Greqi, konfirmohet rasti i trete i virusit H1N1
May 27, 2009 nga N.Papa
Filed under Emigracion
ATHINE- Autoritetet greke kanë konfirmuar një rast të tretë me virusin e gripit H1N1 dhe bënë të ditur se po verifikojnë edhe katër raste të tjera të dyshuar.
Ministri i Shëndetësisë, Dimitris Avramopoulos shpjegoi me anë të një deklarate publike se rasti i ri i konfirmuar është një student 20-vjeçar nga Selaniku, që ishte i shoqëruar me një person tjetër, i cili u identifikua nga telekamerat termike në aeroportin e Athinës ndërsa kthehej nga një udhëtim në Edinburg, Skoci. Të dy personat janë shtruar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Katër studentë të tjerë, nga grupi që po kthehej nga Edimburgu, aktualisht janë nën kontroll.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)

