Teknologjia e sotit

30 March, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Teknologji

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

HELIKOPTERI PA PILOT

Një software shumë i sofistikuar do të udhëheqë helikopterët e të ardhmes. Qëndra e kërkimeve të teknologjive të reja Phantom Works, e kompanisë Boeing në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka prodhuar një helikopter në gjendje të fluturojë pa pilot.
Akoma në fazë eksperimentimi , makina e gjeneratës së re pas mbarimit të të gjitha testeve do të përdoret nga ana e ushtrisë amerikane.
Sipas shumë zërave, A-160, emri i këtij helikopteri mund të kalojë në prodhim për 2 vjet. I gjatë rreth 10 metra, helikopteri robot ka një rotor me një diametër prej 11 metrash, do të fluturojë me një shpejtësi maksimale prej 260 kilometra në orë dhe do të ngrihet në një lartësi prej 9000 metrash.
I komanduar në distancë nga një software, A-160 do të përdoret në rolin e përgjuesit për shënjestra të ndryshme, si urë ndërlidhje dhe për furnizime shumë preçize
“Në krahasim me një helikopter normal A-160 është fantastik, sepse mund të fluturojë për rreth 4000 kilometra dhe mund të qëndrojë në fluturim rreth 24 orë”, kanë thënë krijuesit e këtij helikopteri

LIND KOMPJUTERI APPLE INTEL

Apple braktis proçesorët IBM PowerPC dhe do të nxjerrë në treg kompjuterin e parë me processor të prodhuar nga Intel. Krijuesi i kolosit informatik Steve Jobs, deklaroi se iMac i ri është 2-3 herë më i shpejtë se iMac G5. Linja e tyre e re e kompjuterave do të dalë me të njëjtat forma dhe dimensione të linjës aktuale me çmime duke filluar nga 1299 dollarë.
Kompjuterat e rinj të Apple do të përdorin mikroçipin të Intel Core Duo dhe tashmë janë në linjat e prodhimit, Intel gjithashtu anunçoi linjën e re të kompjuterave MacBook Pro, gjithmonë me çipin Core Duo, në vend të kompjuterave actual PoëerBook. MacBook do të letë disponibël në shkurt të këtij viti më një çmim bazë prej 1999 dollarë.

GENI I JETËGJATËSISË

Shkencëtarët thonë se janë tepër optimistë rreth një eksperimenti në laborator i cili ka treguar se jeta e kafshëve mund të zgjatet. Gjithkush mund të bëjë pyetjen, në se tani radhën e ka njeriu. A do të jenë në gjendje shkencëtarët ta zgjasin e jetën e tij? Ky krimb i vogël që shihet në mikroskop, normalisht ka një jetëgjatësi të shkurtër. Por kur biologia nga Kalifornia, Sinthia Kenion ndryshoi ose aktivizoi një gjen të këtij krimbi, ajo vuri re se krimbi jetoi dy herë më gjatë sesa normalisht. Dhe kjo ndodhi vetëm duke i ndryshuar një gjen të vetëm. Kjo lë të kuptohet se edhe tek njeriu, aktivizimi i një gjeni të vetëm mund të ndryshojë jetëgjatësinë. Askush nuk kishte mundur të zbulonte gjenin përgjegjës për plakje, apo çelsin e moshës, derisa shkencëtarja Kenion bëri të ditur arritjet e saj, një vit më parë. Gjeni është quajtur Daf 2. Pas kësaj, shkencëtarë të tjerë filluan të përcaktojnë gjenet e jetëgjatësisë tek fluturat dhe minjtë, jeta e të cilëve pas ndryshimit të gjenit u zgjat 20 përqind. Por kur shkencëtarja Kenion ndryshoi jo një por dy gjene tek krimbi në laborator, jeta e tij u zgjat 6 herë më shumë. Për njeriun kjo shifër do të ishte e jashtëzakonshme, mendoni sikur njerëzit të arrijnë të jetojnë 500 vjet dhe plotësisht të shëndetshëm. Teorikisht, të gjitha krijesat janë pajisur me gjene të tilla të jetëgjatësisë. Shtrohet pyetja përse? Shkencëtarja Kenion thotë se ka të ngjarë që ky gjen i mbron kafshët nga rreziku i urisë dhe i kushteve klimatike. Gjeni kur nxitet apo ngacmohet, krijon një reaksion zinxhir të një grupi të gjërë gjenesh që kryjne rigjenerimin e qelizave e luftojnë sëmundjet. Kur shkencëtarët arrijnë të aktivizojnë artificialisht këtë sistem gjenesh, ata ndihmojnë për mbajtjen gjallë të organizmit. Dhe përderisa ky sistem gjenesh është i pranishëm tek shumë kafshë, ka shumë të ngjarë që atë ta kenë edhe njerëzit. Gjithë optimizëm rreth zbulimit të saj, shkencëtarja Sinthia Kenion ka krijuar tani një kompani për prodhimin e një tablete për nxitjen e gjenit të jetëgjatësisë tek njeriu.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: