zemra ka nevoje per 7 ore gjume
ROMA – Rigjeneron mendjen dhe trupin, të ndihmon madje të mbash dhe linjat. Ja pra gjumi nuk është humbje kohe por një nevojë jetike që të siguron jetën. Këtë e vërteton një studio në universitetin japonez të Jichi në Tochigi publikuar në revistën japoneze “Archives of Internal Medicine”. Sipas studimit është vërtetuar që pagjumësia të bën keq për shëndetin, madje te flesh pak cdo ditë ndihmon në rritjen e sëmundjeve kardiovuskolare. Zemra rrezikohet vërtet në rast se fle më pak se 7 ose 5 orë në 24 orë. Një person i tillë vuan shumë nga tensioni i lartë i zemrës.
Në studimin japonez shkencëtarët ndoqën shëndetin e 1 255 individëve të moshës 70 vjec e sipër. Dhe studimi dëshmoi se 2.4% e ketyre individëve kishin probleme kardiovuskolare pasi flinin më pak se 7 ose 5 orë.
Ndërkohë një studio italiane e drejtuar nga Pantaleo Giannuzzi që publikon po në të njëjtën revistë, dëshmon se të ndërrosh stilin e jetesës pas një infarkti mund të shkaktojë të tjera probleme kardiovuskolare në të ardhmen.
Gjumi është një nevojë e dobishme në shoqërinë tonë. Ne ndiqemi nga impenjimet dhe për të realizuar ato i vjedhim kohën e çmuar trupit tonë që ka nevojë edhe për gjumë.
Madje tani vijojnë studimet që tregojnë se mënyra sesi fle nuk është më një prioritet për shëndetin, por thjesht i shërben atij.
(d.b/ANSA/BalkanWeb)


Komente: