Vizita e Obama ne Turqi , Xheloze Greqia

12 March, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

ATHINË- Vizita që pritet të realizojë së shpejti Presidenti Barak Obama në Turqi ka xhelozuar së tepërmi Greqinë. Në një artikull të grekes, “Ta nea”, vendimi i presidentit amerikan, Barak Obama për të vizituar Turqinë në fillim të muajit të ardhshëm dhe injorojë Greqinë është tregues i ndryshimit të balancës së marrëdhënieve të trekëndëshit Athinë-Ankara-Uashington. Gazeta greke “Ta nea” komenton sot se “shmangia” e Athinës i ka shqetësuar diplomatët.
“Ky akt i liderit amerikan, për herë të parë një president amerikan do të vizitojë Turqinë pa kaluar më parë në Greqi, tregon qartë se Ankaraja është prioritet më i lartë sesa Athina për Uashingtonin, ndërkohë që krijon shqetësim për shkak të paralajmërimeve për ndryshimin eventual të pozicionit amerikan në kontekstet mes Greqisë dhe Turqisë në Detin Egje”, vlerësojnë burimet diplomatike duke iu referuar gazetës.
Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit nuk mohon se Turqia do të marrë një rol ndërmjëtesues në bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit.

Komente: