Vit i Ri, ligje të reja…

15 January, 2010 nga N.Papa  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nga Elona Kataro

Në pritje të një ligji të ri, i cili do të zëvendësojë ligjet ekzistuese, ndodhen mijëra emigrantë. Të gjithë shpresojnë se me t’u kthyer nga pushimet e festave të fundvitit, politikanët dhe gjithë organizmat e ngarkuar për të shqyrtuar çështjen e emigracionit, do të përveshin mëngët dhe do t’i hyjnë punës. Madje këtë gjë theksoi edhe vetë Ministri i Brendshëm, z. Ragusis, gjatë fjalimit të tij përshëndetës, në kuadër të ditës së emigrantit, që u mbajt pranë ministrisë së Brendshme, në Athinë.

Ministri, së bashku me zv. Ministren znj. Xhakri dhe sekretarin e përgjithshëm për emigracionin, z. Andreas Takis, theksuan se së shpejti do të gjendet zgjidhje për shumë çështje që kanë prekur interesat e emigrantëve. Do të gjendet zgjidhje për shumë probleme, me të cilat ata janë përballur  vitet e kaluara, si dhe emigrantët e ligjshëm do të përfitojnë të drejtë vote, ndërsa fëmijët e tyre, nënshtetësi greke.

Z. Ragusi theksoi mëse një herë se personalisht është në dijeni të problemeve që hasin çdo ditë emigrantët, ndaj dhe kjo gjë do të ndihmojë atë dhe këshilltarët e tij, për të hartuar një ligj sa më demokratik dhe sa më të vlefshëm nga ana praktike, në mënyrë që t’u shërbejë emigrantëve, në përmirësimin e jetës së tyre.

Një “dritë” shprese

Politika e emigracionit, që në fakt ka munguar prej vitesh, është në qendër të vëmendjes së qeverisë PASOK. Vetë kryeministri Papandreu vazhdon të përmendë premtimet që ka dhënë, gjatë fushatës parazgjedhore pak muaj më parë, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët emigrantë të brezit të dytë, të cilët do të kenë të drejtën për të përfituar nënshtetësinë greke.

Ardhja e PASOK-ut në qeveri, solli në frymëmarrje jete në shumë familje emigrantësh, të cilët deri më sot ishin të destinuar të vuanin të metat e ligjit të emigracionit, të cilët deri më sot, kapeshin nga operacionet “fshesa”, mbaheshin për javë me rradhë në dhomat e paraburgimit, të cilët përfundonin në gjykatë, sepse periferia refuzonte kërkesën e tyre për leje qëndrimi, qoftë edhe për një mungesë të vogël dokumentacioni.

Një projektligj në parlament

Në tryezën qeveritare janë renditur një sërë sugjerimesh nga individë, grupe apo organizma të ndryshëm, në radhë të së cilëve janë përfshirë edhe shumë emigrantë, që duan të vendosin rregull, përsa i përket legalizimit të qindra mijëra emigrantëve. Këto sugjerime, të para nga këndvështrime të ndryshme, e lehtësojnë akoma më tepër punën e ligj-hartuesve, për t’i shërbyer sa më mirë emigrantëve. Pajisja me leje të përkohshme për të gjithë emigrantët të cilët nuk mund të dëbohen, siç sqaroi dhe avokati i popullit, z. Kamini, në takimin e parë të këshillit të ministrave, po studiohet në një formë mjaft serioze nga vetë qeveria. Sipas këtij sugjerimi, mendohet që do të ishte me vlerë të regjistrohen të gjithë emigrantët që ndodhen në Greqi ilegalisht, sesa të vendosen në qendra të caktuara, mes kushtesh të papranueshme. Ky regjim i këtyre emigrantëve do të jetë i përkohshëm, por do të lejojë një numër të madh njerëzish – fantazma të dalin nga situata, të braktisin bodrumet dhe të shpresojnë për një jetë më të mirë.

Më shumë tek gazeta Albaniapress 118.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente: