Unioni i Comoros njeh Kosovën

11 April, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur për të përditshmen Express se është njoftuar që Unioni i Komoreve (Union of the Comoros) ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Pacolli ka shpjeguar se njohja pritet t’i konfirmohet edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. “Republika e Komores praktikisht ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Unioni i Komoreve ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Pacolli, duke theksuar se atij i është konfirmuar njohja, ndërkohë që pritet që njoftimi t’i shkojë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Pacolli ka thënë se njohja nga Komoret është rezultat direkt i punës së tij me autoritet e atjeshme. “Ky është edhe rezultat i vizitës time në Ligën Arabe dhe gjatë qëndrimit në Doha. Kjo është vendosur kur do të vijë njoftimi në Ministri nuk e di. A do të ndodhë nesër apo pas disa ditësh, nuk e di”, ka thënë ai. Unioni i Komoreve ndodhet në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian, është 1862 km katrorë dhe ka 800 mijë banorë.

Komente: