Greqi, shpërthim bombe para ndërtesës së një kompanie detare
March 27, 2009 nga N.Papa
Filed under Emigracion
ATHINË- Një bombë shpërtheu fuqishëm në një lagje të Pireut, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz. Bomba shpërtheu sot në mëngjes para një ndërtese ku gjendeshin zyrat e një kompanie detare në Keratsini, një lagje e populluar në portin e Pireut, pranë Athinës duke shkaktuar dëme materiale, bëri të ditur një burim policor.
Shpërthimi ndodhi në orën 04:10 dhe u cilësua si një shpërthim i fortë nga policia. Lënda plasëse ishte vendosur në hyrje të ndërtesës. Si pasojë e këtij shpërthimi u thyen xhamat e disa apartamenteve dhe dhjetra veturave të lagjes.
Aktet e dhunës dhe atentatet janë shumëfishuar në Athinë që nga vdekja në muajin dhjetor 2008 të një adoleshenti, i cili u vra nga një polic në lagjen Exarchia, në qendër të kryeqytetit grek. Në shënjestër tani janë vënë vecanërisht zyrat e kompanive shtetërore.
(d.b/BalkanWeb)

