Të drejtë vote për prindërit, nënshtetësi për fëmijët
6 November, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Nga Rozafa shkodrani
Masa të guximshme për barazinë shoqërore të emigrantëve me vendasit, paralajmëroi zëvendësministrja e brendshme, Theodhora Xhakri
Gatishmërinë e qeverisë për dhënien e nënshtetësisë greke fëmijëve të emigrantëve të ligjshëm që jetojnë në Greqi, por edhe për pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhjet vendore, përsëriti zëvendësministrja e brendshme, zonja Xhakri, duke folur në Forumin e Shoqërisë së Qytetarëve.
Zonja Xhakri shënoi se këto dy pjesë të politikës emigruese ndodhen në përpunim, në mënyrë që të marrin rrugën për t’u ligjëruar. Gjithashtu, gjatë ceremonisë së përfundimit të forumit me çmimin ndërkombëtar “Estia”, u nderua organizata njerëzore “Mjekë të Botës”, me motivacion për Klinikën e Hapur që funksionon në Athinë, Selanik dhe Hania, e cila ofron kujdes shëndetësor dhe mbështetje psikologjike falas tek të gjithë ata që e kanë të kufizuar, nuk kanë fare mundësi të marrin shërbime mjekësore nga sistemi shëndetësor, ku përfshihen njerëz pa të ardhura, të pasiguruar, të pastrehë, refugjatë dhe emigrantë. Personeli i Mjekëve të Botës përbëhet prej mjekë specialistë, infermierë, sociologë, psikologë vullnetarë, me ndihmën e të cilëve kanë marrë shërbime mjekësore më shumë se 150.000 emigrantë. Çmimi “Estia”, i cili shoqërohet me shumën 50.000 euro, u caktua sivjet nga Fondacioni Onasi, me qëllim nderimin e një iniciative dinjitoze sociale për integrimin social të emigrantëve dhe zhvillimit njerëzor.
Mbas marrjes së çmimit, presidenti i Mjekëve të Botës së Greqisë, zoti N.Kanaqis tha: “Çmimi është një nderim i vullnetarëve tanë. Njëkohësisht, na jep mundësinë që të përfundojmë klinikën në Perama, që do t’i ketë dyert e hapura për çdo njeri që ka nevojë”.
Më shumë tek gazeta Albaniapress 111.
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: