Varfëria/ Vidhnin materiale elektrike,arrestohen autorët

26 January, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Lifestyle

Në rritje të madhe është varfëria në Shqipëri dhe këtë e  vërteton numri i madh i vjedhjeve që bëhen dhe materialet që njerëzit vjedhin.

Në pjesën më të madhe të rasteve të personave që akuzohen për vjedhje në vendin tonë,kjanë njerëz që kanë vjedhur diçka shumë banale,që tregon se këta i ka shtyrë skamja dhe mjerimi të bëjnë diçka të tillë.

Këtë e  vërteton edhe arrestimi i dy shtetasve që u bë mbrëmjen e kaluar në qytetine  Durrësit,ku kanë rënë në pranga shtetasit : Gezim Kashta, 36 vjec, banues në rrethin Durres, i denuar më parë për vjedhje dhe Fluturim Kashta, 35 vjec, banues në Katund Sukth Durrës.

Dy shtetasit në fjalë, më datë 25.01.2011, u kapën në flagrancë me një sasi materialesh elektrike (transformatori dhe materiale të tjera), te cilat mendohet t’i kenë vjedhur më datë 22.01.2011 në një kabine elektrike në fshatin Sallmone Shijak.

Lidhur me këtë ngjarje filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin A.M., 36 vjec, banues në rrethin Durrës, i cili po kryente transportin e materialeve të vjedhura.

Materialet proceduriale për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Mbijetesa/ Vidhnin kabuj dhe i shisnin për skrap

Komente: