U martua dhe gjysmë ore më pas nusja vdiq
Një histori tepër prekëse ndodhi në spitalin East London.Jean Stevenson vuante prej shumë kohësh nga kanceri dhe mësoi nga mjekët se i kishin mbetur vetëm disa orë jetë.
Atëherë,i fejuari i saj,David Nicholls,përgatiti shumë shpejt një lejë të veçantë martese ,bleu unaza dhe thirri në spital të gjithë të afërmit e tij dhe të të fejuarës që vuante nga sëmundja e rëndë.
66-vjeçarja tha fjalën “PO” për martesë,vetëm gjysmë ore para se të vdiste me bashkëshortin dhe fëmijën e saj në krah.
Familja kërkoi që të zhvillonin ceremoninë e dasmës brenda kohës që 66-vjeçarja jetonte dhe spitali me kënaqësi iu plotësoi dëshirën.
Bashkëshorti i 66-vjeçares shprehu falenderiemet e tij ndaj mjekëve,pasi sipas tij,u plotësua ëndrra e tij dhe e bashkëshortes së sëmurë.
Ceremoninë e dasmës në spital e kishte kërkuar 66-vjeçarja,sapo kishte mësuar kohën e shkurtë që i kishte mbetur nga jeta.


Komente: