Sugjerime nga “AskMen” (FOTO)

April 25, 2009 nga N.Papa  
Filed under Eros-Epsh

Lucy Pinder është modele dhe pronare e gjinjve më natyrale të planetit, dhe njëra nga dëshirat më të mëdha mashkullore që nga viti 2003.
Lucy Pinder është modele dhe pronare e gjinjve më natyrale të planetit, dhe njëra nga dëshirat më të mëdha mashkullore që nga viti 2003.

Ajo u “zbulua” rastësisht nga një fotograf amator, gjersa po nxinte lëkurën nën rrezet e forta të diellit, në një nga plazhet e Spanjës.

Sot, imazhi i Lucy-it, ose më saktë – gjinjtë e Lucy-it, zbukurojnë ballinat e revistave më të famshme botërore, ndërsa revista “AskMen”, ka zgjedhur disa fotografi të nxehta për të paraqitur imazhin e saj.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Femrat e bukura, aktrojnë orgazëm dhe kënaqësi të rrejshme

February 22, 2009 nga N.Papa  
Filed under Eros-Epsh

Femrat e bukura më shpesh aktrojnë orgazmën apo kënaqësinë e rrejshme, transmeton “Newslite”.

Femrat e bukura më shpesh aktrojnë orgazmën apo kënaqësinë e rrejshme, transmeton “Newslite”. Studimi i cili sjelli këtë rezultat, është realizuar te mbi 30 000 femra, të cilat kanë folur haptas me ekspertët e seksit për shkaqet dhe aktrimin e orgazmës.

Çdo e treta femër e anketuar, ka pranuar se aktron kënaqësi në krevat përgjatë aktit seksual me partnerin e saj. Studimi ka zbuluar po ashtu se ndaj aktrimit të orgazmës më besnike janë femrat e nivelit të ulur, femrat e bukura dhe ato tërheqëse për seks.

Shkaqet kryesore që shtyjnë gjininë e bukur drejt aktrimit të kënaqësisë së rrejshme janë:

* që partneri të mos ndjehet i paafte
* që e gjithë “puna” sa më shpejtë të mbaroj
* partneri nuk ju ka pëlqyer
* që të ruajnë qetësinë dhe t’ju shmangen sqarimeve
* që partneri të ndjehet mirë

Edhe përkundër lirisë së madhe seksuale dhe edukimit adekuat, femrat ende ndjenë nevojë të aktrojnë orgazëm dhe kënaqësi të rrejshme në shtrat. Shkaku kryesor i gjithë kësaj është vëmendja ndaj partnerit dhe “kujdesi” për ndjenjat e tij.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Meshkujt dhe femrat nuk flasin njëlloj

February 2, 2009 nga N.Papa  
Filed under Psikologji

Janë më se të ndryshëm në natyrë, në sjellje, por meshkujt dhe femrat duket se dhe kur flasin kanë një mënyrë të ndryshme të të kuptuari të fjalëve. Çfarë kupton ajo me makine dhe çfarë kuptimi i jep ai fjalës çarje? Edhe termi shoping, shpesh ndryshon kuptim në varësi të gjinive. Kështu shpesh e njëjta fjalë mund të marrë kuptime të ndryshme, ndonjëherë dhe të kundërta, kur flitet në një bisedë mes një mashkulli dhe një femre. Ja disa shembuj si i kuptojnë gjërat:

Makina
Ajo: Mjet transporti, në origjinë e konceptuar për të udhëtuar në rrugë të braktisura; sot është e pamundur të arrish në orar në një vend dhe akoma më e pamundur të gjesh një vend parkimi aty ku duhet, domethënë përpara dyqanit të preferuar.

Ai: Për të makina është si një shtëpi e dytë. Në emër të saj janë kërkuar dhe krijuar borxhet e para, në brendësinë e saj janë konsumuar dashuritë e para. Dhe gjithmonë nga vlerat dhe fuqitë e saj, matet dhe vlera dhe fuqia e pronarit.

Gënjeshtra
Ajo: Një pohim i cili nuk korrespondon tamam me të vërtetën. Gënjeshtrat thuhen për të mirë, për të evituar zënka, për t’i bërë qejfin dikujt, për të bërë më të lehtë një lajm të keq, për të fshehur një dobësi të vetën dhe për të mos ofenduar.

Ai: Duke përjashtua raste shumë ekstreme, nuk mund të ekzistojë një marrëdhënie ne çift pa gënjeshtra. Ata do të sugjeronin që kur bëhen premtimet e martesës të thuhej: “Betohem të them, thuajse gjithmonë të vërtetën, ose thuajse të vërtetën”ndryshoj

Ajo: Folje që nëse del nga goja e një burri duhet të shkaktojë panik. Për dashuri, femrat mund të ndryshojë deri në maksimum, deri në pikën që nuk njihen më, por rrallëherë e vendosin në dukje. Përkundrazi, kanë tendencën ta mohojnë, për të mos pranuar dobësi dhe varësi. Meshkuj në të kundërt rrallë ndryshojnë, por gjithmonë thonë se kanë ndryshuar, ose mund të ndryshojnë.

Ai: Meshkujt në përgjithësi ndryshimi i tremb. Kur i thonë një femre, “sa ke ndryshuar” zakonisht e kanë për më keq. Ndërkohë që kur i thonë “nuk ke ndryshuar”, thuajse gjithmonë mund të merret si një kompliment.

Chat
Ajo: Vend takimi virtual në internet, në të cilin ëndërrohet të takohet një dashuri e madhe dhe gjen thuajse gjithmonë ndonjë maniak.

Ai: Një bashkëbisedim, që mund të finalizohet me një takim erotik. Për këtë punë njerëzit hynë në chat… Por, fatkeqësisht shpesh takohen femra që ëndërrojnë dashurinë e madhe.

Vonesë

Ajo: Në moshë madhore, ajo periudhë në pritje të ciklit menstrual, që provokon një gjendje ankthi. Mund të dyshohet për një shtazani të padëshiruar, të dëshiruar, ose ndonjë lloj shqetësimi tjetër.

Ai: Një defekt femëror. Për të kuptuar origjinën e tij, duhet të shkosh në kohë në momentin e vonesës së madhe. Aludohet në momentin e parë, kur përpara altarit ose në bashki u ligjëruar e drejta e gruas për t’u pritur dhe për t’u dëshiruar. Burri pranoi, tha “po”, tashmë nuk ka pse të qahet.

Krizë

Ajo: Një krizë e fortë që vjen pas një kohe të mbushur plot me shqetësime, sqarime, bashkime, shpresa, ndarje, zënka, zhgënjime, ndërrime mendjesh, ndjenjash faji, mërish, faljesh dhe fajësimesh që mund të zgjasë me vite.

Ai: Termi i shkurtuar i shprehjes “Na çave …”, që përdoret shpesh dhe nga femrat dhe në formën e saj të plotë.

Shooping

Ajo: E përkufizojnë kënaqësinë e të blerit gjëra, veshje, këpucë, etj, sepse ndryshon nga bërja e pazarit, që përfshin të tjera gjëra. Kërkon shumë kohë dhe jo domosdoshmërish shumë para për të shpenzuar. Blerja është gjithmonë një burim gëzimi, por një pjesë e madhe e kësaj kënaqësie qëndron në të shëtiturit nëpër vitrina, të provosh fustane që nuk do t’i blesh kurrë, të gjesh raste me ulje, etj.

Ai: Emri me të cilin femrat përkufizojnë harxhimin kot të parave. Aktiviteti normal i shpenzimeve tregohet me shprehjen “po shkoj të bëj pazar”, ndërsa kur thuhet “po shkoj për shooping”, parashikohet një pasdite shkatërruese për ekonominë familjare.

Sjelljet e mira

Ajo: Rregullat e edukatës dhe xhentilesës. Sjelljet e mira përfshijnë gjithçka që ka të bëjë në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët, që nga mënyra e të sjellit e deri tek gjeste xhentile që e bëjnë të lumtur një femër; përfshihen dhe detyrimet dhe gjërat e ndaluara, për sa i përket sjelljes dhe veshjes.

Ai: Që nga kohët e hershme, gratë e meshkujve vulgarë thonë që duhet të zgjedhësh një mashkull që di të sillet mirë. Ata që të lirojnë vendin, që të puthin dorën, që të servirin verën dhe ujin, dhe që hapin derën e makinë përpara që të hipësh në të. “Do martohesha me të”, mendojnë ndërkohë që tashmë janë martuar me dikë tjetër. Atëherë çfarë vlere ka?!

Përmirësoni vetëvlerësimin

Të kesh një jetë seksuale të kënaqshme do të thotë së pari të dish të vlerësosh veten. Nëse një femër nuk vlerëson tiparet, trupin apo aftësitë e veta, atëherë është absurde të presë që ta vlerësojë dikush tjetër dhe, në këtë rast, partneri i saj. Nëse arsyeja që partnerët vuajnë lidhjen e tyre për shkak të mungesës së vlerësimit, atëherë ka një rrugë përmes së cilës mund të ndihmojnë marrëdhënien e tyre. Një mënyrë për të përmirësuar vetëvlerësimin kërkon të rigjykoni nivelin e vlerësimit tuaj dhe të krijoni një plan për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes. Edhe pse mund të jetë e vështirë të jeni të ndershëm dhe të mos kritikoni veten, është një zgjidhje shumë e mirë të filloni të vini një listë rreth të gjitha gjërave që bëni dhe nuk bëni, dhe të shihni se çfarë nuk shkon në karakterin tuaj. Kjo mund të jetë pak e rrezikshme sepse shumë prej njerëzve, në këtë kulturë “vetëshëruese”, e kanë të vështirë të flasin për veten e tyre.

Të transmetosh erotizëm

Meshkujve u pëlqen të injorohen dhe të dëshirohen njëkohësisht. Për këtë duhet të veprosh në disa drejtime. Nganjëherë duhet të afrohesh, pastaj të tërhiqesh, të marrësh iniciativën dhe pastaj të të joshin. Përpiqu të jesh e natyrshme dhe të bësh lëvizje të paramenduara. Sigurisht që nuk mund të ndryshoni në mënyrë natyrale gjoksin apo shpatullat tuaja, por nëse zgjidhni veshjen e duhur, paraqitja juaj e jashtme do të përmirësohet dhe bashkë me të edhe vlerësimi për veten. Nëse keni besim tek vetja, atëherë do të keni besim në çdo gjë që do të bëni dhe në aktin tuaj seksual do të ndjeheni në formë dhe të sigurt që po i dhuroni parterit kënaqësinë që do të dëshironte. Të kesh vetëkontroll do të thotë të jesh e aftë të komunikosh emocionet, ndjenjat dhe, në fund të transmetosh erotizëm në çdo gjest, në çdo shikim, në çdo fjalë.

Aspekti emocional në çift

Teoritë e psikologjisë së zhvilluar pohojnë se mashkulli duhet të kujdeset më shumë për mbrojtjen fizike të partneres se sa aspektin emocional, sepse kjo ndihmon të dy parterët. Nga ana tjetër mendohet se femrat mërziten më shumë për tradhtinë emocionale dhe interesi i tyre i zhvilluar vlen më shumë kur njeriu i tyre i zemrës ndodhet pranë saj për ta ndihmuar në rritjen e fëmijës. Por studiuesja R. Harris, e Universitetit të Kalifornisë, sfidoi teoritë në tre studime të ndryshme. Në studimin e parë, studiuesit masnin trysninë e gjakut në ritmin e zemrës për një grup meshkujsh e femrash, ndërkohë që ata imagjinonin skena në të cilat partnerët e tyre bënin tradhti seksuale apo emocionale. Ajo zbuloi se meshkujt paraqisnin një reagim më të madh fizik ndaj tradhtisë seksuale, ndërkohë që femrat reagonin ndaj të dy skenave, me një tendencë të lehtë për t’iu përgjigjur më shumë, që ashtu si edhe burrat, skenës së tradhtisë intime.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Femrat, dëshira seksuale si meshkujt

October 21, 2008 nga N.Papa  
Filed under Eros-Epsh

Shpesh meshkujt mendojnë se dëshira seksuale e femrave është ndryshe nga ajo që ata shfaqin vetë. Por sipas studimeve më të fundit, rezulton se femrat priren të kenë dëshira të përafërta seksuale me meshkujt edhe pse e kanë të vështirë t’i pranojnë apo t’i shprehin ato. Nuk ka rëndësi se sa shumë jepeni pas një femre për ta bërë atë për vete, sa romantikë tregoheni për t’i shtuar edhe më shumë pikë vetes, kur vjen fjala për seks meshkujt marrin atë që japin. Nëse shpejtoheni për të kryer marrëdhënie seksuale, partnerja juaj mund t’u ndajë ose jo, kjo është zgjedhja e saj. Nëse nxitoheni, partneri juaj mund të përjetojë edhe dhimbje ose siklet në vend të kënaqësisë. Gjithashtu shumë meshkuj të cilët nxitojnë për të kryer marrëdhënie seksuale, në fund ndihen të turpëruar dhe aspak në formë për herën tjetër.
Teknikat
Nëse jeni aq shumë të përqendruar në teknikë, harroni që jeni ju në rolin e protagonistit, pra të atij që udhëheq aktin seksual dhe përfundoni në një spektator. Nëse jeni shumë i fokusuar në pozicionet e reja, rrezikoni të humbisni një ose më shumë kënaqësi që u dhuron seksi. Në rastin më të keq, nëse jeni shumë të shqetësuar rreth asaj çfarë po bëni, nuk do të mund ta ndaloni më afshin tuaj dhe akti seksual do të zgjasë kaq shumë sa partnerja juaj do të jetë e thatë, e lënduar, dhe me dëshirën më të madhe që ky takim seksual të mos ishte bërë kurrë. Kur e gjithë eksperienca seksuale fokusohet në dëshirën për të kryer disa herë marrëdhënie dhe për t’i dhuruar partneres orgazma të shumëfishta, ju dhe partnerja juaj në fund të aktit mund të jeni të dy zhgënjyer, pasi nuk keni marrë aspak kënaqësinë që kishit menduar. Në disa raste partneri priret të ushtrojë presion mbi femrën që ka në shtrat, e cila mund t’i përkeqësojë edhe më shumë gjërat, pasi nga ana e saj bëhet më e vështirë për të shtuar epshin dhe ndjerë kënaqësinë që do të dëshironit të përjetonit në atë çast. Nëse e forconi mendjen dhe gjithë trupin tuaj gjatë aktit seksual, veç organeve gjenitalë, aktivizohen më shumë pjesë të trurit tuaj. Kjo është konfirmuar nga studimet më të fundit mjekësore që analizojnë lidhjen e trurit dhe orgazmës. Eksperimentimi i meshkujve dhe femrave të cilat arrinin në orgazëm, pavarësisht problemeve të tyre me shtyllën kurrizore dhe humbjes së ndjeshmërisë, organet e tyre gjenitalë tregonin një lidhje mes forcës së trurit dhe bashkimit të parterëve për të lehtësuar kënaqësinë e një orgazme.
Koha
Nëse merrni më shumë kohë për t’u koordinuar me partnerin dhe veten tuaj për t’u fokusuar në kënaqësinë e të gjithë trupit dhe jo vetëm një pjese të veçantë të tij, atëherë do të evitoni tri gabimet më të zakonta të formës së kryerjes së seksit tek meshkujt: Ngutja për të kryer marrëdhënie seksuale, krijimi i një akti seksual mekanik dhe derdhje e parakohshme. Duke ulur ritmin, qëndruar në të tashmen dhe duke i lejuar vetes suaj rrjedhjen natyrale të gjërave, duke përfshirë puthjet, komplimentet, masazhet, do të bëni të mundur krijimin e një energjie seksuale e cila do të përhapet në të gjithë trupin tuaj. Seksi do të zgjasë më shumë dhe me pjesëmarrjen e të dy partnerëve, duke shtuar eksitimin seksual dhe kënaqësinë e një orgazme.

Praktikat seksuale

Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerëzve me seks të kundërt ose të njëjtë, zakonisht përfshijnë prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Përvojat seksuale mund të kenë të bëjnë sa me emocionet aq edhe me aktet fizike. Marrëdhëniet pozitive midis dy partnerëve mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e tyre seksuale dhe në ndjenjat intime mes tyre. Disa njerëz besojnë se nuk ka kuptim të ketë marrëdhënie seksuale po të mos të ekzistojë dashuria midis dy partnerëve. Por ka të tjerë që nuk kanë një partner të rregullt dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale aktive. Marrëdhëniet seksuale dhe dashuria nuk janë saktësisht e njëjta gjë. Megjithatë, për shumë njerëz dashuria dhe marrëdhëniet seksuale shkojnë së bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnë marrëdhëniet seksuale ose si një aktivitet i natyrshëm që është eksitues dhe pa rreziqe, ose si një aktivitet i dëmshëm, anormal dhe i rrezikshëm.

Nxitjet e momentit

Vendimi për të pasur marrëdhënie seksuale është një vendim i madh dhe është e rëndësishme të kuptohen pasojat e një vendimi të tillë. Mund të jetë një mrekulli, por ju mund të ndjeheni fajtorë dhe të zhgënjyer më pas, nëse mendoni se nuk morët vendimin e duhur dhe nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për të hyrë në marrëdhënie të tilla. Njerëz të ndryshëm vendosin të fillojnë aktivitetin seksual për arsye të ndryshme: nga kurioziteti, nga të qenit nën presionin e partnerit të tyre, sepse duan të kënaqin partnerin tjetër, ose sepse shokët/shoqet e tyre e bëjnë një gjë të tillë. Disa të tjerë vendosin që të presin derisa të martohen ose ta njohin mirë partnerin. Nganjëherë ky është një vendim që njeriu e merr nga nxitja e momentit, por, gjithsesi, nuk është gjithmonë një vendim i lehtë për t’u marrë. Por mos harroni se mund të thoni edhe jo. Dhe, pavarësisht nëse thoni po ose jo, mendoni si për pasojat e mundshme, ashtu edhe për kënaqësinë.

Marrëdhënia seksuale

Marrëdhënia seksualë është si një zjarr që gjithkush do ta dëshironte. Për sa kohë shprehet në përkushtimin mbrojtës të një marrëdhënieje që bazohet në ndjenja dhe dashuri, është i mrekullueshëm, i ngrohtë dhe romantik. Por kur marrëdhënia përdoret thjesht për kënaqësi atëherë kthehet në rutinë. Dhe pornografia e nxjerr seksin jashtë kontekstit të ndjenjave.
Pornografia është një biznes i madh që bën shumë para pa u kujdesur se si. Ata të tregojnë çdo gjë që mendojnë se do të të bëjë të vish të blesh prapë. Imazhet e seksit që jep pornografia shihen ditët e sotme nga shumë njerëz, ku mes tyre mund të këtë dhe nga ata që nuk lejohen për shkak të moshës. Një nga fushat më jetësore të mjedisit mendor është një ide e shëndetshme e asaj që ne jemi seksualisht. Nëse këto ide ndoten, një pjesë kyçe e qenies sonë shtrembërohet. Kultura pornografike të thotë se seksi, dashuria dhe intimiteti janë e njëjta gjë.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks