Bien rastet e gripit, kujdes alergjite!

March 26, 2009 nga InXhiNieR  
Filed under Shendeti

Personat e prekur nga virozat gripale kane qene me te paket dhe kjo vertetohet nga vizitat e bera ne Qendren Spitalore Universitare, “Nene Tereza”. Sipas mjekeve, kjo vihet re tek femijet te cilet nuk i kalojne 150 raste ne dite, kur vetem dy jave me pare, rastet ishin dyfish me shume. Mjeket pohojne se ka rene ndjeshem fluksi i pacienteve ne Spitalin Pediatrik.

Rastet

Duket se gripi, i cili javet e fundit ka prekur shume femije, ka filluar te iki. Sipas mjekut pediater ne spitalin Pediatrik te Tiranes, Edmond Pistulli, virozat gripale kane rene ndjeshem. Sipas tij, numri me i madh i pacienteve te paraqitur gjate kesaj jave, kane qene me alergji te ndryshme te kohes.”Me ndryshimin e temperaturave, ka ndryshuar edhe situata gripale dhe per rrjedhoje edhe numri i femijeve qe paraqiten ne spital. Ne keto periudha, numri i femijeve qe vijne per ndihme mjekesore eshte nga 120 deri ne 150 paciente. Ndersa nje muaj me pare apo edhe me pak, numri i femijeve qe kerkonin ndihme per trajtim ishte rreth 300″ ka pohuar mjeku pediater, Edmond Pistulli. Sipas tij, ndihma e pare qe u jepet femijeve ne shtepi nga prinderit, eshte shume e rendesishme. Per evitimin e rasteve te gripit, keshilla me e mire eshte qe femijet duhet te ruhen ne nderrimin e ambienteve. Nderrimi i temperaturave eshte nje nga faktoret kryesore qe ndikon tek semundjet e femijeve, sidomos atyre nen moshen 3 vjecare.

Alergjite

Rritja e temperaturave dhe shtimi i pluhurit ne ajer, ka sjelle edhe rritjen e numrit te te prekurve nga alergjite. Pas largimit te virozave gripale, numrin me te madh te rasteve qe paraqiten tek mjeku, e zene pacientet te cilet vuajne nga kjo semundje. Mjeket theksojne se problemet ne rruget e siperme te frymemarrjes jane me evidente ne kete periudhe, te cilat shoqerohen me teshtima, rrufa si dhe bllokim te hundeve. Nderkohe qe problemet e rrugeve te poshtme te frymemarrjes, pikerisht astmat, jane me te pakta ne kete stine. Alergjia ne te shumten e rasteve, sipas mjekeve, manifestohet me teshtima te shpeshta, te herepashershme, kullim, kruajtje, skuqje dhe bllokim te hundeve. Por shpesh here kane edhe kruajtje te syve dhe skuqje te tyre. Menyra me e mire per te parandaluar kete lloj alergjie, eshte mos ekspozimi ne kete periudhe ne ambiente te ndryshme, apo ndryshimi i tyre here pas here. Po keshtu nje kujdes i vecante duhet treguar dhe ndaj ushqimeve. Vizita tek mjeku specialist eshte e vetmja keshille qe jepet nga mjeket, kjo per vete faktin se rastet duhet te trajtohen sipas specifikave dhe problemeve qe shfaqin. S. Isaku

Keshillat per parandalimin e alergjise

Femijet duhet te ruhen ne nderrimin e ambienteve

Temperatura e ajrit, eshte nje nga faktoret kryesore

Kujdes ndaj ushqimeve qe japin alergji

Eliminim i ushtrimeve fizike qe perkeqesojne gjendjen

Vizite tek mjeku specialist

Simptomat e alergjise

Alergjia shoqerohet me teshtima te forta

Kullim te vazhdueshem hundesh

Kruajtje te hundes ose te lekures prane saj

Kruajtje te syve, enjtje perreth indeve te syve

Lotim te syve

Kolle e vazhdueshme

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Keshilla praktike (per shendetin)

March 17, 2009 nga InXhiNieR  
Filed under Shendeti

Pergjigje e disa pyetjeve qe gjenden ….ne fundin e gotes.

-Kur behet dikush alkoolik?

Varet se ckuptojme me alkoolik. Nqs sasia e alkoolit qe konsumon dikush nuk ndikon negativisht ne -shendetin e tij, -ne xhepin e tij -ne rendimentin ne pune dhe -kur nuk e ndjen te nevojshme te pije gjithmone, atehere nuk quhet alkoolik. Nqs vazhdon te pije perdite, nuk eshte e larget dita te kaoje ne alkoolik.

-A jane disa pije me te mira nga te tjerat?

Nga pikpamja e vlerave ushqyese, eshte me mire te pini birre ose vere, sesapije te tjera “te forta”. Birra perman pervec alkolit edhe elemente ushqyes, ndersa vera mjafte elemente metalike.

-Pse nuk eshte mireqe te perzihen pijet?

Perzierja e pijeve nuk eshte aq e demshme sac mendohet. Ashtu sic ndodh kur perzihen shume ushqime, edhe me pijet, thjesht do te prishni stomakun e do te keni dhimbje koke. Kjo nuk ka te beje si rezultat i alkoolit(i njejte ne cdo pije), por te elementeve te tjere ne permbajtje te pijeve qe reagojne ndaj njeri-tjetrit. Rasti me i keq eshte kur fillon me nje pije te caktuar, e pastaj, vazhdon me kokteil(me sasi te madhe sheqeri e me lengje te ndryshme frutash). Pija qe pershtatet me te gjitha eshte BIRRA.

-Eshte mire te pime ndonje gote kur nuk na ze gjumi ?

Kur jeni te shqetesuar, me nerva te tendosura, e nuk keni gjume, ndonje gote vere apo pak votke do te kishte efektin e ilaceve te gjumit. Nuk eshte mire qe kjo te ndodh vazhdimisht. Megjithese alkooli ndihmone ne keto raste, ai prish fazat e gjumit, te cilat organzmi perpiqet ti zevendesoje kur te jete larguar efekti i alkoolit. Prandaj kur keni pire rrotulloheni ne krevat dhe zgjoheni me nje ndjenje te turbullt e jo te clodhur.Pirja e vazhdueshme e ne sasi te madhe, ka efekt te kundert. Alkooliket vuajnena pagjumesia.

-Eshte mire te pish konjak ne ditet e ftohta?

Po, por po te jesh prane oxhakut(?), perndryshe harrojeni ate se “konjaku te nxeh”. Ne te vertete ndodh pikerisht e kunderta. Reagimi i organizmit ne te ftohte eshte qe te drejtoj gjakun nga ekstremet per ne brendesi te trupit, per te ruajtur organet jetike te trupit. Alkooli ka vetine e “hollimit” te gjakut, kesht qe ndodh largimi i tij ne drejtim te ekstremeve(gjymtyreve) dhe per pasoje shkakton humbjen e temperatures se trupit.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Femra kujdes, “donzhuanët” e internetit po ju mashtrojnë

January 19, 2009 nga N.Papa  
Filed under Dashuri

ImageShumë femra dhe gra të vetmuara, janë të pasionuara pas internetit, faqeve për shoqëri dhe komunikim online. Kështu që, ato kalojnë ditë të tëra duke biseduar me
meshkuj të panjohur, me të cilët takimi në botën reale do të ishte një zhgënjim i madh. Për t’ju shmangur takimeve të pakëndshme dhe në kohë të ndërpritni komunikim me këto meshkujsh, ekspertët e komunikimit sugjerojnë që t’ju shmangeni këtyre 5 tipave të meshkujve.

1) ‘’Mashkull i fshehtë’’ – gjithmonë ju dërgon fotografi ku fytyra e tij nuk duket ose është e paqartë, ndërsa trupin e tij e tregon pa asnjë problem. Ekspertët vlerësojnë se ky tip i meshkujve zakonisht janë të martuar, në lidhje apo të shëmtuar dhe kanë frikë se dikush mund të zbuloj identitetin e tyre. Këto meshkujt duan vetëm kontakte fizike ose seks pa romantikë – gjë që femrat e kërkojnë më së shumti nga partnerët e internetit.

2) ‘’Mbreti i romantikës’’ – i përsërit vazhdimisht fjalitë ‘’dua të shkojmë diku vetëm ne dy, ëndërroj një shëtitje rreth plazhit, të shohim lindjen e diellit në agim’’, dhe po ashtu ai pranon çdo dëshirë tuajën. Sigurisht bëhet fjalë për ndonjë mashkull të dëshpëruar i cili me çdo kusht dëshiron të ketë takim me një femër.

3) ‘’Bombardues’’ – është një mashkull i cili kërkon në internet femër pa asnjë kriter dhe ka të njëjtin standard apo model të ngacmimit: ‘’e nderuara ime, do të takohemi për një pije ose për darkë, sot jam plotësisht i juaji’’ dhe fraza të këtij rangu në vazhdim. Këto janë porosi që e bëjnë të mendoj një femër se ky tip meshkujsh bombardon femrat me ftesa për pije e darka dhe në fund del i pasuksesshëm.

4) ‘’Maniak i punës’’ – ai i cili asnjëherë nuk largohet nga puna dhe vazhdimisht flet për financa dhe punë. Ky është një mashkull që punën e ka prioritet dhe kuptohet se nuk aftësi për të pasur një kontakt me një femër.

5) ‘’Mashkull pedant’’ – nëse mashkulli me të cilin komunikoni kërkon femër të moshës 18 – 25 vjet, flokëkuqe, gjinj të mëdha dhe kërkon që femra të mos ketë mbi 55 kilogramë, bëhet fjalë për një mashkull me karakter të rëndë. Ato njerëz shpesh kanë fantazi të çuditshme seksuale, ku për shumë femra aktet e tilla janë të neveritshme.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks