Studimi, Greqia e Serbia eksportueset e AIDS në Europë
May 20, 2009 nga N.Papa
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia
Vende të Ballkanit, si Greqia dhe Serbia janë ndër vende kryesore eksportuese te virusit vdekjeprures HIV ne harten e re te publikuar per perhapjen e SIDA-s ne Europe. Keto dy vende, se bashku me Spanjen dhe Portugaline jane eksportuese te virusit HIV fale turisteve dhe emigranteve te shumte qe vizitojne keto vende.
Shkencetaret te cilet kane realizuar nje harte per perhapjen e virusit HIV ne Europe thone se jane pikerisht pushuesit e infektuar ne vende te ndryshme per t’u fajesuar per kete semundje. Sipas kesaj harte, Greqia, Serbia, Portugalia dhe Spanja jane eksportuesit me te medhenj te virusit HIV ne Europe. Britania e madhe eshte nje eksportues dhe importues i virusit ndersa te rrezikshme jane edhe vende te tilla si Izraeli, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra ndersa vende te tilla si Austria, Belgjika, Danimarka, Gjermania dhe Luksenburgu jane vende importuese te virusit vdekjeprures.
“Viruset levizin neper Europe me udhetaret, ndaj programet e shendetit ne vende te ndryshme nuk duhet te synojne vetem popullaten kombetare, por leksionet per masat parandaluese duhet te shkojne edhe tek turistet, emigrantet dhe udhetaret” thuhet ne kete studim nderkombetar.
(d.b/News24/BalkanWeb)


Komente
Jep dhe ti mendimin tend duke shkruar nje koment...