Tentuan te kalonin klandestine drejt Greqise, arrestohen 9 persona
21 April, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
SHKUP- Janë ndaluar nëntë shtetas shqiptarë në kufirin me Greqinë të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht drej këtij shteti. Ndalimi i tyre është bërë i mundur nga policia kufitare Maqedonase në zonën në afërsi të vendkalimit kufitar Bogorodicë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendhsme Maqedonase. Ndër të tjera bëhet e ditur se përveç 9 shtetasve shqiptare është ndaluar edhe një shtetas maqedonas i cili ishte i përfshirë në rrjetin e kalimit të shtetasve ilegalisht në territorin grek. Ndërkohë policia bën të ditur se ndaj personave të ndaluar do të ndërmerren masa ligjore me paraburgim dhe me ndalesë të hyrjes së tyre në Maqedoni. (a.r/ina/balkanweb)
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: