Shihni gjithshka mbi shenjen tuaj te horoskopit!
April 16, 2009 nga InXhiNieR
Filed under Parashikimi i Yjeve
Dashi
Keni nje personalitet shume dinamik. Cdo here doni te dilni diku dhe te beni dicka. Asnjehere nuk doni te rrini kot. Urreni ta kaloni kohen duke ndejtur dhe duke e pritur aventuren apo fatin te vije tek ju. Ne fakt kur keni ide apo plane te reja, shpejtoni qe sa me shpejt te filloni me realizimin e tyre. Jeni nje udheheqes i mrekullueshem dhe vetebesimi juaj eshte cdo here i larte. Rreziqet i pranoni me nje entuziazem me te madh. Edhe pse ndonjehere ka mundesi te ndiheni te pasigurt, askush nuk mund t’a kuptoje ate. Ju nuk mund te qendroni indiferent ndaj gjerave te cilat permbajne kenaqesi, sidomos ndaj atyre qe permbajne aventure. Zakonisht flitni pa menduar shume dhe pa i analizuar gjerat paraprakisht. Kjo zakonisht shkakton ofendim te te tjeret, mirepo sjellja juaj ben qe ata te kene mendim pozitiv per ju.
Marredheniet e Dashit me shenjat e tjera:
Dashi & Dashi: Kjo mund te jete lidhje e fuqishme emocionale, mirepo te dy palet deshirojne te jene ‘˜kryesori’.
Dashi & Demi: Dashi shume shpejt lodhet nga lidhja me Demin. Mirepo varesia ndermjet te dy paleve eshte e madhe.
Dashi & Binjaket: Ky eshte nje cift i mrrekullueshem, sepse te dy palet u kenaqen gjerave te reja dhe komunikimit.
Dashi & Gaforrja: Kjo fillon si lidhje e fuqishme dhe e sigurte, mirepo shume shpejte kalon vetem ne kujtim te thjeshte.
Dashi & Luani: Nese mund te gjejne menyre dhe hapesire per kompromis, kjo mund te jete nje kombinim i mrekullueshem.
Dashi & Virgjeresha: Mosmarreveshje te medha, eshte mire qe temos realizohet ky kombinim.
Dashi & Peshorja: Kjo mund te jete nje lidhje e mrekullueshme, mirepo jo lidhje serioze dhe afatgjate. Dashi & Akrepi: Xhelozia e Akrepit dhe pavaresia e Dashit, eshte nje kombinim mjaft i mire.
Dashi & Shigjetari: Te dy palet tregojne interesime te perbashketa dhe si cift veprojne per mrekulli.
Dashi & Bricjapi: Pas cdo kendi te kesaj lidhje, presin argumente te shumta.
Dashi & Ujori: Me mirekuptim te vogel, ky eshte nje kombinim qe premton shume.
Dashi & Peshqit: Kjo lidhje mund te mbijetoje vetem nese secila pale i pergjigjet nevojave te pales tjeter.
Karakteristikat e Dashit:
Elementi: Zjarri
Planeti: Marsi
Ngjyra: E kuqe
Lulja: Barbaroze
Kafsha: Delja
Shteti: Anglia
Hekuri: Celiku
Guri i Lindjes: Diamanti
Demi
Njerezit llogarisin ne ju qe t’i kryeni punet me kohe dhe me sukses kur te tjeret deshtojne. Nuk jeni fillestar, mirepo ju keni mundesi dhe jeni te gatshem t’i kryeni gjerat qe kane deshtuar nga te tjeret. Cilesia juaj me e madhe eshte durimi juaj qe e keni per gjerat. Kjo u ben qe te jeni te suksesshem ne te gjitha sferat. Nese ndonje person u tradheton nje here, nuk keni me vullnet te bashkepunoni me te. Ne ambient te ri nuk ndjeheni rehat, keni ndjesine se jeni mysafir i padeshiruar. Ndonjehere ndiheni ne menyre shqetesuese. Durim i madh gjendet ne ju, mirepo rralle here e tregoni. Sidoqofte nese te tjeret u vene ne situata te padeshirueshme ju dini edhe anen tjeter ta tregoni. Dini te jeni shume agresiv. Jeta me Demin nuk eshte cdo here interesante.Ndonjehere kritikat tek ju jane te mireseardhura, ndonjehere i urreni. Ndonjehere jeni shume xheloz, ndonjehere as qe doni te degjoni per xhelozine. Ka raste ku ju tregoni se nuk keni vullnet te punoni dhe zakonisht kur jeni ne gjendje te tille eshte veshtire te filloni.
Marredheniet e Demit me shenjat e tjera:
Demi & Dashi: Dashi shume shpejte do te lodhet nga lidhja e ngadalshme dhe nga varshmeria me Demin.
Demi & Demi: Ky kombinim mund te jete i mire per nje kohe te shkurter, sepse te dy palet do te duan te largohen.
Demi & Binjaket: Te dy palet varen nga njeri tjetri, gje qe tregon se ka mundesi te dale dicka nga kjo lidhje.
Demi & Gaforrja: Interesat dhe deshirat e perbashketa e bejne kete nje marredhenie harmonike.
Demi & Luani: Keta te dy do te perfundojne duke e larguar njeri tjetrin. Ide e keqe per kombinim te ketille.
Demi & Virgjeresha: Demi mund t’i inicoje pasionet e Virgjereshes. Lidhje qe premton.
Demi & Peshorja: Qe te dy per nje kohe shume te shkurter do te lodhen nga kerkesat e njeri tjetrit.
Demi & Akrepi: Fillon per mrekulli, mirepo asnjeri nuk deshiron qe kjo lidhje te zgjase.
Demi & Shigjetari: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavites, do ta kene veshtire te rrine se bashku.
Demi & Bricjapi: Te dy duan te kene mbeshtetje te sigurte. Te dy mund ta sigurojne kete. Ide e mire.
Demi & Ujori: Liria dhe dashuria e madhe per Ujorin, shume shpejte mund te kaloje ne deshperim.
Demi & Peshqit: Mund te mos e kuptojne njeri tjetrin, mirepo te dy jane te terhequr nga njeri-tjetri. Lidhje qe premton.
Karakteristikat e Demit:
Elementi: Toka
Planeti: Venusi
Ngjyra: E Kaltert
Lulja: Vjollca
Kafsha: Macja
Shteti: Irlanda
Metali: Bakri
Guri i Lindjes: Smeraldi
Binjaket
Te jesh ne shenjen Binjaket, do te thote se u reagoni shpejt aksioneve, jeni elokuent ne te folur, teper diplomatik dhe burim i pashterrshem i ideve te reja. Nuk lejoni qe fjalet e te tjereve per ju, te kalojne pa i verejtur. Mundoheni te beni cmos qe te jeni te kenaqur ne jete. Doni te provoni sa me shume gjera qe eshte e mundur. Ne cdo moment jeni ne kerkim te gjerave te reja qe doni t’i beni. Zakonisht doni te provoni disa gjera ne te njejten kohe, ku perfshihen hobite e ndryshme, dashnoret dhe karrierat. Shkruarja e letrave, bisedat e gjata telefonike dhe dergimet e E-mail-ave, jane menyrat me te mira dhe me te perdorura kur doni te jeni ne kontakte me te tjeret. Zakonisht hasni ne probleme sepse reagoni shpejt dhe gjykoni ne menyre te gabuar. Harroni t’i shihni faktet, para se te reagoni. Mosdurimi juaj ndaj te tjereve qe nuk jane te shpejt sikurse ju, eshte nje mangesi e juaja.
Marredheniet e Binjakeve me shenjat e tjera:
Binjaket & Dashi: Ky eshte nje cift i mrekullueshem, per arsye se te dy palet u kenaqen gjerave te reja dhe komunikimit.
Binjaket & Demi: Te dy jane te varur prej njeri tjetrit, qe tregon se ky kombinim mund te jete i suksesshem.
Binjaket & Binjaket: Te dy jane te interesuar gati ne te gjitha gjerat. Nuk lodhen nga njeri tjetri. Kombinim i mire.
Binjaket & Gaforrja: Keta te dy mund vetem te deshprohen nga njeri tjetri. Asgje me, e mire dhe e lumtur.
Binjaket & Luani: Ky kombinim eshte i mire dhe relaksues per te dy, prandaj kjo eshte nje ide e mire.
Binjaket & Virgjeresha: Interesat e perbashketa do t’i bashkojne, mirepo Binjaket shume shpejt do te lodhen nga lidhja me Virgjereshen.
Binjaket & Peshorja: Ky eshte kombinim i mire. Te dy palet perpthem me idete e njeri tjetrit, gje qe e ben kete nje lidhje te qendrueshme.
Binjaket & Akrepi: Cift i mire, mirepo asnjera pale nuk mund ta duroje tjetren.
Binjaket & Shigjetari: Kjo marredhenie fillon ne menyre te zjarrte, por mbaron ne te njejten menyre.
Binjaket & Bricjapi: Te dy mund te mesojne shume gjera nga njeri tjetri, mirepo ky kombinim nuk zgjat shume.
Binjaket & Ujori: Keta te dy perputhen per mrekulli dhe duket se asgje nuk mund t’i ndaje.
Binjaket & Peshqit: Ndjenjat ne fillim mund te jene shume te medha dhe te zjarrta, mirepo problemet do te jene edhe me te medha.
Karakteristikat e Binjakeve:
Elementi: Ajri
Planeti: Merkuri
Ngjyra: E verdha
Lulja: Zambaku
Kafsha: Flutura
Shteti: SHBA
Metali: Zhiva
Guri i lindjes: Agati
Gaforrja
Gaforret jane me te keqkuptuarit nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ne nje moment jeni me te miret, kur behet fjale per ndihmen qe ua ofroni te tjereve, ndersa ne momentin tjeter jeni apatik dhe nuk u intereson asgje per te tjeret. Shkaku i gjithe ketyre ndryshimeve qendron ne levizjen e henes. Nga jashte dukeni se jeni me agresiv se te tjeret, mirepo ne brendi jeni shume te thyeshem. Nese ndonje person arrin t’u njohe si duhet, do ta keni shok per jete. Jeni te paparashikueshem, te thyeshem dhe me plot komplekse, prandaj edhe keni nevoje per perkrahje emocionale. Jeni shume besnik dhe ne cdo kohe jeni te gatshem tu vini ne ndihmei te tjereve. Po ashtu posedoni mundesi qe me durim te degjoni per problemet e te tjereve dhe t’i ndihmoni. Mirepo ju ndjenjat dhe problemet tuaja i mbani ne vete. Gaforret deshirojne te posedojne. Deshironi edhe te merreni me te kaluaren, sepse aty ne nje menyre e gjeni pushimin shpirteror. Te hollat nuk i harxhoni me se koti. Shume here u duket se te tjeret nuk u kushtojne vemendje sa duhet, prandaj edhe deshproheni. Ajo shpejt kalon, kur te kuptoni se shkaku qendron tek ju, sepse keni gjykuar ne menyre te gabuar.
Marredheniet e Gaforreve me shenjat e tjera:
Gaforrja & Dashi: Kjo fillon si lidhje e fuqishme dhe e sigurte, mirepo shume shpejt kalon vetem ne kujtim te thjeshte.
Gaforrja & Demi: Interesat dhe deshirat e perbashketa e bejne kete nje marredhenie harmonike.
Gaforrja & Binjaket: Keta te dy mund vetem te deshperohen nga njeri tjetri. Asgje me, e mire dhe e lumtur.
Gaforrja & Gaforrja: Te dy kane nevoje per perkrahje emocionale, mirepo asnjeri nuk ka kohe ta japi. Nuk mund te jete lidhje e mire.
Gaforrja & Luani: Gaforrja e disponuar mund te gjeje, kenaqesi te madhe ne karakterin e Luanit.
Gaforrja & Virgjeresha: Keta te dy, perputhen mire, me ate qe te dy e deshirojne dhe me ate qe te dy mund ta ofrojne.
Gaforrja & Peshorja: Keta te dy jane kundershtare te medhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetem probleme.
Gaforrja & Akrepi: Te dy palet ndjehen te sigurta prane njera-tjetres. Lidhje qe premton.
Gaforrja & Shigjetari: Personat ne kete kombinim me mire perputhen si shoke se sa si partnere.
Gaforrja & Bricjapi: Dallimet ne mes ketyre dyve jane shume te veshtira per t’u tejkaluar.
Gaforrja & Ujori: Emocionet ne dhomen e fjetjes, mund te jene shkaku kryesor per mbajtjen e kesaj lidhje.
Gaforrja & Peshqit: Me punen e perbashket, keta te dy mund t’i arrijne qellimet ne jete dhe ne dashuri.
Karakteristikat e Gaforres:
Elementi: Uji
Planeti: Hena
Ngjyra: E gjelber
Lulja: Bagremi
Kafsha: Struthi
Shteti: Skotlanda
Metali: Argjendi
Guri i Lindjes: Margaritari (xhevahiri)
Luani
Ju jeni te sigurt ne vete dhe ndiheni se mund te beni cfare te doni. Jeni te bindur se mund te merreni edhe me gjerat me te rendesishme. Ne fakt, ndiheni se cdo gje varet nga ju. Pa ju asgje nuk mund te rrjedh si duhet. Te tjeret ndoshta do te kishin pranuar te jene te mire, por asnjehere nuk do te kishin pranuar te jene, si ju. Mbani pergjegjesi te madhe per gjerat qe u rrethojne. Per ju, asgje nuk mund ta kete epitetin me te larte. Luksozi per ju ka rendesi te njejte sikurse frymemarrja. Keni aftesi te dramatizoni, prandaj ndonjehere mundoheni qe nepermjet kesaj aftesie, ta terheqni vemendjen e te tjereve. Nese nuk ka kenaqesi ne ate qe e beni, ju e krijoni vete. Jeni shume te mire dhe te sjellshem me te tjeret, dhe jeni te gatshem qe t’™ua falni gabimet te tjereve shume lehte. Askush nuk mund te kete shok me te mire se ju. Kenaqeni sot per sot dhe nuk e lodhni mendjen me ate se cfare do te ndodhe neser. Krenaria eshte problemi me i madh qe keni. Dini te krenoheni pa nevoje. Shpesh vuani nga nje plage emocionale dhe per shkak se jeni shume krenar, nuk kerkoni ndihme. Po ashtu mund te mos jeni ne dispozicion per te qene aktiv, mirepo nuk doni ta tregoni ate. Ne fund jeta nuk do te ishte aq interesante pa Luanet.
Marredheniet e Luanit me shenjat e tjera:
Luani & Dashi: Nese mund te gjejne menyre dhe hapesire per kompromis, kjo mund te jete nje kombinim i mrekullueshem.
Luani & Demi: Keta te dy do te perfundojne duke e larguar njeri tjetrin. Ide e keqe per kombinim te ketille.
Luani & Binjaket: Ky kombinim eshte i mire dhe relaksues per te dy, prandaj kjo eshte nje ide e mire.
Luani & Gaforrja: Gaforrja e disponuar mund te gjeje, kenaqesi te madhe ne karakterin e Luanit.
Luani & Luani: Do te jete veshtire te gjindet zgjidhja se kush do te jete kryesor ne kete lidhje, mirepo keta dy mund te perputhen mire.
Luani & Virgjeresha: Ky kombinim nuk mund te zgjase shume.
Luani & Peshorja: Kontolli mbi Luanin eshte gjeja, te cilen e kerkon Peshorja.
Luani & Akrepi: Kjo fillon si nje lidhje e fuqishme, mirepo nuk do te vazhdoje ashtu. Shpejt do te vyshket.
Luani & Shigjetari: Te dy jane emocional ne kete aspekt qe tregon se kjo mund te jete nje kombinim i mire.
Luani & Bricjapi: Problemet presin pas cdo dere te kesaj lidhje. Nuk eshte ide e mire.
Luani & Ujori: Kjo mund te jete nje lidhje e mire, vetem nese Ujori ka durim dhe e duron Luanin.
Luani & Peshqit: Te dy jane te mahnitur nga dallimet e njeri tjetrit, mirepo kjo nuk do te thote se mund te zgjase lidhja e tyre.
Karakteristikat e Luanit:
Elementi: Zjarri
Planeti: Dielli
Ngjyra: Portokalli
Lulja: Luledielli
Kafsha: Kitra
Shteti: Franca
Metali: Ari
Guri i lindjes: Margaritari
Virgjeresha
Botes i paraqiteni si person i qete dhe ne kontroll te cdo situate. Mirepo, ne brendi keni nje shkalle te shqetesimit dhe nervozes, por cdo here jeni ne perpjekje te permiresimit te jetes tuaj. Intelegjenca eshte nje nder pjeset kryesore te shenjes suaj. Ju i mbledhni faktet dhe pastaj i veni ne perdorim sipas nevojes. Kur i kombinoni keto me aftesite tuaja analitike, ju beheni nje person shume i fuqishem. Te tjeret, planet deshirojne t’i realizojne me ndihmen e keshillave tuaja, sepse organizimi juaj ben qe ata te ndihen me te sigurte gjate kesaj. Gjeja e vetme e cila mund te quhet mangesi ehte analizimi i detajeve. Nuk filloni asnje aktivitet pa i analizuar detajet dhe pa marre rezultate pozitiv. Kjo ndonjehere i kufizon mundesite tuaja imagjinative dhe krijuese, keshtu qe shpesh pasi ndodh kjo, hasni ne veshtiresi.
Marredheniet e Virgjereshes me shenjat e tjera:
Virgjeresha & Dashi: Mosmarreveshje te medha, eshte mire qe te mos realizohet ky kombinim.
Virgjeresha & Demi: Demi mund t’i inicoje pasionet e Virgjereshes. Lidhje qe premton.
Virgjeresha & Binjaket: Interesat e perbashketa do t’i bashkojne, mirepo Binjaket shume shpejt do te lodhen nga lidhja me Virgjereshen.
Virgjeresha & Gaforrja: Keta te dy, perputhen mire, me ate qe te dy e deshirojne dhe me ate qe te dy mund ta ofrojne.
Virgjeresha & Luani: Ky kombinim nuk mund te zgjase shume.
Virgjeresha & Virgjeresha: Ky kombinim mund te perputhet mire.
Virgjeresha & Peshorja: Peshorja shume shpejt deshiron te largohet nga Virgjeresha. Kerkon me shume kenaqesi.
Virgjeresha & Akrepi: Ky kombinim mund te kete probleme, sepse qe te dy kane veshtiresi te komunikojne.
Virgjeresha & Shigjetari: Kjo lidhje nuk zgjat shume, sepse Virgjeresha nuk mund ta duroje melankolizmin e Shigjetarit.
Virgjeresha & Bricjapi: Nje lidhje e cila premton shume. Te dyja palet tregojne interesim ndaj njeri tjetrit dhe perputhem per mrekulli.
Virgjeresha & Ujori: Ky kombinim nuk mund te zgjase shume, sepse mes ketyre nuk ka bashkepunim.
Virgjeresha & Peshqit: Ne fillim, duket se eshte lidhje e perkryer, mirepo per nje kohe shume te shkurter perfundon.
Karakteristikat e Virgjereshes:
Elementi: Ajri
Planeti: Venusi
Ngjyra: E purpurt
Lulja: Roze (trendafili)
Kafsha: Gjarperi
Shteti: Kina
Metali: Bakri
Guri i lindjes: Opali
Peshorja
Jeni shume te kendshem dhe posedoni nje shkalle te larte elegance. Po ashtu jeni ne gjendje t’i mundesoni te tjereve te ndjehen per mrekulli. Gjeja me interesante eshte se te gjithe Peshoret jeni te bukur. Nese jo shume atehere eshte me se e sigurte se per nga bukuria dalloheni nga te tjeret. Keni deshire te kenaqeni dhe te jetoni sa me mire. Me te miret jeni ne ndertimin e partneriteteve me te tjeret dhe zakonisht e keni veshtire te kuptoni anen tjeter te tregimit. Shmangia nga problemet dhe nga situatat te cilat mund t’u sjellin probleme eshte nje gje qe ju zakonisht e beni. Jeni diplomat te vertete dhe do te beni cdo gje qe t’a ulni tensionin e ndonje situate te veshtire. Ndonjehere dini te jeni edhe te shqetesuar dhe te dekoncentruar mirepo edhe dini shume shpejt te organizoheni dhe te vazhdoni me ritem te njejte. Jeni ndricues dhe doni ne cdo kohe t’i ndihmoni te tjereve. Te hollat jane pika e dobet e juaja pasi ato i shpenzoni pa kontroll. Per ju blerja e gerave eshte me e rendesishme se sa kursimi i te hollave.
Marredheniet e Peshores me shenjat e tjera:
Peshorja & Dashi: Kjo mund te jete nje lidhje e mrekullueshme, mirepo jo lidhje serioze dhe afatgjate. Peshorja & Demi: Qe te dy per nje kohe shume te shkurt do te lodhen nga kerkesat e njeri tjetrit.
Peshorja & Binjaket: Ky eshte kombinim i mire. Te dy palet perpthem me idete e njeri tjetrit, gje qe e ben kete nje lidhje te qendrueshme.
Peshorja & Gaforrja: Keta te dy jane kundershtare te medhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetem probleme.
Peshorja & Luani: Do te jete veshtire te gjindet zgjidhja se kush do te jete kryesor ne kete lidhje, mirepo keta te dy mund te perputhen mire.
Peshorja & Virgjeresha: Peshorja shume shpejt deshiron te largohet nga Virgjeresha. Kerkon me shume kenaqesi.
Peshorja & Peshorja: Nese mund te perputhen ne fillim, ka mundesi te jene nje cift i mrrekullueshem.
Peshorja & Akrepi: Akrepi per Peshoren per nje kohe te shkurter do te behet histori.
Peshorja & Shigjetari: Te dy romantik dhe me sharm te vecante. Mund te jete nje cift mjaft i mire.
Peshorja & Bricjapi: Shume dallime ne mes ketyre te dyve, bejne qe lidhja mos te zgjas shume.
Peshorja & Ujori: Te dy do te jene te kenaqur nga njeri tjetri dhe asnjeri nuk do te doje te largohet.
Peshorja & Peshqit: Probleme te medha do te kete ne kete lidhje. Eshte mire qe te shmanget.
Karakteristikat e Peshores:
Elementi: Toka
Planeti: Merkuri
Ngjyra: Hiri
Lulja: Lulebora
Kafsha: Kafshet shtepiake
Shteti: Greqia
Metali: Bakri
Guri i Lindjes: Safiri
Akrepi
Jeni njerez shume ekstrem. Mund te pershkruheni si te fuqishem dhe si te dobet, si emocional dhe te ftohte. Jeni nje kombinim shume interesant i nje personi me emocionet me te mira edhe me te keqija. Intensiteti eshte celesi i personalitetit tuaj dhe i te gjitha gjerave qe i beni. Karakteristika kryesore e juaj eshte besnikeria. Po ashtu posedimi dhe xhelozia jane nje nder karakteristikat tuaja. Suksesi per ju paraqet qellim te rendesishem. Kur doni te arrini dicka, jeni shume kembengules. Beni cmos, jepni cdo gje vetem e vetem ta realizoni ate qe keni ndermend. Natyra juaj u ben te jeni shume interesant. Po ashtu u ben te jeni edhe agresiv. Zakonisht dominoni ndaj atyre qe jane me te dobet se ju, vetem pse s’mundeni. Te tjeret do ta kene shume veshtire me ju, nese vendosin qe juve t’u kene armiq.
Marredheniet e Akrepit me shenjat e tjera
Akrepi & Dashi: Xhelozia e Akrepit dhe pavaresia e Dashit, eshte nje kombinim mjaft i mire.
Akrepi & Demi: Fillon per mrekulli, mirepo asnjeri nuk deshiron qe kjo lidhje te zgjase.
Akrepi & Binjaket: Cift i mire, mirepo asnjera pale nuk mund ta duroje tjetren.
Akrepi & Gaforrja: Te dy palet ndjehen te sigurta prane njera tjetres. Lidhje qe premton.
Akrepi & Luani: Kjo fillon si nje lidhje e fuqishme, mirepo nuk do te vazhdoj ashtu. Shpejte do te vyshket.
Akrepi & Virgjeresha: Ky kombinim mund te kete probleme, sepse qe te dy kane veshtiresi te komunikojne.
Akrepi & Peshroja: Akrepi per Peshoren per nje kohe te shkurte do te behet histori.
Akrepi & Akrepi: Te dy kerkojne dhe japin shume qe do te thote se kjo mund te jete lidhje e sigurte.
Akrepi & Shigjetari: Gjeja e vetme e cila mund te rezulton nga ky kombinim eshte nje lidhje shume e shkurter.
Akrepi & Bricjapi: Ne njeri- tjetrin, keta shohin interesim te madh. Kombinim qe premton shume.
Akrepi & Ujori: Konfliktet ndermjet ketyre dyve, bejne qe kjo lidhje te perfundoj pa filluar mire.
Akrepi & Peshqit: Interesat dhe imagjinata e perbashket mund te jete shkak qe kjo te jete nje lidhje e mire.
Karakteristikat e Akrepit:
Elementi: Uji
Planeti: Plutoni
Ngjyra: E Bardhe
Lulja: Luledielli
Kafsha: Insektet
Shteti: Norvegjia
Metali: Plutoniumi
Guri i Lindjes: Diamanti
Shigjetari
Zakonisht jeni te buzeqeshur dhe shpesh jeni ne gjendje te mire. Fakti qe ju keni shume fat dhe jeni ne gjendje te ndihmoni te tjeret, nuk e hidheron askend. Kryesisht jeni ne gjendje te mire, por nese fillon gjendja negative, ose nese u kap hija e zeze, e keni shume veshtire te dilni nga ajo. Nese e vereni ndonje gje qe premton, pavaresisht se cka eshte, ju e percillni deri ne fund. Mundoheni ta keni. Kjo ndodh shpesh, sepse ju tere kohen jeni ne kerkim te gjerave te reja. Ju njekohesisht jeni edhe me te kendshmit nga te gjitha shenjat. Jeni zemergjere dhe jeni te gatshem ne cdo kohe doni t’i ndihmoni te tjeret. Sinqeriteti dhe humori jane anet pozitive tuajat dhe per kete njerezit cdo here u duan dhe admirohen me ju. Zakonisht sinqeriteti juaj i vertete u sjell edhe probleme, mirepo kjo nuk u shqeteson fare. Ju vazhdoni te jeni te sinqerte.
Marredheniet e Shigjetarit me shenjat e tjera:
Shigjetari & Dashi: Te dy palet tregojne interesime te perbashketa dhe si cift veprojne per mrekulli.
Shigjetari & Demi: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavites, do ta kene veshtire te rrine se bashku
Shigjetari & Binjaket: Kjo marredhenie fillon ne menyre te zjarrte, por mbaron ne te njejten menyre.
Shigjetari & Gaforrja: Personat ne kete kombinim me mire perputhen si shoke se sa si partnere.
Shigjetari & Luani: Te dy jane emocional ne kete aspekt qe tregon se kjo mund te jete nje kombinim i mire.
Shigjetari & Virgjeresha: Kjo lidhje nuk zgjat shume, sepse Virgjeresha nuk mund ta duroje karakterin e Shigjetarit.
Shigjetari & Peshorja: Te dy romantik dhe me sharm te vecante. Mund te jete nje cift mjaft i mire.
Shigjetari & Akrepi: Gjeja e vetme e cila mund te rezultoje nga ky kombinim eshte nje lidhje shume e shkurter.
Shigjetari & Shigjetari: Te dy kane interesa te perbashketa dhe asnjeri nuk lejon qe kjo lidhje te deshtoje.
Shigjetari & Bricjapi: Keta te dy mund te jene shoke te mire, mirepo nuk do te jene te suksesshem ne cift. Ide e keqe.
Shigjetari & Ujori: Dashuria ndaj jetes dhe ndaj njeri-tjetrit, e bejne kete nje kombinim te mrekullueshem.
Shigjetari & Peshqit: Qe te dy kerkojne gjera qe asnjeri nuk mund t’i mundesoje.
Karakteristikat e Shigjetarit:
Elementi: Zjarri
Planeti: Jupiteri
Ngjyra: E purpurt
Lulja: Narcisi
Kafsha: Kali
Shteti: Spanja
Metali: Zhiva
Guri i lindjes: Opali
Bricjapi
Te motivuar nga fuqia e suksesit, shendetit dhe statusit, ju jeni shume ambicioz. Jeni shume kembengules kur behet fjale per ate se qe doni. Po ashtu jeni shume te organizuar dhe ne shume raste dini te keni durim. Jeni te pergjegjshem dhe praktik, para se gjithash te determinuar. Perderisa ende keni mundesi nga te cilat mund te arrini sukses, ju do te jeni shume aktiv. Jeni te kujdesshem me te hollat dhe dini te kurseni. Asnje projekt nuk e filloni pa plan dhe pa organizim te mire, ndersa kur te filloni nuk ndaleni deri sa ta mbaroni si duhet. Te tjeret ne ju mund te shohin nje person te ftohte dhe te paarritshem, mirepo ajo eshte vetem si rezultat i praktikes tuaj, ne marredheniet me te tjeret jeni shume te kujdesshem. Doni te keni gjithcka ne kontroll sepse nese u dalin gjerat nga kontrolli, keni frike se do te keni veshtiresi te medha.
Marredheniet e Bricjapit me shenjat e tjera:
Bricjapi & Dashi: Pas cdo kendi te kesaj lidhje, presin argumente te shumta.
Bricjapi & Demi: Te dy duan te kene mbeshtetje te sigurte. Te dy mund ta sigurojne kete. Ide e mire.
Bricjapi & Binjaket: Te dy mund te mesojne shume gjera nga njeri tjetri, mirepo ky kombinim nuk zgjat shume. Bricjapi & Gaforrja: Dallimet ne mes ketyre dyve jane shume te veshtira per t’u tejkaluar.
Bricjapi & Luani: Problemet presin pas cdo dere te kesaj lidhje. Nuk eshte ide e mire.
Bricjapi & Virgjeresha: Nje lidhje e cila premton shume. Te dy palet tregojne interesim ndaj njera-tjetres dhe perputhem per mrekulli.
Bricjapi & Peshorja: Shume dallime ne mes ketyre dyve, bejne qe lidhja mos te zgjase shume.
Bricjapi & Akepi: Ne njeri tjetrin, keta shohin interesim te madh. Kombinim qe premton shume.
Bricjapi & Shigjetari: Te dy kane interesa te perbashketa dhe asnjeri nuk lejon qe kjo lidhje te deshtoje.
Bricjapi & Bricjapi: Keta te dy perputhen per mrekulli, mirepo ngjashmeria mund te shkaktoje nje situate banale.
Bricjapi & Ujori: ky cift mund te filloje ne menyre te pasigurte, mirepo nese pak perputhen ka mundesi te ndodhin gjera te mrekullueshme.
Bricjapi & Peshqit: Dallimet ne mes te dyve, bejne qe kjo te jete nje lidhje shume e qendrueshme.
Karakteristikat e Bricjapit:
Elementi: Toka
Planeti: Saturni
Ngjyra: Kafe
Lulja: Karafili
Kafsha: Cjapi
Shteti: Meksika
Metali: Alumini
Guri i Lindjes: Garneti
Ujori
Nga te gjitha shenjat e zodiakut ju jeni me origjinal. Ne fakt ata kenaqen kur dine se ndryshojne nga te tjeret. Ndersa ju jeni unik gati ne te gjitha aspektet. Ju ndonjehere doni qe t’i injoroni idete e te tjereve duke menduar se i keni tuajat. Ështe e vertete se jeni plot ide, mirepo duhet ndonjehere qe te pakten t’i degjoni edhe idete e te tjereve. Ju kerkoni dituri kudo qe shkoni. Nga kjo ndonjehere bini ne mendime te thella. Objektiviteti eshte nje gje e cila te tjeret e kerkojne nga ju. Ju po ashtu jeni shume interesant kur behet fjale per organizimin e gjerave rreth jush. Doni te jeni ne mesin e te tjereve, me qellim qe t’i tregoni cilesite tuaja. Njehere paraqiteni me nje plan te mrekullueshem per t’i rregulluar gjerat, ndesa heren tjeter i dekocentruar dhe i paorganizuar. Angazhimi fizik per ju eshte gati i pamundur. E urreni punen fizike, mirepo ne anen tjeter jeni shume praktik ne angazhimet e tjera. Argumentet jane gjeja me e rendesishme per ju.
Marredheniet e Ujorit me shenjat e tjera:
Ujori & Dashi: Me mirekuptim te vogel, kjo eshte nje kombinim qe premton shume.
Ujori & Demi: Liria dhe dashuria e madhe per Ujorin, shume shpejt mund te kaloje ne deshperim.
Ujori & Binjaket: Keta te dy perputhen per mrrekulli dhe duket se asgje nuk mund t’i ndaje.
Ujori & Gaforrja: Emocionet ne dhomen e fjetjes, mund te jene shkaku kryesor per mbajtjen e kesaj lidhje.
Ujori & Luani: Kjo mund te jete nje lidhje e mire, vetem nese Ujori ka durim dhe e duron Luanin.
Ujori & Virgjeresha: Ky kombinim nuk mund te zgjase shume sepse mes ketyre nuk ka bashkepunim.
Ujori & Peshorja: Te dy do te jene te kenaqur nga njeri tjetri dhe asnjeri nuk do te doje te largohet.
Ujori & Akrepi: Konfliktet ndermjet ketyre te dyve, bejne qe kjo lidhje te perfundoje pa filluar mire.
Ujori & Shigjetari: Dashuria ndaj jetes dhe ndaj njeri tjetrit, e bejne kete nje kombinim te mrekullueshem.
Ujori & Bricjapi: Keta te dy perputhen per mrrekulli, mirepo ngjashmeria mund te shkaktoje nje situate banale.
Ujori & Ujori: Kjo nuk ka mundesi te jete lidhje e zjarrte, mirepo te dy mund te jene te kenaqur.
Ujori & Peshqit: Ujori do te mundohet ne çdo rast te dale nga lidhja me Peshqit.
Karakteristikat e Ujorit:
Elementi: Ajri
Planeti: Urani
Ngjyra: E kalter
Lulja: Orhideja
Kafsha: Zogjte e medhenj
Shteti: Rusia
Metali: Uraniumi
Guri i lindjes: Argjendi
Peshqit
Ndonjehere keni ndjenjen se nuk i takoni kesaj bote. Mirepo kujt i takoni nuk e dini dhe nuk do te arrini ta dini. Njerezit qe jane rreth jush zakonisht jane te habitur nga personaliteti juaj i fuqishem. Po ashtu keni intuite te fuqishme dhe mund te kuptoni kendveshtrimet e te tjereve shume lehte. Kjo ndonjehere mund te shkaktoje probleme. Keni mundesi dhe vullnet te punoni dhe jeni te gatshem te sakrifikoni cdo gje per te arritur qellimet dhe per te ndihmuar te tjereve. Keni nje talent dhe sharm te mrekullueshem. Po ashtu jeni plot ide te mrekullueshme dhe plane. Keto ane pozitive te tjeret nuk jane ne gjendje t’i shohin sepse ju tregoheni si te pasigurte. Jeni mikeprites te mire. Nuk jeni vetiak prandaj njerezit deshirojne te jene ne shoqerine tuaj. Keni parandjenja te mrekullueshme per ate qe ka mundesi te ndodhi. Mirepo te tjeret ne kete nuk u besojne sepse mendojne se fantazoni shume. Nuk i gjykoni te tjeret sipas asaj se cka kane bere, por sipas brendesise se tyre.
Marredheniet e Peshqve me shenjat e tjera:
Peshqit & Dashi: Kjo lidhje mund te mbijetoje vetem nese secila pale i pergjigjet nevojave te pales tjeter.
Peshqit & Demi: Mund te mos e kuptojne njeri tjetrin, mirepo te dy jane te terhequr nga njeri-tjetri. Lidhje qe premton.
Peshqit & Binjaket: Ndjenjat ne fillim mund te jene shume te medha dhe te zjarrta, mirepo problemet do te jene edhe me te medha.
Peshqit & Gaforrja: Me punen e perbashket, keta te dy mund ‚t’i arrijne qellimet ne jete dhe ne dashuri.
Peshqit & Luani: Te dy jane te mahnitur nga dallimet e njeri tjetrit, mirepo kjo nuk do te thote se mund te zgjase lidhja e tyre.
Peshqit & Virgjeresha: Ne fillim, duket se eshte lidhje e perkryer, mirepo per nje kohe shume te shkurte perfundon.
Peshqit & Peshorja: Nese mund te perputhen ne fillim, ka mundesi te jene nje cift i mrekullueshem.
Peshqit & Akrepi: Interesat dhe imagjinata e perbashket mund te jete shkak qe kjo te jete nje lidhje e mire.
Peshqit & Shigjetari: Qe te dy kerkojne gjera qe asnjeri nuk mund t’i mundesoje.
Peshqit & Bricjapi: Dallimet ne mes te dyve, bejne qe kjo te jete nje lidhje shume e qendrueshme.
Peshqit & Ujori: Ujori do te mundohet ne cdo rast te dale nga lidhja me Peshqit.
Peshqit & Peshqit: Asnjeri nuk do te merret me problemet e tjetrit. Lidhje afatshkurter.
Karakteristikat e Peshqve:
Elementi: Uji
Planeti: Neptuni
Ngjyra: Vjollce
Lulja: Zambaku
Kafsha: Peshku
Shteti: Portugalia
Metali: Platina
Guri i Lindjes: Diamanti
Horoskopi vjetor per 2009
March 7, 2009 nga InXhiNieR
Filed under Parashikimi i Yjeve
Dashi
Vjen nga një vit jo shumë brilant, në të cilin mania jote për t‘u dukur është frenuar shpesh, e bllokuar nga transiti i dyshimtë i Jupiterit. Edhe Dashi më fatlum është gjendur përpara shqetësimeve të tipit ekonomik, si dhe ndonjë mërzi në fushën profesionale. Nëse lumturia është objektivi kryesor i vitit, 2009-a do të dhurojë atë që gjithmonë ke ëndërruar, ose pothuajse, ëndrrat dhe shpresat do të realizohen njësoj sikur të kishe në dorë një shkop magjik. Shumë planetë janë në anën tënde.
Në radhë të parë, Jupiteri i mrekullueshëm do të mbështesë pjesën e njëmbëdhjetë të diellit. Miqësitë, raportet me të tjerët dhe e gjithë bota do të jenë një burim i madh rritjeje dhe force. Nëse dëshiron të shumosh avantazhet, duhet të njohësh sa më shumë njerëz dhe të shpërthesh në horizonte të reja për të zgjeruar rrezen tënde të aksionit drejt vendeve të largëta. Kurrë dhe për asnjë arsye nuk duhet të ndalosh. Mos u ndalo nga pritat e sferës afektive, jeta është e jotja: shijoje. Afërdita, planeti i dashurisë dhe kreativitetit, në të gjitha format do të mbështesë shenjën tënde, duke u nisur nga shkurti deri më 5 qershor. Kjo do të jetë një periudhë kur do të bësh një udhëtim fantastik në universin e dashurisë. Objektivi i vitit: rritja e suksesit, duke synuar në ndihmën e miqve të fuqishëm, si dhe të harrohesh në krenarinë tënde.
Demi
Pas disa vitesh të vështira nga aspekti emocional në të cilën të është dashur të modifikosh disa ngjarje të pakëndshme, viti 2008 për demin ka qenë viti i fitoreve të mëdha. Hyn në vitin 2009 në një formë të mirë, përveç rasteve të rralla për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë. Nisja e mbarë do të manifestohet në aspektin ekonomik si sigurime, apo një llogari bankare më solid.
I gjithë ky bagazh do të shërbejë për të mbajtur qëndrueshëm pozicionet e tua gjatë muajve të ardhshëm. Në mënyrë sintetike, 2009-ta do të jetë një vit pune i fortë, por që nuk do të shkojë kot. Do të shërbejë për të bërë atë kërcim cilësor që nuk ke pasur kurajën ta bësh deri tani. Planeti mbështetës do të vazhdojë të jetë Saturni, në veçanti për të lindurit nga data 6 deri në 20 maj. I mençuri i zodiakut do të vazhdojë ta përqendrojë vëmendjen te kreativiteti. Është periudha ideale për të vënë në qendër të vëmendjes talentet e tua artistike, por edhe për të kuptuar më mirë atë që dëshiron të bësh në jetë. Puna dhe ndjenjat do të kenë nevojë për një pikë referimi. Urani i paparashikueshëm ofron mundësi të mira për të kryer ndryshime harmonike në jetën e demave të lindur gjatë fazës së fundit kohore të kësaj shenje. Objektivi i vitit: të pranosh pa frikë e kushtëzime përgjegjësi të reja.
Binjakët
Pjesa më e madhe e të lindurve në shenjën e binjakëve vijnë prej një periudhe impenjative, të rënduar e tepër kufizuese për një shenjë fleksibël që i pëlqejnë kontaktet me të tjerët. Të lindurit në 15 ditët e para të kësaj shenje janë gjendur të bllokuar nga detyra e impenjime, nga shpenzime të paparashikuara, nga ndryshime në vendet e punës apo të partnerëve. Gjatë vitit të ardhshëm të gjithë do të ndihen shumë më mirë. Në fakt, 2009 paralajmërohet si vit mjaft i mbarë, me ringjallje e zgjerim të gjithanshëm. Dhe në rast se i ke kaluar pengesat, në vend që t‘i kesh anashkaluar, do të gjendesh i çliruar, do të ndihesh i lirë, i rilindur e do mund të nisësh ngjitjen finale drejt sipërmarrjes mbi të cilën po punon prej kohësh. Të lindurit mes datave 13,14,15,16,17 nën goditjet tinëzare të Uranit do bëjnë mirë t‘i shmangin kthesat e forta dhe vendimet e marra befas, sidomos kur bëhet fjalë për çështje kaq të rëndësishme sa ç‘janë shtëpia apo vendi i punës.
Objektivi i vitit: rilindja, arritja e synimeve ekzistenciale të niveleve më të larta, duke qenë i përqendruar tek ajo që do e dëshiron më shumë për të mos shpenzuar energji të tepërta e pa e lënë veten të biesh në kurthin e shantazheve lidhur me ndjenjat.
Gaforrja
Në vitin që sapo kaloi nuk do kenë munguar mundimet e vështirësitë për të lindurit në shenjën e gaforres. Jupiteri kundërshtues sigurisht që nuk të ka dhuruar situata entuziazmuese, ndoshta jo katastrofike, por sigurisht që ndonjë ngjarje të pakëndshme do ta kesh ndeshur rrugës. Nëse ke qenë furnizuar me masa mbrojtëse nga Saturni e Urani duhet të dish që edhe këtë vit që të dy do të vazhdojnë të të mbështesin. Yjet të shohin ta rimarrësh veten në masë të konsiderueshme, ndoshta të duhet të rinisesh e mbase disa çështje janë ende për t‘u formëzuar, por më e keqja ka kaluar. Do të gëzosh mbështetjen e energjive pozitive të ardhura nga yjet, të cilat këtë vit do të dinë të të mbushin me vendosmërinë për t‘i shkuar në fund synimeve të tua personale.
Për ta jetuar qetësisht Vitin e Ri duhet më shumë se kurrë të gjesh dhe të mbash një ekuilibër të qëndrueshëm brenda vetes, pasi do të mjaftonte një shkëndijë e vogël për të të shtyrë në krizë. Do jesh para nevojës për shumë garanci, për pika referimi, për dikë tek i cili të mund të hapesh sinqerisht dhe pa frikë.
Objektivi i vitit: të mësosh nga gabimet dhe përvojat e vështira e vitit të mëparshëm dhe të punosh me vetveten për të pasuruar botën shpirtërore.
Luani
Vjen prej një viti që nuk të ka ofruar as gëzime të mëdha e as dëshpërime të mëdha: një 2008 e qetë me ndonjë përjashtim të vogël. Në vitin 2009 Jupiteri do hyjë brenda Ujorit dhe do jetë mirë mos ta ngarkosh menjëherë egon personale me shumë qëllime ambicioze, pasi mund të të shkaktohet një ndjesi se nuk po merr shpërblimin e duhur. Motoja e vitit të ardhshëm mund të jetë: lum ai që kënaqet me atë që i ofrohet. Raportet bashkëshortore dhe ato me bashkëpunëtorët e afërt do të kenë nevojë për rishikim, ekziston edhe mundësia e ndarjeve, largimeve, ndoshta për shkak të transferimeve për motive pune. E rëndësishme është të mos lejosh të tërhiqesh nga situatat e mbushura me pengesa që në të vërtetë mund të të shkaktojnë edhe pakënaqësi. Në rast se do të mbetesh optimist duhet të analizosh më së miri atë që po të ndodh. Do të zbulosh se gjërat nuk janë aq keq sa ç‘mund të të duken në një moment të parë.
Shpirti luftarak i Marsit do të të transformojë në një luftëtar energjik të aftë të kalojë çdo lloj pengese. Nga gjysma e tetorit në jetën tënde do të nisë një fazë e gjatë tranzicioni që do të marrë fund në qershorin e vitit 2010: energjia nuk do të pakësohet dhe do të jesh në progres të pandërprerë.
Objektivi i vitit: të mos lejosh të ngadalësosh hapin prej pengesave që të vë përpara Jupiteri dhe të ndash gjithçka me ata që të rrethojnë.
Virgjëresha
Pas disa vitesh jo të lehtë gjatë 2008-ës vërejte avantazhe të konsiderueshme. Shumë të lindur nën shenjën e virgjëreshës do të kenë mësuar të mendojnë pozitivisht, t‘u gjejnë zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me lidhje të dikurshme apo situatave të pakëndshme në punë. Nëse je mes atyre që kanë ditur t‘u përshtaten ndryshimeve të nevojshme për të përmirësuar vetveten, gjatë vitit 2009 nuk do të të duhet të bësh tjetër veç ta vazhdosh edhe më tej atë proces rritjeje personale, pjekjeje, gjetjes së stilit më pak përzgjedhës e kritik të të jetuarit.
Nuk do të mungojë sensi i përgjegjësisë e kjo do të lejojë t‘u shkosh në fund planeve të tua. I vetmi aspekt negativ (përveç atyre periudhave të shkurtra të ndikuara nga planetët e shpejtë) do të jetë ai i përcaktuar nga kundërshtitë e Uranit. Ky planet i paparashikueshëm mund të shkaktojë një dëshirë të papërmbajtshme për çlirim brenda teje, por gjëja më e mençur do të ishte kujdesi, nuk duhet të reagosh menjëherë ndaj provokimeve të tij me lëvizje të vrullshme. Muajt e fundit të vitit të ardhëm do të jenë më të mirët kur vjen fjala për të ndërmarrë vendime të rëndësishme në jetën dhe karrierën tënde.
Objektivi i vitit: të shqetësohesh më pak në gjykimin e të tjerëve dhe të mos lësh të shpëtojnë rastet e mira për sukses në fushat praktike e sportive.
Peshorja
Pas një 2008-te të trazuar e të mbushur me ngjarje të pakëndshme ja tek vjen 2009-a, viti i ringritjes. Astrologjikisht bëhet fjalë për një vit shumë të mirë, me kreativitet, dashuri, seks, fëmijë, ku dëfrimi do jetë në plan të parë. Do të të duhet ende të sistemosh disa çështje të lëna pezull, por pas kësaj mund ta shijosh suksesin tënd sa të duash. Me pak fjalë, duket se ka mbërritur çast yt: jetoje me madhështi dhe mos lejo askënd të ta ulë moralin.
Jupiteri do të jetë pro teje për të 12 muajt dhe premton atë kthesë që e kërkoje me aq ngulm. Gjendja shpirtërore, truri e mendja nuk do të frenohen më nga ajo egoja e errët e tinëzare, dhe më në fund do kesh mundësinë të shprehësh pjesën tënde më aktive.
Edhe Neptuni do të jetë i favorshëm ndaj teje. Venusi, planeti yt udhëheqës do të jetë për një fazë të gjatë disi kundërshtues (gjatë verës) dhe këto do të shohësh edhe ndonjë përplasje me ata që të ndodhen pranë. Mund të ketë edhe tensione, pengesa të bartura nga e shkuara që ndofta do të të pengojnë disi ta jetosh dashurinë tënde në mënyrë të shpenguar. Por në vjeshtë do të zgjidhet diçka si për mrekulli e gjërat do të marrin për mbarë.
Akrepi
Për shumë njerëz që kanë lindur nën shenjën e akrepit ky vit ka shënuar një etapë të rëndësishme të jetës së tyre. Ishin aq të shumtë planetët në favor të tyre sa në një mënyrë a në një tjetër do t‘ua kenë lehtësuar gjërat me influencën e tyre pozitive. Bëhej fjalë për atë rikompensim që e prisje prej kohësh e që mund të jetë manifestuar në formën e parave, dashurisë, miqve, sukseseve profesionale.
Do hysh në vitin 2009 i sigurt që problemet e pengesat nuk do jenë në gjendje të ta cenojnë atë që ke arritur. Mund të ketë mbetur ende ndonjë gjë për t‘u shpënë në fund, sidomos për ata që kanë lindur gjatë ditëve të fundit të shenjës, por në vija të trasha do kesh mundësinë të shijosh sa duhet të gjitha ato që ke arritur.
Ndërkaq, Jupiteri do jetë më pak bujar me ty, por ndikimi i tij negativ nuk do jetë aq i fortë. Influenca e tij mund të të shtyjë të ndërrosh shtëpi, të shkosh të jetosh në një qytet tjetër, ndoshta të shesësh e të blesh. Duhet të veprosh në të gjitha rastet brenda caqeve të ligjit dhe të lexosh me vëmendje çdo klauzolë të kontratave që do nënshkruash.
Objektivi i vitit: të mbash fort pozitat që ke arritur, të mbash në jetë atë që vlen vërtet e të ndahesh nga njerëzit pa vlera e nga realitetet subjektive.
Shigjetari
Viti që sapo kaloi thuajse të ka shndërruar në automat që veç i përsërit vetvetes përgjegjësitë: punë, impenjime të pafundme, më shumë energji e ndoshta edhe para të vëna në dispozicion të detyrimeve të shumta. Të gjitha këto rendje e impenjime duhet të të kenë shkaktuar një stres jo të vogël.
Por për shumë prej të lindurve në këtë shenjë, Viti i Ri do të thotë largim prej gjithë këtyre situatave të lodhshme e kthim te interesi për lumturinë vetjake. Nuk do të mungojë ndonjë shpërqendrim apo devijim nga objektivat e rëndësishëm, por dora e fatit do të të udhëheqë drejt rezultateve të shkëlqyera.
E megjithatë, jo gjithë qielli do të jetë tërësisht pozitiv. Në fakt, Saturni do të jetë i ashpër me të lindurit mes datave 8 dhe 21 dhjetor. Planeti racional do të të kërkojë të punosh shumë, të heqësh dorë nga teprimet e veprimet impulsive.
Të lindurit gjatë ditëve të fundit të shenjës do të përballen me shtysa të forta rebelimi, sidomos në kuadrin familjar. Do të jetë mirë që kjo gjë të mbahet shumë parasysh, që do të thotë të mendohesh mirë para se të veprosh, pasi kthimi prapa do jetë më i vështirë nga sa mund të mendosh.
Objektivi i vitit: eksperimentimi me më shumë impulsivitet e me më shumë shpirt përpara mundësive që të shfaqen përpara.
Bricjapi
Një qiell bujar si ai i vitit 2008 sigurisht që do të ketë lënë një kujtim të bukur për shumë njerëz të shenjës së Bricjapit, edhe pse me këtë pesimizëm të thellë do të lodhesh për ta pranuar. Do të kesh mësuar që të jesh më pozitiv, më i pranueshëm dhe tolerant kundrejt të tjerëve dhe mbi të gjitha kundrejt vetë jetës. Do të ketë më shumë mundësi për të sistemuar llogarinë tënde bankare, si dhe për të rregulluar çështje të vjetra financiare. Logjika jote natyrale do të jetë një thirrje kundër iluzioneve që krijon Jupiteri në disa periudha dhe do të bëjë që të rriten shpenzimet tuaja.
Nëse ke lindur më 22, 23, 24 dhe 25 tranzitimi i tij këtë vit do të të interesojë drejtpërdrejt dhe mund të sjellë ato ndryshime ekzistenciale për të cilat aspiron që prej kohësh. Do të jetë një metamorfozë e gatshme që të amplifikojë perspektivën tënde pa të lënë që të burgosesh në atë vizion të mallkuar fiks që zakonisht ke mbi gjërat dhe jetën. I vetmi aspekt negativ do të prezantohet nga lëvizja e Venerës te dashi (nga 3 shkurti deri më 6 qershor). Kush përjeton dy histori dashurie (një zyrtare dhe një klandestine) do të gjendet shpesh në krizë dhe mes prillit dhe majit do të jetë i detyruar që të zgjedhë. Nga ana tjetër pjesëtarët e familjes tënde të origjinës do të kërkojnë shumë nga energjitë e tua.
Objektivi i vitit: Largo ndjenjën e fajit. Organizo punët në mënyrë që të përfitosh sa më shumë kohë të lirë.
Ujori
Çdo vit yjet i dedikojnë favore të mëdha një shenje në mënyrë të veçantë dhe në 2009 i takon pikërisht ujorit një gjë e tillë.
Do të harroni kohën e vështirë, sakrificat dhe provat veçanërisht në fushën sentimentale që kaluat gjatë dyvjeçarit 2005-2007. Tanimë përmes një maturie të veçantë do të kesh rigjetur ekuilibrin, dhe një dëshirë të këndshme për të rihyrë në lojë. Planeti bujar do të dijë që të rrisë potencialet e tua, tërheqjen tënde dhe t‘i hapë vend entuziazmit. Do të përdorësh në mënyrë të frytshme frymën krijuese, idetë dhe projektet dhe rezultatet nuk do të zhgënjejnë. Do të mund t‘i lejosh vetes gjithçka që të është mohuar deri tani, sepse fati i mbarë do të jetë në krahun tënd. Por duhet të mësosh se Jupiteri është edhe një maestro i madh i iluzionit dhe pikërisht për këtë duhet të mbash parasysh këshillën që t‘i mbash këmbët në tokë. Kjo do të duhet gjithnjë. Neptuni në shenjë që prej vitesh do të influencojë kryesisht të lindurit nga 11 deri më 16 shkurt, duke i shtyrë drejt ndryshimeve të mëdha nga një impuls i brendshëm. Do të jetë i aftë që të të garantojë fitime të reja financiare, jo të marra nga një prekje fati, por si pasojë e një pune të kryer me impenjim.
Objektivi i vitit: Shfrytëzo momentet e lumtura dhe fatin.
Peshqit
Me Saturnin kundër dhe Jupiterin në favor, viti që u mbyll do të përshkruhet nga situata me ulje dhe ngritje të herëpashershme për shumë të lindur të peshqve. Kjo varet shumë nga data e lindjes personale dhe nga temperamenti bazë, por e sigurt është që ke kaluar shpesh nga apatia në sulm, nga sinqeriteti në trillim, nga realiteti në misticizëm. 29 tetori do të shënojë edhe rënien e kundërshtimeve ndaj teje. Nga kjo datë e që pas do të mund të mbledhësh shumat dhe të vazhdosh një rrugëtim të këndshëm të jetës. Urani, i paparashikueshëm dhe tronditës, do të qëndrojë për vitin e fundit në shenjë dhe do të ndikojë kryesisht mbi të lindurit mes 14 dhe 18 marsit. Nëse ke lindur në këto ditë mund të mbështetesh mbi një rritje të madhe të cilësive intuitive, krijuese dhe psikike dhe mbi një evolucion më të madh. Për fat të keq, përplasja me Saturnin, që koincidon me periudhën e verës mund të të shpjerë drejt një tjetërsimi të ekzistencës e shkaktuar nga ngjarje të paparashikuara. Sektorët në rrezik, jeta në çift, martesa dhe shoqëritë e biznesit. Objektivi i vitit: të bëhesh i ndërgjegjshëm për personalitetin tënd plot gërshetime, të kesh kujdes për trupin dhe shpirtin si të mira të çmuara dhe të pazëvendësueshme, të dish të dëgjosh zërin e tyre dhe të respektosh nevojat e dukshme.
Horoskopi per te Dielen – 07.03.09
March 7, 2009 nga InXhiNieR
Filed under Parashikimi i Yjeve
Akrepi
Dita nuk do të jetë e gjitha pushim. Ndonjë keqkuptim i vogël i ardhur nga Jupiteri ne kuadrat, nuk do të modifikojë idenë që cdo gjë është nën kontroll. Ndjeheni të fortë dhe të mbushur me energji, por kjo nuk do të thotë që mund të thyeni rregullat dhe të abuzoni me energjitë.
Binjaket
Influecat e dashura të Venusit dhe Mërkurit vazhdojnë të ju bëjnë të ndjeheni mirë. Përfitoni nga momenti i favorshëm, për ti dhënë rrugë iniciativave dhe projekteve tuaja. Të favorizuara në këtë ditë do të jenë hobet që kërkojnë durim dhe përqëndrim.
Bricjapi
Me Hënën tek Gaforrja, ndonjë zënkë në familje ose me kolegët nuk përjashtohet. Mbusheni ditën tuaj me hobe krijuese, si fotografia ose muzika, që do ju ndihmojnë të shkarkoni nervozizmin e tepërt.
Dashi
Kalimi i Hënës tek Gaforrja reflektohet mbi gjendjen tuaj shpirtërore. Konfuz si jeni sot i keni idetë e qarta, por nuk arrini ti shprehni. Rrezikoni të jeni i keqkuptuar prandaj bëni shumë mirë të evitoni diskutimet impenjative. Duhet të bëni kujdes nga korrentet e ajrit.
Demi
Përfitoni nga kjo ditë për ti lejuar vetes pak rilaks. Lini mënjanë mendimet, shuani celularin dhe dedikojuni hobeve tuaja të preferuara. Një shëtitje në ajër të pastër, ose në rrugët me pemë të qytetit do ju mbushë trupin dhe shpirtin.
Gaforrja
Nëse Urani ekzalton kalimin e Hënës në shënjën tuaj, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Venusin tek Plutoni. Në dashuri dhe në punë cdo gjë shkon mirë. Bëni mirë të modifikoni atë që nuk ju pëlqen tek ju, si në aspektin e jashtëm ashtu edhe në zakonet tuaja.
Luani
Falë influecës positive të Venusit, mund të keni një argument të mirë për të bindur klientët me idetë tuaja. Ndoshta nuk i keni thënë personit të dashur se sa i rëndësishëm është për të dhe nuk keni treguar akoma seriozitet në qëllimet tuaja.
Peshorja
Idetë janë të mëdha por pak të shpërndara. Merrni kohë nëse nuk dini si të silleni me dikë që në të kaluarën ju ka bërë të vuani dhe tani kthehet i penduar. Nëse e keni ndërprerë aktivitetin fizik, është momenti për ta rinisur. Mos harroni që mendja e shendoshë në trup të shëndoshë.
Peshqit
Një lajm i bukur, fare i papritur mund të vijë në darkë. Pregatituni për një takim të këndshme. Dedikojini më shumë kohë të shkruarit, pikturës dhe muzikës. Jepini hapësirë krijimtarisë në cdo mënyrë. Është burimi juaj i cmuar.
Shigjetari
Për fat stuhitë nuk zgjasin shumë gjatë. Vazhdoni me qetësi për të cuar përpara projektet që keni filluar, që do ju sjellin kënaqësi në ambjentin e punës. Kërkoni gjithmonë zgjidhje të reja për shëndetin tuaj, pro pastaj duhet të impenjoheni për ti vënë në praktikë.
Ujori
Dita mund të ju ofrojë një mundësi të mirë për ti dhënë rrugë të lirë krijimtarisë dhe fantazisë. por bëni kujdes me aspektet praktike. Vini dorë në axhendën tuaj dhe vini rregull në takimet dhe impenjimet duke i dhënë prioritet atyre që duken më interësante. Për të kuruar një sëmundje të vjetër nevojitet një terapi e re.
Virgjeresha
Hëna tek Gaforrja jep një kontribut pozitiv në këtë ditë, që do të jetë e qetë, ideale për një qëndrim me familjet. Në rast se do ju duhet të takoni një person të ri, për një herë të vetme bëni mirë të udhëhiqeni nga instikti juaj. Bëni kujdes sepse Saturni sot ju bën të mbylleni shumë në vetevete.
Horoskopi për ditën e premte – 16/01/2009
January 16, 2009 nga N.Papa
Filed under Parashikimi i Yjeve
|
|||
|
|||
|
|||
|
|||
|
|||
|
|||
|
|||
|
|||
|
|||
|
|||
|
|||
|
Fjale kryqe !
November 2, 2008 nga N.Papa
Filed under Lajme nga Greqia
Horoskopi Vjetor 2008
October 19, 2008 nga N.Papa
Filed under Parashikimi i Yjeve
![]() |
Akrepi [2008]->Dashuria: Vit i turbulluar per Akrepet. Shume takime te reja sidomos ne Pranvere edhe vere, ku nuk perjashtohet mundesia e nje tradhetie apo nje historie te shkurter. Kush perjeton nje lidhje te gjate do te kete sigurisht supriza, nuk priten kriza. Puna: Uljet dhe ngritjet nuk do mungojne ne karrieren tuaj. Nuk do jete nje vit stabel per ju, do jeni perher ne ankthin e nje levizje te pritur. Jane te pakeshillueshme investimet kete fillim viti, nje qetesi ne pune do vij nga Shtatori dhe me pas. Studentet e sapo lauruar do kene mundesi te medha per te gjetur nje pune te re. Fati: Akrepi do te perjetoj nje vit teper te levizshem. Do keni shume mundesi qe te thoni ‘kete here pata fat’ Shendeti: Sikur edhe puna edhe shendeti do kete luhatje te theksuara, ulje edhe ngritje te shpeshta. Perkujdesuni ne menyre te theksuar per shendetin tuaj. |
![]() |
Binjaket [2008]->Dashuria: Sfera e ndjenjave do jete gjithnje me afer Binjakeve ne vitin 2008. Kush eshte ne kerkim te nje partneri do kete mundsine te bej nje zgjidhje midis shume altarnativave. Keshillohet te bejne kujdes ne vendimin e tyre. Per ata qe jetojne nje lidhje te qendruashme dhe te forte mund te jete viti vendimtar per vazhdimesine e lidhjes. Puna: Viti 2007 ka qene nje vit teper impenjues. Urani edhe Jupiteri kane sjelle disa pengesa gjate gjithe vitit, pak lek edhe shume mosbesim. Fillimi i 2008 nuk do te sjelle menjehere permisimet e shumepritura prej jush, por me perkrahjen e planeteve ne shenjen tuaj do kuptoni qe problemeve tuaja po u vjen ora e fundit. Ndoshta do jeni te detyruar te beni zgjidhje te rendesishme, por kini besim qe do jete zgjidhja me e mire. Fati: Do te rrotullohet diku nga mesi vitit rrota ne anen tuaj. Nuk eshte viti i shume pritur per ju ku fati do rrethoj cdo gje qe ju perket. Yjet thone qe nuk keni nevoje per shume fat, qe te perfundoni planet tuaja ju mjafton vullneti edhe perkushtimi per kete gje. Shendeti: Duhet te jeni te kujdesshem sepse cfare do ju ndodh kete vit, mund te jete vendimtare per shendetin tuaj edhe ne vitet ne vazhdim. Mos e lini kurimin tuaj pas dore, pasi kjo do te sjelli probleme te rende ne te ardhmen.; |
![]() |
Bricjapi [2008]->Dashuria: Te gjithe astrologet jane dakort kur thuhet qe 2008 do jete viti i Bricjapit. Personat singel do jene teper me fat ne sferen e ndjenjave. Per ata qe sapo kan mbyllur nje histori te rendesishme ne nje menyre te hidhur do kene mundesine te bejne njohje te reja, qe shume shpejt do kthehen ne dicka serioze. Stabilitet per ata qe kane nje lidhje. Puna: Kombinimi i Uranit, Jupiterit edhe Saturnit do ju sjelle nje ulje te lehte ne pune. Per ke eshte ne pritje te nje rritje ne detyre ky eshte momenti me i pershtatshem. Me ne fund erdhi momenti juaj, ku do te shihni frutet e nje pune te gjate edhe te lodhshme. Suksesi nuk do ju mungoje kete vit. Fati: Sic e thame edhe me siper, cdogje do jete e lehte kete vit per ju. Ky eshte momenti juaj. Shendeti: Duhet te jeni ne 100% te shendetit tuaj per te shfrytezuar ne maksimum vitin e arte qe ju rezervohet. Kushtojini vemendje shendetit tuaj. |
![]() |
Dashi [2008]->Dashuria: Miresia qe shihen ne shenjen e dashit parashikohet pozitive persa i perket sferes se ndenjave, sidomos persa i perket lidhjeve te fund 2007-es. Kush ka filluar nje lidhje sentimentale ne 2007 ka per ta shijuar mese miri ne 2008. Ata qe ne 2007 nuk ishin te perzgjedhurit e fatit ne 2008 kane per te perjetuar lindjen e nje ndjenje te re ne 2008. Parashikohen njohje te reja mbase per dike edhe njohja e shpirtit binjak. Beni kujdes nga fundi i vitit, kur Marsi do ndodhet ne nje pozicion aspak ne favorin tuaj dhe kjo mund te sjelle lindjen e mosmarrveshjeve apo grindjeve. Puna: Dashi vjen nga 2 vite te favorshme edhe te suksesshme ne sferen e karrieres, kjo fale pozicionit te favorshem te Saturnit ne shenjen e Luanit. Viti 2008 do jete me teper nje vit ku do shijoni me teper frutat e punes por nuk parashikohen ngritje ne karriere. Kush do tentoje ne menyre impulsive do tentoje te rifreskoj karrieren e tij, keshillohet te tentoj pasi ka mundsi te shumta qe te arrije cfare pretendon. Fati: Nuk do jete nje vit per te kujtuar pasi eshte sfera me pak e suksesshme per Dashin ne 2008. Shendeti: Parashikohet nje shendet relativisht me i mire se vitet e fundit. |
![]() |
Demi [2008]->Dashuria: Edhe per Demin ky vit parashikohet te kete rrjedhen e 2007 ne sferen e ndjenjave. Mundesite ne fushen senmentale jane teper te favorshme, por edhe nje konfuzion i pranishem eshte i pritshem ne mardhenie. Viti 2008 do jete nje vit i suksesshme ne sferen e ndjenjava, por jo me shume se vitet e kaluara. Puna: Priten ndryshime ne kete fushe, do keni nevoje per aftesite tuaja qe te shfytezoni ne favorin tuaj ndryshimet e pritshme ne karrieren tuaj. Mundesite do te jene te shumta, sidomos pas muajit Prill. Periudha e arte qe do ju perkrahe ne pune nuk do jete me teper se fundi i Nentorit. Fati: Duket sikur ky vit do i buzeqesh te lindurve te shenjes se Demit. Do jeni te rrethuar nga fati qe nuk do ju mundoj ne cdo fushe dhe cdo moment. Keshillohet te mos e perdorni kete fat ne lojrat e fatit. Shendeti: Ky do jete nje vit jo i favorshem per shendetin tuaj, ku nuk do mungojne semundjet kalimtare te stineve sidomos asaj te ftohte. Keshillohet te kujdeseni sa me shume per shendetin tuaj. |
![]() |
Gaforrja [2008]->Dashuri: Sic mund ta shihni edhe nga vota qe ju kane vene yjet nuk do jete nje vit memorial per Gaforren, ku veshtiresite fillojne pikerisht nga sfera e ndjenjave. Moshmarrveshjet me partnerin mund te cojne ne krize raportin tuaj. Kujdes, jini sa me shume tolerant, te kuptueshem edhe delikat. Per kedo qe eshte singel, asnje e re deri ne Pranvere ku sebashku me lulet do lindi edhe pasioni juaj qe me pas ne Vere parashikohet te jete teper i zjarrte. Puna: Puna do jete e privilegjuara e fundit ne 2007 per te gjithe Gaferret. Me mire te prisni kohe me te mira edhe kete vit kenaquni me ate qe keni. Situata pritet te rregullohet nga Nentori i 2008-es e me pas. Fati: Yjet lajmerojne se fati ne 2008 do i harroj te gjithe te lindurit nen kete shenje. Kjo nuk do te thote qe do jeni te perndjekur nga tersi apo fati i zi thjesht qe mos prisni te reja mahnitese sepse nuk do te vijne kete vit. Shendeti: Do te keni nje renie te lehte te shendetit ne fillim te 2008 por nga Prnvera do te rikuperoni formen tuaj te perhershme. Vera do jete maksimumi i shendetit tuaj. |
![]() |
Luani [2008]->Dashuria: Arritje teper te mira per Luanet ne sferen e dashurise, qe duke filluar nga fillimi i 2008 do gjenden ne nje situate teper te favorshme. Viti 2008 do jete viti i sakte per te kaluar nga nje lidhje ne dicka me te fuqishme. Puna: Saturni largohet nga shenja juaj, kjo paraprine nje periudhe shume favorizuese. Duhet te shfrytezoni cdo njohuri edhe aftesine tuaj e fitur ne 2 vitet e fundit per te arritur cfare deshironi. Kujdes per Luanet e rinje ne moshe, qe hyjne ne boten e karrieres edhe te studimeve sepse situata nuk do jete teper frutdhenese pa impenjimin tuaj. Fati: Mos provoni fatin tuaj neper lloto te ndryshme, me mire perqendrohuni ne investimet e sigurta. Nqs do te keni durimin te prisni pakez, fati do ju sjell edhe cka ju nuk e prisnit. Shendeti: Edhe shendeti eshte teper i mire per Luanet. Do ndiheni teper me energji pozitive kete vit. Keto do ju nevojiten per te perballuar pengesat e shumta qe nuk do mungojne ne shenjen tuaj. |
![]() |
Peshorja [2008]->Dashuria: Jo mire, per shkak te Aferdites e cila trasmeton gjithe miresine e saj te Virgjeresha. Shume Peshore kete vit do jen te vemtuar dhe kjo per nje kohe relativisht te gjate. Duhet te jeni me te kujdesshem, te raflektoni me mire por kurrsesi jo te trishtuar. Puna: Mundesite e pakta ne sferen e ndjenjave, jane krejt te kunderta me ate te punes. Do te keni me shume perqendrim edhe energji pozitive ne pune, kjo me teper e ndikuar nga nje zhgenjim sentimental. Situtat e te ashtuquajtures pune energjike do te vijne nga fundi i 2008 dhe ne vazhdim. Fati: Do keni disa raste edhe pse te vogla, ku fati do jete ne krahun tuaj, por kjo jo per te gjithe te lndurit e shenjes se Peshores. Shumica duhet te perkushtohet me teper edhe te mos pres shume nga fati, pasi mund te hasin vetem zhgenjimin. Shendeti: Nuk do mungojne momentet e stresit, ku do kete edhe perkrahjne e lodhjes. Do te kete nje qetesi shendetsore nga fundi i 2008. keshillohet nje ndalese e aktivitetit per ti lene vendin pushimeve. |
![]() |
Peshqit [2008]->Dashuria: Viti 2008 karakterizohet nga nje rivalitet ndermjet Saturni dhe Uranit. Kjo gje do ju veri shpesh here ne udhekryq, do ju duhet te beni zgjidhe te rendesishme por qe do te kene rendesi te vecante ne jeten tuaj. Njohje te reja, stimuluese edhe deri diku te rezikshme. Kujdes ne zgjedhjet tuaja. Puna: Rivaliteti ndermjet Saturnit dhe Uranit do te sjell Aferditen ne shenjen tuaj dhe do te stabilzoj sferen e punes dhe te aktivitetit tuaj, gje qe nuk mundi ta bente ne sferen e ndjnenjave. Pas veres do shihni qe do ju hapen shume dyer, ku ju vec duhet te zgjidhni nje te pershtatshme. Fati: Fati do jete ne nivelin me minimal kete vit ne krahasim me 3 vitet e fundit. Mundohuni te mbeshteteni me shume ne forcat edhe mundesite tuaja. Shendeti: Mund te mendoni se ky eshte miti i sprapte per ju, por nuk eshte e vertet shendeti eshte ne maksimum. Asgje per tu shqetesuar, shendeti eshte me i rendesishem. |
![]() |
Shigjetari [2008]->Dashuria: Perkrahja e Plutonit do te sjelle takime te reja per te gjithe ata qe jane singel. Per personat qe jane cift ky vit cilesohet si viti i sproves, pasi krizat do jene prezente perher. Nuk do jete viti i duhur per te kaluar nga nje lidhje thjesht sentimental ne martese. Puna: Ngjarje te papritura do ju cojne ne marrejn e disa vendimeve jo te matura edhe te detyruara. Saturni nga fundi i vitit do te japi ate mundesi qe prej shume kohesh po prisje. Kjo do sjelli nje atmosfere pozitive ne krahasim me fillimin e vitit. Vendimet e marra kete vit do jene vendimtare per shume kohe me pas. Fati: Duhet te ndergjegjsoheni qe ne 2008 mund te mbeshteteni vetem te forcat edhe mundesite tuaja. Nje cope e vogel fati natyrisht nuk do ju mungoj por nuk mund ti besoni shume. Shendeti: Lodhje e stres kjo eshte pasqyra e shendetit tuaj ne 2008. Pushimet edhe argetimi jane teper te keshillueshme per Shigjetaret |
![]() |
Ujori [2008]->Dashuria: Vit teper i suksesshem ne sferen e ndjenjave. Duhet te perqendroheni edhe te merrni me te miren nga situatat qe do ju paraqiten. Mmesi i 2008 eshte periudha juaj me e mire fale pranise se Aferdites ne shenjen tuaj. Nga fundi i vitit gjerat do te zbehen disi. Puna: Do te mbizoteroj qetesia ne pune. Nuk do te keni ndonje ndryshim sic prisni prej vitesh, por nuk mund te themi qe do keni keqesime, cdogje e ndaluar persa i peket kesaj sfere. Gjerat priten te drryshojne drejtimin e tyre nga fundi i 2008 ku mund te arini cfare keni parashikuar. Fati: Jo nje vit me teper fat ky per te lindurit e shenjes se Ujorit. Do jete deri diku i njejti fat si ne 2 vitet e kaluara, parashikohet nje periudhe aspak e mire ne Pranvere. Shendeti: Semundjet e stineve ju japin perher nje befasi. Shendeti do jete ne maksimum ne Vere edhe gjithe pjesen e dyte te vitit |
![]() |
Virgjeresha [2008]->Dashuria: Mire, madje shume mire eshte sfera e ndjenjave per te lindurit e shenjes se Virgjereshes. Aferdita do te hyje ne shenjen tuaj dhe do te jete e lehte qe te shoqeroheni nga miresia. Per ke eshte cift cdogje shkon si e deshironi ju. Kush eshte singel, keshillohet: lereni zemren qe te vendos per ju. Puna: Muajet e pare te 2008 do te gjeni nje qetesi edhe lehtesim te shume pritur. Per ata qe kane vendosur ti hyjne punes kete vit keshillohet qe te ecin perpara, te mos shohin pas sepse vetem do humbni kohe te cmuar, qe nuk do ju favorizonte aspak. Parashikohet nje vit plot me pengesa edhe veshtiresi si ne pune edhe ne studim. Fati: Mund t’ju ndodhe cdogje. Kush nuk ka kurajon te rrezikoj te jete i qete qe nuk do i ndodh asgje. Per ata qe duan te rrezikoje te kene parasysh qe do kene disa humbje, mbase edhe te medha, perpara se te arrine ate qe pretendojne. Shendeti: Luhatje te shendtit do ti hasni ne Pranvere. Natyrisht jeni me mire sesa vitet e fundit. |













