origjinal në dorë.
Në konsullatën e Gjirokastrës një tjetër kaos i pret emigrantët.Sipas një emigranti i cili shkoi për tu pajisur me vizë,i kërkuan që të vulosi fotokopjen e pasaportës të re në bashkinë e lagjes ku ai dorëzon dokumentat në Greqi.
Pas një komunikimi të Newsit.gr me konsullatën e Gjirokastrës,ata refuzuan se kanë kërkuar fotokopje të pasaportës nga institucion grek.
Kosullata e Gjirokastrës deklaroi se është i domosdoshëm një vërtetim nga bashkia se personi në fjalë është i ligjshëm dhe se nuk ka kërkuar fotokopje të pasaportës.Githashtu kosullata thekson se personi në fjalë nuk ka aplikuar për vizë gjë që e përgënjeshtron emigranti i cili ka aplikuar -siç thotë-ka paguar 3,500 lek të reja dhe i kanë refuzuar vizën.
Newsit.gr kërkoi sërish sqarime nga punonjësi mirpo ai është larguar nga zyra pasi kaloi 8 orarshi i punës,
Nësër në mëngjes Newsit.gr do të komunikojë sërish me punonjësin me inicialin e mbiemrit C dhe do të dëgjojmë reagimin e tij për “gënjeshtrën” që na tha.
Burimi Albnow.con
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Comments Closed