Sulmet ndaj turistëve, Greqia: Qytetarë bëni kujdes në Maqedoni
3 March, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Autoritetet greke kanë dënuar sulmin dhe mbishkrimet anti greke në autobuzët turistik të Maqedonisë të cilët po vizitonin qytetin e Ohrit, në fundjavë, duke u bërë thirrje qytetarëve grekë të kenë “kujdes të posaçëm” kur vendosin të vizitojnë Maqedoninë fqinje. Tre autobuzat që transportonin turistë, ishin parkuar në qendër të Ohrit, teksa janë pikturuar me spray me parulla të tilla si “Maqedonia e Bashkuar”, “Aleksandri i Madh” dhe disa ofendime të rënda për Greqinë.
ATHINE- Autoritetet greke kanë dënuar sulmin dhe mbishkrimet anti greke në autobuzët turistik të Maqedonisë të cilët po vizitonin qytetin e Ohrit, në fundjavë, duke u bërë thirrje qytetarëve grekë të kenë “kujdes të posaçëm” kur vendosin të vizitojnë Maqedoninë fqinje.
“Inkurajojmë shtetasit grekë, që të ndërmarrin masa për kujdes të veçantë derisa qëndrojnë ose kalojnë nëpër Maqedoni”-theksohet në deklaratën e nxjerrë nga Ministria e jashtme e Greqisë.
Të tre autobuzat që transportonin turistë, ishin parkuar në qendër të Ohrit, teksa janë pikturuar me spray me parulla të tilla si “Maqedonia e Bashkuar”, “Aleksandri i Madh” dhe disa ofendime të rënda për greqinë.
Pas kësaj ngjarjeje, turistët janë shoqëruar në Greqi nën mbrojtjen e policisë. Ndërkohë autoritete të qytetit të Ohrit kanë kërkuar ndjesë për ngjarjen e rëndë.
“Ne nuk bëjmë dallime mes mysafirëve tonë, të gjithë janë të barabartë e të mirëpritur”- ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Ohrit, Aleksandar Petreski, duke i kërkuar policisë të kapë dhe të ndëshkojë autorët e ngjarjes. “Unë mendoj se incidenti është bërë me qëllim dhe se populli i Ohrit nuk qëndron prapa tij “- theksoi Petreski.
Athina dhe Shkupi janë mbërthyer në një momarrëveshje 18-vjeçare mbi emrin e Maqedonisë. Tensionet arritën kulmin prillin e kaluar kur Athina bllokoi hyrjen e Maqedonisë në NATO, duke argumentuar se emri Maqedoni nënkupton pretendime territoriale ndaj provincës veriore e saj e quajtur me të njëjtin emër.
Që prej kësaj ditë , janë raportuar incidente të vogla nga të dyja anët e kufirit.
(erjola nurcelli/Balkanweb


Komente: