Virus i derrit, Greqia ne gjendje gatishmerie

April 28, 2009 nga N.Papa  
Filed under Emigracion

Autoritetet greke kane marr? te gjitha masat parandaluese neper aeroporte dhe spitale. Po per kete arsye sot Komisioni Evropian ka kerkuar zhvillimin e nje takimi urgjent te ministrave te Sh?ndetesise te BE-se.

ATHINË-Greqia vihet në gatishmëri për shkak të virusit të ri vdekjeprurës, atë të derrit. Mediat greke raportojnë sot se autoritetet shëndetësore greke kanë shtuar gatishmërinë lidhur me dukurinë e virusit të ri vdekjeprurës të derrave, i cili u zbulua në Meksikë, ku mendohet se deri tani ka shkaktuar vdekjen e 103 personave.
Në njoftimin e organeve kompetente shëndetësore greke thuhet se në Greqi tani për tani nuk ka probleme, por këto organe janë në kontakte të vazhdueshme me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me institucione të tjera.
Autoritetet greke kanë marrë të gjitha masat parandaluese nëpër aeroporte dhe spitale.
Autoritetet shëndetësore kanë urdhër që të tregojnë kujdes për të gjithë të huajt, të cilët mbërrijnë nga rajonet e prekura nga gripi i derrave.

Ndërkohë po sot Komisioni Evropian ka kërkuar zhvillimin e një takimi urgjent të ministrave të Shëndetësisë të BE-së për shkak të shfaqjes së virusit të gripit të derrave.
“Komisioneri i ngarkuar për shëndetin publik ka kërkuar një takim urgjent të ministrave të Shëndetësisë”, deklaroi në Athinë presidenti i KE-së, Jose Manuel Barroso.
“Megjithatë, është shpejt të spekullojmë për situatën e krijuar. Ne po e ndjekim atë nga afër, së bashku me të gjitha shtetet anëtare”, theksoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks