U desh të bëhet kriter për liberalizimin e vizave që qeveria shqiptare të mendojë për klandestinët shqiptarë që kthehen nga Greqia në Shqipëri.

8 September, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Kurse profesionale ose trajnime nga shteti do të përfitojnë të gjithë emigrantët shqiptarë që që kthehen nga Greqia ,për shkak se kanë qenë të paligjshëm aty.

Në bazë të respektimit të kritereve që kërkon BE për liberalizimin e vizave,qeveria shqiptare ka filluar të marrë masa për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë qenë jashtë vendit për një të ardhme më të mirë dhe janë riatdhesuar për shkak të mos disponimit të lejës së qëndrimit.

Sipas ministrisë së Brendshme shqiptare,në programin e Riintegrimit të shqiptarëve në vendin e tyre,të gjithë klandestinët që dalin në kufi të shoqëruar nga policia greke dhe dorëzohen në policinë shqiptare do të kenë trajtim të veçantë.

Në radhë të parë do t’u mundësohet ushqimi,më pas do të shoqërohen deri në një qytete t e afërt me automjetet e policisë dhe së fundi me dokumentin që do të marrin nga polica shqiptare do ti drejtohen Bashkisë ose komunës së tyre ,nga ku do të fitojnë kurse profesionale ose trajnime nga shteti shqiptar.


Burimi NewsIt.gr

Comments Closed